Seminari
2 Nefi 28:1–26: Përcaktimi dhe Mposhtja e Taktikave të Satanit


“2 Nefi 28:1–26: Përcaktimi dhe Mposhtja e Taktikave të Satanit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“2 Nefi 28:1–26”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

2 Nefi 28:1–26

Përcaktimi dhe Mposhtja e Taktikave të Satanit

i ri duke lexuar shkrimet e shenjta

A ndihesh i sigurt në aftësinë tënde për t’i dalluar përpjekjet e Satanit për të të larguar nga Shpëtimtari? Nefi përcaktoi disa nga idetë e rreme dhe strategjitë që Satani do të përdorte për të provuar t’i largonte njerëzit nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti në ditët e fundit. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë t’i dallosh taktikat dinake të Satanit dhe të kërkosh ndihmën e Shpëtimtarit për t’i mposhtur ato.

Inkurajimi i nxënësve që të mbështeten te Jezu Krishti. Përdorini shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë se Jezu Krishti e ka fuqinë që t’i ndihmojë ata. Ata mund të ushtrojnë besim tek Ai për t’i mposhtur tundimet, për t’u penduar për mëkatin dhe për të duruar gjatë sprovave.

Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të lexojnë pjesën “Çitat dhe Antilopat” te biseda “Gjithnjë Vigjilentë në Lutje” nga Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve (Liahona, nëntor 2019, f. 32). Apo mund t’i ftoni nxënësit të shikojnë materialin filmik “Gjithnjë Vigjilentë në Lutje” nga kodi kohor 01:27 deri në 05:00, duke kërkuar se si kuptueshmëria e kafshëve grabitqarëve mund të japë mësim të vërteta të rëndësishme rreth taktikave të Satanit. Materiali filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

8:19
2:3

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Qëllimet e Satanit

Merreni parasysh ta filloni mësimin duke treguar thënien vijuese:

Ne jemi të përfshirë në një luftë të vazhdueshme kundër së keqes. Presidenti Ezra Taft Benson (1899–1994) dha mësim se si Libri i Mormonit mund të na ndihmojë në këtë luftë:

“Libri i Mormonit i nxjerr në dukje armiqtë e Krishtit. Ai i ngatërron doktrinat e rreme dhe i jep fund grindjes. (Shih 2 Nefi 3:12.) Ai i forcon ndjekësit e përulur të Krishtit kundër synimeve, strategjive dhe doktrinave të liga të djallit në kohën tonë.” (Ezra Taft Benson, “The Book of Mormon Is the Word of God”, Ensign, janar 1988, f. 3)

  • Në çfarë mënyrash e sheh Librin e Mormonit të bëjë disa nga gjërat që u dhanë mësim nga Presidenti Benson?

Ndërsa studion, kërko të vërteta që mund të të ndihmojnë t’i dallosh dhe mposhtësh taktikat dinake të Satanit.

Mësimet e rreme dhe strategjitë e Satanit

Në varësi të nevojave dhe aftësive të nxënësve, mund të jetë dobiprurëse t’u jepni kohë nxënësve për ta lexuar të gjithë kapitullin te 2 Nefi 28 në mënyrë të pavarur përpara se ta diskutoni si klasë. Nxënësit mund të bëjnë një listë me sa vijon ndërsa studiojnë: strategjitë dhe mësimet e rreme të Satanit, shembuj të atyre strategjive dhe mësimeve të rreme në kohën tonë dhe mësimet që mund të na ndihmojnë t’i mposhtim përpjekjet e Satanit. Nxënësit mund të tregojnë më pas atë që mësuan nga leximi i tyre. Nëse zgjodhët këtë mundësi, merreni parasysh ta përshtatni materialin vijues të mësimit që t’i ndihmoni nxënësit ta përpunojnë dhe zbatojnë atë që mësojnë.

Te 2 Nefi 28, Nefi e vazhdoi profecinë e tij për ditët e fundit. Lexo te 2 Nefi 28:5–9, duke kërkuar disa nga mësimet dhe qëndrimet që pa Nefi se do të ekzistonin në kohën tonë.

  • Çfarë prove sheh për këto mësime dhe qëndrime në kohën tonë?

  • Në ç’mënyrë janë të rrezikshme shpirtërisht mësimet e korruptuara që pohohen në këto vargje dhe qëndrimet e atyre që i besojnë ato?

Këto vargje përfaqësojnë disa nga qëndrimet dhe bindjet që rrjedhin nga mashtrimet e Satanit. Nefi i vazhdoi mësimet e tij duke përcaktuar strategji specifike që do të përdorte Satani për të na mbërthyer me fuqinë e tij.

Merreni parasysh ta shkruani pohimin e paplotë vijues në tabelë: Satani kërkon të na mbërthejë me zinxhirët e tij të përjetshëm duke …

Lexo te 2 Nefi 28:19–22, duke kërkuar mësimet që mund të të ndihmojnë ta plotësosh këtë pohim:

  • Në bazë të asaj që mësove nga këto vargje, cilat janë disa mënyra se si mund ta plotësoje pohimin: Satani kërkon të na mbërthejë me zinxhirët e tij të përjetshëm duke … ?

