Seminari
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 5: Mosia 18–Alma 16


“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 5: Mosia 18–Alma 16”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 5”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 5

Mosia 18Alma 16

të rinj e të reja duke ecur në natyrë

Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të vlerësosh synimet që ke vendosur dhe rritjen që ke përjetuar deri tani gjatë studimit tënd të Librit të Mormonit.

Ftesa ndaj nxënësve që ta pranojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin. Krijoni përvoja që i lejojnë nxënësit të marrin forcë nga njëri‑tjetri dhe nga dëshira e tyre e përbashkët për të pasur qasje te shërimi, hiri dhe paqja e Shpëtimtarit. Ndërsa nxënësit e dallojnë se çfarë kanë të përbashkët, ka më shumë të ngjarë që ata të kontribuojnë në mënyra të ndjeshme.

Përgatitja e nxënësve: Nxënësit mund të ftohen të gjejnë te Mosia 18Alma 16 një shkrim të shenjtë rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit që është kuptimplotë për ta.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të vlerësojnë synimet që kanë vendosur, aftësinë e tyre për të shpjeguar mësimet në Librin e Mormonit ose mënyrën se si po ndryshojnë qëndrimet, dëshirat dhe aftësia e tyre për ta jetuar ungjillin. Studimi në orën mësimore i kapitujve te Mosia 18 deri tek Alma 16 mund të ketë theksuar të vërteta të ndryshme nga ato në veprimtaritë vijuese. Nëse është kështu, veprimtaritë mund të përshtaten për t’i përfshirë ato të vërteta.

Duke parë pas, duke ecur përpara

Merreni parasysh të tregoni një përvojë vetjake të ecjes në natyrë ose shëtitjes me biçikletë, të të parit të përparimit tuaj dhe të vazhdimit drejt vendmbërritjes suaj. Nëse është e mundur, tregoni fotografi të ekskursionit tuaj. Nxënësit mund të ftohen edhe të tregojnë përvojat e tyre të ngjashme.

të rinj duke ecur në natyrë

Mendo për një kohë kur ti shkove për ecje në natyrë, shëtitje me biçikletë ose në një udhëtim të një farë largësie. Ndërsa shikon përpara dhe fillon të udhëtosh, mund të të duket sikur po përparon shumë pak. Çfarë ndodh kur ti gjen një çast për të parë pas se ku ke qenë? Me siguri do të vësh re se ke udhëtuar më larg nga sa mendoje.

  • Cili është përfitimi i të diturit se ku ke qenë dhe ku po shkon?

Jeta jonë mund të krahasohet me një udhëtim. Të reflektosh se ku je dhe ku po shkon në një udhëtim mund të jetë si të reflektosh në mënyrë periodike për synimet që ke për zhvillimin tënd vetjak.

  • Si ke përfituar nga gjetja e kohës për t’i vlerësuar synimet dhe përparimin tënd?

Ky mësim do të të ndihmojë ta vlerësosh përparimin që ke bërë në udhëtimin tënd si një dishepull i Jezu Krishtit. Kërkoje frymëzimin e Frymës së Shenjtë ndërsa reflekton për përparimin tënd.

Të bëhesh një dishepull/e i/e Jezu Krishtit

Kjo veprimtari ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë mbi atë që kanë studiuar deri tani në Librin e Mormonit. Ajo gjithashtu është hartuar për t’i ndihmuar nxënësit të mendojmë për synimet që ata mund të duan të vendosin për ta drejtuar studimin dhe të mësuarit e tyre në pjesën tjetër të Librit të Mormonit. Ju mund të paraqitni ose të vizatoni një figurë të thjeshtë si ajo më poshtë në tabelë dhe të jepni udhëzimet pasuese. Merreni parasysh ta përshtatni veprimtarinë sipas nevojës për t’i ndihmuar nxënësit të kenë përvoja kuptimplota ndërsa reflektojnë për të mësuarit e tyre. Nxitini nxënësit t’i përcaktojnë vargjet e shkrimit të shenjtë nga Libri i Mormonit që i përkrahin përgjigjet e tyre.

figurë njeriu në shteg

Vizato një shteg që përfaqëson shtegun e besëlidhjeve dhe udhëtimin tënd si një dishepull i Jezu Krishtit. Përfshi mbretërinë çelestiale në fund të shtegut. Vizatoje veten në mes të shtegut.

Përsërite atë që ke studiuar në Librin e Mormonit dhe shënimet në ditarin tënd të studimit për të të ndihmuar ta kujtosh atë që ke mësuar. Prapa vizatimit të vetes, shkruaje atë që ke mësuar gjatë studimit tënd të gjysmës së parë të Librit të Mormonit që të ka ndihmuar të jesh një dishepull i Jezu Krishtit. Ti mund të përfshish njohurinë që ke fituar, qëndrimet ose dëshirat që po zhvillon apo veprimet që ke ndërmarrë.

Pasi nxënësit të kenë mbaruar, lejojini ata të flasin. Mund t’i vini nxënësit e gatshëm t’i renditin disa nga përgjigjet e tyre në tabelë prapa personit në shteg. Ju mund të nisni më pas një diskutim të përgjithshëm duke i vënë ata të tregojnë çfarëdo gjë që e ndiejnë se ishte më kuptimplota. Ose mund t’i pyesni nxënësit për njohurinë që kanë fituar për të shpjeguar më mirë tani, qëndrimet ose dëshirat që e ndiejnë se i kanë përshtatur ose ndryshuar për shkak të asaj që kanë mësuar apo sjelljet që po zbatojnë në jetën e tyre nga Libri i Mormonit. Mund të vini në dukje gjithashtu një nga përgjigjet e shkruara në tabelë dhe t’i ftoni nxënësit të tregojnë fragmente ose rrëfime të caktuara nga shkrimet e shenjta që e frymëzuan përgjigjen e tyre. Ju mund edhe t’u kërkoni nxënësve të gatshëm të përzgjedhin një përgjigje në tabelë që nuk është e tyre dhe të tregojnë se përse u bën përshtypje. Nxitini nxënësit të mos tregojnë ndonjë gjë tepër vetjake ose private.

