Seminari
Vështrim i Përgjithshëm për Kapitujt tek Alma 13–16


“Vështrim i Përgjithshëm për Kapitujt tek Alma 13–16”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Alma 13–16”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Alma 13–16

Vështrim i Përgjithshëm

Alma shpjegoi se Zoti shuguroi priftërinj të lartë për të dhënë mësim urdhërimet dhe për të kryer ordinancat në mënyrë që njerëzit të mund të hynin në prehjen e Zotit. Ndërsa ai dhe Amuleku dhanë mësim ungjillin e Jezu Krishtit në qytetin e Amonihës, njerëz të ligj i mundonin besimtarët dhe i dënonin me vdekje duke i djegur. Alma dhe Amuleku u burgosën më pas dhe u përndoqën ashpërsisht. Pasi u liruan mrekullisht nga burgu, ata shkuan në Sidom, ku gjetën Zizromin të sëmurë me ethe djegëse për shkak të fajit të tij. Alma e shëroi dhe e pagëzoi Zizromin.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u jep mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

Alma 13

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se çfarë do të thotë të hysh në prehjen e Zotit dhe se si ata mund ta bëjnë këtë.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mendojnë rreth mënyrës se si ata janë bekuar nëpërmjet një udhëheqësi të Kishës ose duke marrë pjesë në një ordinancë të ungjillit.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në grupe për të studiuar një nga dy pohimet e doktrinës dhe parimin në mësim dhe për t’u përgatitur që t’ia tregojnë klasës atë që zbulojnë. Nxënësit mund të vendosen në dhoma virtuale të veçanta për të studiuar së bashku, ose mund të studiojnë në mënyrë individuale.

Alma 14

Qëllimi i mësimit: Qëllimi i këtij mësimi është t’i ndihmojë nxënësit të mirëbesojnë te Zoti kur përballen me vështirësi, vuajtje dhe padrejtësi.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë për çdo sprovë që kanë duruar. Nxitini ata të mendojnë se si mirëbesimi i tyre te Shpëtimtari i ndihmoi ata ose mund t’i ketë ndihmuar ta durojnë sprovën e tyre.

  • Materialet filmike: [Në “20 – Alma dhe Amuleku Çlirohen nëpërmjet Fuqisë së Perëndisë” pjesët “Zizromi Beson dhe të Drejtët Përndiqen” nga kodi kohor 15:14 deri në 18:25 dhe “Alma dhe Amuleku Çlirohen Mrekullisht nga Burgu” nga kodi kohor 18:26 deri në 20:35, në dispozicion në https://www.youtube.com/@kishaejezukrishtiteshenjto9199/videos]

Alma 15

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kenë qasje te fuqia shëruese në dispozicion nëpërmjet Jezu Krishtit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë idenë për studimin familjar të shkrimeve të shenjta te vargjet Alma 15:1–12 në përvijimin e studimit për “24–30 Qershor. Alma 13–16: ‘Hyni në Prehjen e Zotit’” tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Libri i Mormonit 2024.

  • Materiali filmik: [“20 – Alma dhe Amuleku Çlirohen nëpërmjet Fuqisë së Perëndisë” pjesën “Zizromi Shërohet dhe Pagëzohet” nga kodi kohor 20:37 deri në fund, në dispozicion në https://www.youtube.com/@kishaejezukrishtiteshenjto9199/videos]

  • Fletushkë: “Sëmundja Shpirtërore

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të përdorni funksionin e tabelës së bardhë për të paraqitur fletushkën “Sëmundja Shpirtërore” në mënyrë që nxënësit të mund t’i shkruajnë në të gjetjet dhe përgjigjet e tyre.

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 5

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të vlerësosh synimet që ke vendosur dhe rritjen që ke përjetuar deri në këtë çast gjatë studimit tënd të Librit të Mormonit.

  • Përgatitja e nxënësve: Nxënësit mund të ftohen të gjejnë te Mosia 18Alma 16 një shkrim të shenjtë rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit që është kuptimplotë për ta.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Një figurë e një mali ose e dikujt duke u ngjitur në mal; një pikturë e një personi në mes të një shtegu, e vizatuar në tabelë përpara orës mësimore

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të përdorni funksionin e tabelës së bardhë në mënyrë që nxënësit të mund të tregojnë atë që kanë mësuar ose ndier gjatë studimit të tyre të gjysmës së parë të Librit të Mormonit. Nëse vendosni të përdorni ushtrimin që i ndihmon nxënësit të shpjegojnë Shlyerjen e Jezu Krishtit, merreni parasysh t’i vendosni nxënësit në dhoma të vogla e të veçanta virtuale.

Përsëritja 12 e Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të shqyrtojnë dhe të ushtrojnë kuptueshmërinë dhe zbatimin e fragmenteve të zotërimit doktrinor që kanë studiuar.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përzgjedhin dy nga fragmentet e zotërimit doktrinor ndërmjet atyre te 1 Nefi dhe Mosia dhe të përsiatin se çfarë mund të bëjnë për t’i kuptuar dhe zbatuar ato.

  • Fletushkë: “12 Fragmentet dhe Frazat e Para Kyç të Zotërimit Doktrinor

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Në fillim të mësimit, ndërsa nxënësit japin këshillën e tyre rreth mënyrës se si t’i kuptojnë shkrimet e shenjta, përpiloni një listë të këtyre këshillave aty ku nxënësit mund ta shohin atë. Kjo mund të bëhet duke përdorur funksionin e tabelës së bardhë ose veçorinë e bashkëbisedimit. Shtoni çfarëdo ideje që e ndieni se do të ishte e dobishme. Nxënësit mund të përfitojnë duke i parë këto ide ndërsa përpiqen t’i kuptojnë fragmentet e zotërimit doktrinor që zgjodhën.