“2 Nefi 26–30: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“2 Nefi 26–30: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
2 Nefi 26–30
Vështrim i Përgjithshëm
Jezu Krishti premtoi të kryente punën e mrekullueshme të rivendosjes së ungjillit të Tij, përfshirë Librin e Mormonit, në tokë në ditët e mëvonshme. Nefi përcaktoi disa nga idetë e rreme dhe strategjitë që Satani do të përdorte për të provuar t’i largonte njerëzit nga Jezu Krishti. Ai shpjegoi se njohuria nga Ati Qiellor shpesh vjen pak e nga pak ndërsa jemi të gatshëm të vazhdojmë ta marrim atë që Ai na mëson. Nefi profetizoi gjithashtu se, në ditët e fundit, shumë njerëz do ta refuzonin Librin e Mormonit sepse ata tashmë e kishin Biblën.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
2 Nefi 27
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë vlerësim më të madh për Zotin që e rivendosi Librin e Mormonit në tokë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur të tregojnë rreth një personi që ka bërë diçka të mrekullueshme për ta ose për dikë që e njohin. Për shembull, ndoshta dikush i shpëtoi ata nga një situatë e rrezikshme ose u dha atyre një dhuratë bujare.
-
Materiale filmike: “Zgjidhja e Problemeve të Jetës me Librin e Mormonit” (01:00); “Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?” (15:01; shiko nga kodi kohor 05:38 deri në 11:26)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në dhoma virtuale të veçanta dhe t’i vini ata të plotësojnë tabelën në mësim me grupet e tyre.
2 Nefi 28:1–26
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit t’i dallojnë taktikat dinake të Satanit dhe të kërkojnë ndihmën e Shpëtimtarit për t’i mposhtur ato.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta shikojnë materialin filmik “Gjithnjë Vigjilentë në Lutje” (15:59) nga kodi kohor 01:27 deri në 05:00, duke kërkuar se si kuptueshmëria mbi kafshët grabitqare mund të japë mësim të vërteta të rëndësishme rreth taktikave të Satanit. Materiali filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Gjatë pjesës së mësimit kur nxënësit të jenë duke kërkuar shkrime të shenjta ose mësime nga udhëheqësit e Kishës që mund t’i ndihmojnë ata ta mposhtin Satanin, merrni parasysh t’i ftoni ata që të përdorin funksionin e bashkëbisedimit për të afishuar atë që gjejnë. Zgjidhni disa referenca të shkrimeve të shenjta ose thënie për t’i lexuar së bashku si klasë.
2 Nefi 28:27–32
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për mënyrën se si Ati Qiellor na e zbulon të vërtetën neve.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë vargun te 2 Nefi 28:30 dhe të vijnë në klasë të përgatitur për të dhënë një shembull se si Perëndia na e mëson ungjillin e Tij pak e nga pak.
-
Send: Një artikull i madh ushqimor për ta ndarë me një nxënës
Zotërimi Doktrinor: 2 Nefi 28:30
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i mësojnë përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te 2 Nefi 28:30, të shpjegojnë doktrinën që jepet mësim në këtë fragment dhe t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta mësojnë përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë “2 Nefi 28:30: Perëndia ‘do t’u jap[ë] fëmijëve të njerëzve rresht pas rreshti, parim pas parimi’”.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Skenarët dhe pyetjet për diskutim në pjesën “Ushtroje vënien në zbatim”
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Pasi t’u kërkoni nxënësve të shpjegojnë se çfarë do të thotë “rresht pas rreshti”, merrni parasysh t’i inkurajoni ata të përdorin kamerën e tyre për të demonstruar diçka që atyre iu desh ta mësonin se si ta kryenin rresht pas rreshti, ose pak nga pak.
2 Nefi 29
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të jenë më të gatshëm që ta pranojnë fjalën e Zotit në jetën e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth asaj që po bëjnë që të jenë pranues ndaj komunikimit nga Perëndia.
-
Fletushkë: Pyetësor që duhet t’iu shpërndahet nxënësve ose të paraqitet në mënyrë që të mund ta plotësojnë në ditarët e tyre të studimit
-
Send: Një gotë e zbrazët
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Pasi të pyesni “Çfarë njohurie dhe bekimesh mendoni se dëshiron Perëndia që të marrim nëpërmjet Librit të Mormonit?” mund t’i referoni nxënësit te mesazhi i Presidentit Rasëll M. Nelson nga konferenca e përgjithshme e tetorit 2017: “Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?” (Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 60–63). Merreni parasysh të shfaqni materialin filmik të mesazhit të tij nga kodi kohor 05:35 deri në 08:44 për të dëgjuar shembuj se si njerëzit i janë përgjigjur kësaj pyetjeje.