Pasi nxënësit të jenë përgjigjur, vërini ata të mendojnë se çfarë njohurie tjetër shpresojnë të fitojnë ndërsa vazhdojnë studimin e Librit të Mormonit. Ju mund t’u jepni udhëzimet vijuese dhe t’i vini nxënësit të shtojnë [më tej] te faqja në ditarin e tyre të studimit.

Referoju përsëri figurës në ditarin tënd të studimit. Në shtegun përpara figurës që të përfaqëson ty, shkruaj veprimet që dëshiron t’i ndërmarrësh ose të vazhdosh t’i ndërmarrësh ndërsa përpiqesh fort të bëhesh si Jezu Krishti.

  • Çfarë tjetër shpreson të mësosh ndërsa e studion gjysmën tjetër të Librit të Mormonit?

  • Çfarë shpreson se do të dish, ndiesh ose bësh në fund të këtij viti si rezultat i studimit tënd të gjysmës së dytë të Librit të Mormonit?

Përjetimi i një ndryshimi të zemrës

Kjo veprimtari mund t’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë për mënyrat se si po e përjetojnë një ndryshim të zemrës.

Kohët e fundit ti ke lexuar për shumë individë që përjetuan një ndryshim të zemrës. Për disa, si Alma i Riu dhe bijtë e Mosias, ndryshimi ishte i menjëhershëm dhe rrënjësor. Për të tjerët, si Amuleku dhe populli i Limhit, ndryshimi i zemrës së tyre ndodhi me kalimin e kohës.

Alma e pyeti popullin e Zarahemlës: “A e keni provuar këtë ndryshim të madh në zemrat tuaja?” (Alma 5:14.) Dhe nëse po, “a ndiheni kështu tani?” (Alma 5:26.) Përsiat për përparimin e ndryshimit të zemrës tënde. A është ndonjëherë e vështirë ta dallosh se si Zoti po të ndihmon të ndryshosh? Në ç’mënyra e pe veten tënde në disa nga rrëfimet që studiove?

Lexo tek Alma 5:14–19, 26–29 dhe përsiat me lutje për pyetjet e Almës.

Ti mund t’i kesh mbajtur shënim përgjigjet e tua për pyetjet e Almës në ditarin tënd të studimit kur i studiove për herë të parë ato vargje. Krahasoje atë që shkrove asokohe me mënyrën se si do t’u përgjigjeshe pyetjeve tani. Çfarë vë re? Çfarë mendon se Ati yt në Qiell do të donte që të dalloje, ndieje ose bëje pasi i krahasove përgjigjet e tua?

Merre parasysh t’i mbash shënim përgjigjet ose ndjenjat e tua të reja për përparimin tënd.

Ndihmojini nxënësit ta kuptojnë se ndonjëherë mund të jetë e vështirë ta perceptosh rritjen vetjake. Kërkoni mundësi për t’i ndihmuar nxënësit individualë të shohin rritjen dhe përparimin e tyre. Nëse i vini re mënyrat se si një nxënës i caktuar ka përjetuar një ndryshim të zemrës, tregojani ato atij ose asaj.

Shpjegimi i doktrinës së Shlyerjes së Jezu Krishtit

Veprimtaria vijuese mund t’i ndihmojë nxënësit të ushtrojnë shpjegimin e doktrinës së Shlyerjes së Jezu Krishtit. Një mënyrë për t’i ndihmuar nxënësit ta bëjnë këtë është t’i vini ata të punojnë në dyshe. Secili nxënës mund të shkruajë një situatë ose një pyetje për të cilën kuptueshmëria e Shlyerjes së Shpëtimtarit mund të ndihmojë. Pasi ta shkruajnë situatën ose pyetjen, nxënësit mund t’i shkëmbejnë letrat dhe më pas të shkruajnë një përgjigje. Kur të mbarojnë së shkruari, nxënësit mund t’ia tregojnë përgjigjet e tyre njëri-tjetrit.

Shkruaj një skenar ose situatë në të cilën njohuria rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit do ta ndihmonte dikë. Për shembull, një e re pyet veten nëse ajo mund të marrë falje, ose një i ri ndihet vetëm në sprovat e tij. Ose, në vend të një situate, mund të shkruash një pyetje që ti ose dikush tjetër mund të kesh rreth Shlyerjes së Shpëtimtarit.

Mendo për atë që ke mësuar rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit nëpërmjet studimit të Librit të Mormonit. Shikoji shkrimet e shenjta që ke shenjuar ose shënimet në ditarin tënd të studimit. Ti mund të kesh shenjuar disa shkrime të shenjta ose mund të kesh bërë shënime nga studimi yt i vargjeve te Mosia 26 ose Alma 7 (shih edhe te 2 Nefi 9; Mosia 14–16).

Shkruaje atë që do të thoshe në përgjigje të situatës ose pyetjes. Shpjego se si kuptueshmëria e doktrinës së Shlyerjes së Jezu Krishtit mund të ndihmojë me situatën ose t’i përgjigjet pyetjes. Mundohu të përdorësh një ose më shumë fragmente nga Libri i Mormonit.

Merreni parasysh të jepni dëshminë tuaj dhe t’i ftoni nxënësit të dëshmojnë për Shlyerjen e Jezu Krishtit.