Seminari
Përsëritja 12 e Zotërimit Doktrinor: Kupto dhe Zbato


“Përsëritja 12 e Zotërimit Doktrinor: Kupto dhe Zbato”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Përsëritja 12 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Përsëritja 12 e Zotërimit Doktrinor

Kupto dhe Zbato

Krishti duke dhënë mësim në sinagogë

Ky mësim do të të ndihmojë të përsëritësh dhe ushtrosh kuptueshmërinë dhe zbatimin e fragmenteve të zotërimit doktrinor që ke studiuar.

Ndihma ndaj nxënësve të jenë pjesëmarrës aktivë. Ndërsa përgatiteni të jepni mësim, përqendrohuni tek ajo që nxënësit do të bëjnë. Nxitini nxënësit të bëjnë përpjekje për të mësuar nga shkrimet e shenjta dhe nga njëri-tjetri. Ndërsa nxënësit marrin pjesë, vetëbesimi në aftësinë e tyre për të mësuar të vërtetat e ungjillit do të rritet. Gjithashtu, ka më tepër të ngjarë që nxënësit ta zbatojnë atë që mësojnë.

Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përzgjedhin dy nga fragmentet e zotërimit doktrinor ndërmjet atyre te 1 Nefi dhe Mosia dhe të përsiatin se çfarë mund të bëjnë për t’i kuptuar dhe zbatuar ato.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Në vend të këtij mësimi përsëritjeje mund të nevojitet të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

Të kuptuarit e fragmenteve të zotërimit doktrinor

Përfytyro sikur ke mundësinë të flasësh me dikë i cili mendon se nuk i kupton shkrimet e shenjta dhe nuk është i sigurt se dëshiron të përpiqet.

  • Pse është e rëndësishme të përpiqemi fort t’i kuptojmë shkrimet e shenjta?

  • Nëse do të jepje këshillë lidhur me atë që dikush mund të bëjë për të rritur kuptueshmërinë e vet, çfarë do të thoshe?

Merreni parasysh t’i shkruani idetë e nxënësve në tabelë. Disa ide të mundshme janë renditur më poshtë. Më pas, ftojini nxënësit të përzgjedhin dy fragmente të zotërimit doktrinor dhe ta përdorin njërën prej ideve në tabelë për t’i ndihmuar ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për fragmentin.

Disa mënyra për ta thelluar kuptueshmërinë tënde përfshijnë:

  • kërkimin e fjalëve që ti nuk i kupton;

  • leximin e kreut të kapitullit ose të vargjeve që vijnë përpara ose pas fragmentit që po studion për kontekst;

  • leximin e referencave-kryq te poshtëshënimet;

  • kërkimin e fjalëve të rëndësishme tek Topical Guide [Udhëzuesi Tematik] ose Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta;

  • kërkimin e ndihmës nga një prind, mësues ose udhëheqës i Kishës;

  • përcaktimin e të vërtetave rreth Jezu Krishtit; dhe

  • përsiatjen se si të jetuarit sipas atyre të vërtetave mund të të ndihmojë të afrohesh më shumë me Shpëtimtarin.

Paraqituni ose jepuni nxënësve një kopje të tabelës vijuese.

12 Fragmentet e Para dhe Frazat Kyç të Zotërimit Doktrinor

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

1 Nefi 3:7

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 2:25

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Adami ra që njerëzit të mund të jenë; dhe njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 2:27

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ata janë të lirë të zgjedhin lirinë dhe jetën e përjetshme … ose … robërinë dhe vdekjen.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 26:33

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Të gjithë janë njësoj para Perëndisë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 28:30

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Perëndia “do t’u jap[ë] fëmijëve të njerëzve rresht pas rreshti, parim pas parimi”.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 32:3

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit; pasi, vini re, fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 32:8–9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ju duhet të luteni gjithmonë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 2:17

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 2:41

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“At[a] që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë … janë të bekuar në të gjitha gjërat.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 3:19

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Zhv[ishe] njeriun e natyrshëm dhe … bëh[u] një shenjtor nëpërmjet shlyerjes së Krishtit Zot.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 4:9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Besoni në Perëndinë; … besoni se ai ka të gjithë diturinë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 18:8–10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Pagëz[ohuni] në emrin e Zotit, si një dëshmi … që ju keni hyrë në një besëlidhje me të.”

Zbatimi i fragmenteve të zotërimit doktrinor

Veprimtaritë vijuese mund t’i ndihmojnë nxënësit të ushtrojnë zbatimin e fragmenteve të zotërimit doktrinor. Ju mund të doni të përdorni vetëm njërin prej tyre, ose mund t’i lejoni nxënësit të përzgjedhin se cilin do të bëjnë në bazë të interesave apo aftësive të tyre. Vërini nxënësit të punojnë së bashku në grupe të vogla.

Veprimtaria A. Krijo një skenar

  1. Në njërën anë të një cope letre, shkruaj një pyetje për ungjillin që mund të marrë përgjigje ose një rrethanë që mund të marrë ndihmë duke përdorur këtë fragment të zotërimit doktrinor.

  2. Në anën tjetër, shkruaj referencën e zotërimit doktrinor, frazën kyç dhe një shpjegim të shkurtër të mënyrës se si mund të ndihmojë.

Nëse kjo është veprimtaria e vetme që nxënësit bëjnë, ata mund t’i dorëzojnë letrat e tyre. Më pas, ju mund t’i lexoni skenarët ose pyetjet dhe ta ftoni klasën t’i përcaktojë të vërtetat nga fragmentet e zotërimit doktrinor që mund të ndihmojnë. Si një alternativë, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të ecin nëpër dhomë, duke i treguar njëri-tjetrit skenarët ose pyetjet që shkruan dhe duke i lejuar nxënësit e tjerë të përpiqen të mendojnë për të vërtetat që gjejnë zbatim.

Veprimtaria B. Bëje përvijimin në një material filmik

Përfytyro sikur kunji yt ka përzgjedhur një nga frazat kyç të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor si temë për konferencën e të rinjve. Ata të kanë kërkuar të planifikosh një material filmik për ta paraqitur temën. Krijo një përvijim për një material filmik që përfshin

  • frazën kyç dhe referencën e shkrimit të shenjtë,

  • një mënyrë krijuese për të shpjeguar se çfarë kuptimi ka fragmenti i zotërimit doktrinor dhe përse është i rëndësishëm për të rinjtë dhe

  • se si mund të zbatohet në jetën tonë dhe të na ndihmojë të afrohemi më shumë me Shpëtimtarin. (Ti mund të përfshish një shembull ose histori nga shkrimet e shenjta, konferenca e përgjithshme ose jeta jote.)

Nëse kjo është veprimtaria e vetme që nxënësit bëjnë, merreni parasysh të ftoni nxënës të ndryshëm t’i tregojnë idetë e tyre. Nëse është e mundur, merreni parasysh t’i vini nxënësit të regjistrojnë një material filmik.

Nëse nxënësit mund t’i bëjnë të dyja veprimtaritë, ftojini ata të tregojnë se çfarë bënë me pjesën tjetër të orës mësimore.