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të shkruajnë fraza në tabelë që mund ta përfundojnë pohimin: Satani kërkon të na mbërthejë me zinxhirët e tij të përjetshëm duke …. Në vijim janë disa nga mësimet që mund të kenë përcaktuar nxënësit:

  • i nxitur njerëzit në zemërim kundër asaj që është e mirë,

  • i paqësuar dhe duke i përkundur në siguri trupore dhe

  • u thënë njerëzve se nuk ka ferr dhe nuk ka djall.

Mund të jetë e dobishme të dish se fraza “t’i përkundë në siguri trupore” (vargu 21) u referohet përpjekjeve të Satanit për t’i bërë njerëzit të ndihen rehat në gjendjen e tyre mëkatare dhe se nuk kanë nevojë të ndryshojnë.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mendojnë më tej rreth asaj se si paraqitet kur Satani e përdor secilën nga këto strategji sot. Mund të tregoni skenarët vijues dhe t’u kërkoni nxënësve të përcaktojnë se cila nga taktikat e Satanit nga vargjet 20–22 përfaqësohet në secilin skenar.

  1. Maria mori vendimin që të kopjonte në detyrën e saj të shkollës në mënyrë që të merrte një notë të mirë. Fillimisht u ndje fajtore, por pastaj e kuptoi se nuk e zbuluan kurrë dhe përfundoi duke kopjuar edhe në detyra të tjera. Tani ajo ndien se të vepruarit në mënyrë të pandershme mund ta ndihmojë të marrë atë që dëshiron në jetë.

  2. Xheni ka vënë re se kur ajo lexon afishime në mediat shoqërore rreth Jezu Krishtit ose Kishës, ka shpesh shumë komente negative që e sulmojnë Kishën ose njerëzit që besojnë te Shpëtimtari.

  3. Stela ka shokë e shoqe të reja që përpiqen ta bindin atë t’i ulë standardet e saj. Ata debatojnë se duke qenë se nuk ka jetë pas vdekjes është budallallëk të shqetësohesh për një vend ku njerëzit shkojnë për të dhënë llogari për të ashtuquajturat mëkate të tyre.

  • Cilët janë shembuj të tjerë për të cilët mund të mendosh, që i ilustrojnë strategjitë e Satanit që renditen në vargjet 20–22?

Mendo për vetë jetën tënde. A ndien se ndonjëra nga strategjitë e Satanit për të cilat ke mësuar, po ndikon tek ti? Merre parasysh t’i shënosh në ditarin tënd të studimit mendimet e tua. Ndërsa vazhdon të studiosh, kërko se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti mund të të ndihmojë t’i mposhtësh mashtrimet e Satanit në jetën tënde.

Të Drejtuarit tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për ta mposhtur Satanin

Ne mund ta mposhtim Satanin dhe mashtrimet e tij ndërsa mbështetemi tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Krijo kreun vijues në ditarin tënd të studimit: “Mënyra si më ndihmojnë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për ta mposhtur Satanin”.

Merreni parasysh ta shkruani këtë frazë në tabelë. Pasi nxënësit ta plotësojnë veprimtarinë vijuese të studimit, ata mund të shkruajnë në tabelë njërën ose më shumë nga referencat e shkrimeve të shenjta që gjetën. Mund të lexoni disa nga këto fragmente të shkrimeve të shenjta si klasë dhe t’i ftoni nxënësit t’i përditësojnë listat e tyre në bazë të asaj që mësojnë nga bashkëmoshatarët e tyre.

Gjej fragmente të shkrimeve të shenjta ose mësime nga udhëheqësit e Kishës që mund të të ndihmojnë në përpjekjet e tua për ta mposhtur Satanin. Shënoji pikëpamjet e tua në ditarin tënd të studimit.

Merre parasysh t’i studiosh disa nga referencat e shkrimeve të shenjta që renditen nën zërin “Tundoj, Tundim” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta. Mund të studiosh edhe mësimet e Nefit te 2 Nefi 28:17, 26–32. Fragmente të tjera të dobishme të shkrimeve të shenjta përfshijnë vargjet te 1 Nefi 15:24; Helamani 5:12 dhe 3 Nefi 18:15, 18.

  • Si mund të të ndihmojnë mësimet nga udhëheqësit e Kishës dhe fragmentet e shkrimeve të shenjta që gjete, që t’i mposhtësh strategjitë e Satanit që përcaktove më herët në mësim?

Përsiati përvojat e tua me studimin sot. Gjej një çast për të bërë një plan duke u bazuar tek ajo që ndien se do të donte Zoti të bëje për ta mbrojtur më mirë veten kundër taktikave të Satanit. Shënoje këtë plan në ditarin tënd të studimit. Do të kesh mundësi t’i referohesh këtij plani në mësimin e ardhshëm “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj”.