“Jakobi [LiM] 4: ‘Besimi Ynë Bëhet i Patundur’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Jakobi [LiM] 4”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Jakobi [LiM] 4
“Besimi Ynë Bëhet i Patundur”
Gdhendja e fjalëve në fletë prej metali nuk ishte një punë e lehtë (shih te Jakobi [LiM] 4:1). Pra, pse Jakobi do të përpiqej për ta bërë atë? Ai e kishte përjetuar gëzimin e njohjes së Shpëtimtarit dhe dëshironte të na ndihmonte edhe ne që të vinim te Shpëtimtari. Ky mësim mund të të ndihmojë ta forcosh besimin tënd te Jezu Krishti me anë të përcaktimit, shënimit dhe përsiatjes së parimeve dhe të vërtetave që dha mësim Jakobi.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Çfarë do të thoshe?
Jakobi përmbushi një urdhërim për të shkruar në fletët e vogla “disa nga gjërat që [ai] i konsidero[nte] më të çmueshme” (Jakobi [LiM] 1:2) që brezat e ardhshëm t’i lexonin (shih te Jakobi [LiM] 4:1–3). Imagjino sikur në mënyrë të ngjashme të jetë kërkuar të shkruash një mesazh të shkurtër për njerëzit në të ardhmen.
Shkruaj një paragraf që përmban gjërat më të rëndësishme që di ose që ke përjetuar që t’i lexojnë fëmijët dhe nipërit e mbesat e tua në të ardhmen.
Mesazhi i Jakobit për ne
Ndërsa e studion mesazhin që Jakobi u frymëzua të gdhendte te Jakobi [LiM] 4 që njerëzit në kohën tonë ta lexojnë, do të kesh mundësi të ushtrohesh për të përdorur aftësi të dobishme për studimin e shkrimeve të shenjta. Këto aftësi përfshijnë:
-
Përcaktimin dhe shënimin e parimeve dhe të vërtetave
-
Përsiatjen dhe bërjen e pyetjeve që të ndihmojnë t’i kuptosh më mirë të vërtetat dhe parimet
Përdorimi i këtyre aftësive mund të të ndihmojë të mësosh dhe ndiesh më shumë Frymën e Shenjtë ndërsa i studion shkrimet e shenjta.
1. Përcaktimi dhe shënimi i parimeve dhe të vërtetave
Është e dobishme të ndalosh kur i lexon shkrimet e shenjta dhe të shënosh atë që mëson si pohime të thjeshta të së vërtetës. Mund të përdorësh vetë fjalët e tua ose të përdorësh fjalë dhe fraza drejtpërdrejt nga shkrimet e shenjta.
Ushtroje përcaktimin e parimeve dhe të vërtetave duke:
-
Lexuar te Jakobi [LiM] 4:1, 4–6, duke kërkuar atë që Jakobi u frymëzua të shënonte rreth Shpëtimtarit.
-
Shenjuar fjalët dhe frazat që janë të rëndësishme për ty.
-
Shënuar në ditarin tënd të studimit ose në shkrimet e tua të shenjta ato që ndien se janë mesazhet më të rëndësishme në këto vargje.
Një shembull i një parimi që mund të përcaktosh nga vargu 6 është kërkimi me sinqeritet i fjalëve të profetëve do ta forcojë besimin tim te Jezu Krishti. Merr parasysh ta shënosh këtë parim në ditarin tënd të studimit ose në shkrimet e tua të shenjta në anë të vargut 6.
2. Përsiatja dhe bërja e pyetjeve
Përsiatja mund të të ndihmojë t’i kuptosh dhe zbatosh parimet dhe të vërtetat që përcakton. Mund të përsiatësh pyetje si vijueset:
-
Pse mendoj se njerëzit në kohën tonë kanë nevojë ta dinë këtë të vërtetë?
-
Si gjen zbatim kjo në jetën time?
-
Çfarë do të donte Zoti që të bëja për shkak të asaj që mësova?
Ushtroje përdorimin e aftësive për studimin e shkrimeve të shenjta
Ushtroji aftësitë e përcaktimit, shënimit dhe përsiatjes së parimeve dhe të vërtetave duke:
-
Studiuar vargjet te Jakobi [LiM] 4:7–14, duke kërkuar mësime të rëndësishme që Jakobi zgjodhi të shënonte rreth Shpëtimtarit.
-
Shënuar në ditarin tënd të studimit ose në shkrimet e tua të shenjta një parim ose të vërtetë që ndien se është e rëndësishme që njerëzit në botë sot ta kuptojnë.
-
Duke përsiatur për rëndësinë e asaj që gjete. Bëj pyetje që mund të të ndihmojnë ta kuptosh më mirë dhe ta zbatosh atë në jetën tënde. (Shembuj pyetjesh që mund të përsiatësh gjenden në pjesën “Përsiatja dhe bërja e pyetjeve” më herët në mësim.)
-
Si mund ta ndihmojë parimi ose e vërteta një adoleshent/e për t’ia forcuar besimin te Jezu Krishti
-
Fragmente të tjera të shkrimeve të shenjta ose thënie nga udhëheqësit e Kishës që të ndihmojnë ta kuptosh më mirë këtë parim ose të vërtetë
-
Gjëra që mund t’i përsiatësh dhe pyetje që mund të bësh për të të ndihmuar ta kuptosh më mirë këtë parim ose të vërtetë
-
Mënyrat se si mund t’i zbatosh ato që mësove për ta forcuar besimin tënd te Jezu Krishti
-
Përvoja kur ti ose ata që njeh janë bekuar nga zbatimi i asaj që dha mësim Jakobi