Seminari
Alma 31:12–38: Adhurimi Ynë i Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit


“Alma 31:12–38: ‘Adhurimi Ynë i Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Alma 31:12–38”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Alma 31:12–38

Adhurimi Ynë i Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit

e re duke u lutur

Adhurimi i Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit ka për qëllim të na sjellë më pranë me Ta. Por, po sikur ta humbasim nga sytë arsyen kryesore të adhurimit? Zoramitët, që dikur i përkisnin Kishës së vërtetë të Perëndisë, filluan të besonin në mësimet e rreme. Forma e tyre e korruptuar e adhurimit i largoi zemrat e tyre nga Perëndia dhe i shtyu ata t’i gjykonin padrejtësisht dhe t’i keqtrajtonin të tjerët. Ky mësim mund të të ndihmojë ta përmirësosh marrëdhënien tënde me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin ndërsa vlerëson se si krenaria dhe përulësia ndikojnë në marrëdhënien tënde me Ta dhe me të tjerët.

Krahasimi dhe ballafaqimi. Në shkrimet e shenjta, një doktrinë apo parim shpesh sqarohet kur krahasohet ose ballafaqohet me diçka tjetër. Vëzhgimi i ngjashmërive dhe i ndryshimeve ndërmjet mësimeve, njerëzve ose ngjarjeve mund t’i bëjë më të qarta të vërtetat e ungjillit. Përpiquni të theksoni shembuj kur shkruesit e frymëzuar i përfshijnë krahasime të tilla.

Përgatitja e nxënësve: Në përgatitje për të studiuar kapitullin tek Alma 31, ftojini nxënësit të luten, duke u përqendruar te nevojat e të tjerëve.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Vlerësimi i efekteve të adhurimit tonë

Për t’i ndihmuar nxënësit ta mendojnë adhurimin si një mënyrë për të treguar dashuri dhe përkushtim ndaj Perëndisë, merreni parasysh të paraqitni figurat vijuese ose të tjera që i zgjidhni. Ftojini nxënësit të përsiatin se si adhurimi në këto mënyra mund të ketë ndikuar në marrëdhënien e tyre me Perëndinë.

grup të rinjsh jashtë tempullit
i ri duke ofruar sakramentin
e re duke u lutur
i ri duke lexuar shkrimet e shenjta

Nxënësve mund t’u kërkohet të përsiatin për pyetjet vijuese dhe të shkruajnë në ditarët e tyre të studimit çdo mendim rreth përmirësimit të marrëdhënieve të tyre individuale me Perëndinë nëpërmjet adhurimit. Mos i ftoni nxënësit t’i tregojnë përgjigjet e tyre.

  • Sa shpesh e ndien se po përpiqesh me sinqeritet t’ia tregosh dashurinë tënde Perëndisë nëpërmjet adhurimit?

  • Në ç’mënyra, nëse ka, e ndien se adhurimi yt mund të jetë më pak i sinqertë ose i përqendruar në gjërat e gabuara?

Adhurimi i zoramitëve në Rameumptom

Kur Alma dhe vëllezërit e tij zbuluan se zoramitët po i shtrembëronin udhët e Zotit, ata udhëtuan për në Antionum. Atje ata i gjetën zoramitët duke adhuruar në një mënyrë që nuk e kishin parë kurrë (shih tek Alma 31:12).

Merreni parasysh të paraqitni figurën vijuese dhe t’i ftoni nxënësit të shpjegojnë atë që njerëzit po bënin. Nxënësit mund të lexojnë tek Alma 31:21 për të parë emrin e podiumit në të cilin ata u lutën.

zoramitët duke u lutur në Rameumptom

Ndihmojini nxënësit të zhvillojnë aftësinë e krahasimit dhe ballafaqimit gjatë studimit të shkrimeve të shenjta. Nxënësit mund të ndahen në grupe dhe të ftohen të bëjnë krahasime ndërmjet lutjeve të zoramitëve dhe lutjes që ofroi Alma. Ju mund të krijoni një grafik në tabelë si ai në vijim dhe t’i ftoni nxënësit ta shkruajnë atë që zbulojnë gjatë gjithë mësimit. Ndihmojini ata të bëjnë krahasime ndërmjet 1) përqendrimit të lutjeve, 2) asaj që u tha dhe 3) arsyes përse.

Lutja e zoramitëve

Lutja e Almës

Lexo tek Alma 31:13–23 dhe plotësoje kolonën e majtë të grafikut me atë që të bën përshtypje rreth mënyrës se si adhuruan zoramitët. Mund të shohësh gjithashtu materialin filmik [”22 - Alma dhe Amuleku Japin Mësim për Besimin te Jezu Krishti” pjesën kur Alma dhe vëllezërit e tij predikojnë fjalën e Perëndisë mes zoramitëve, nga kodi kohor 0:38 deri në 4:13, në dispozicion në kishaejezukrishtit.org].

6:7
  • Çfarë vure re rreth mënyrës se si adhuronin zoramitët? Si mendon se ndikoi kjo në marrëdhënien e tyre me Perëndinë?

Alma lutet për zoramitët

Alma lutet për zoramitët

Duke parë korruptimin mes zoramitëve, Alma u lut për ta.

Lexo tek Alma 31:24–38, duke kërkuar për përqendrimin, ndjenjat dhe dëshirat e Almës në lutjen e tij. Plotësoje kolonën e djathtë të grafikut në bazë të asaj që gjen. Kjo mund të të ndihmojë ta krahasosh lutjen e Almës me lutjen e zoramitëve.

Mund të shohësh materialin filmik [”22 - Alma dhe Amuleku Japin Mësim për Besimin te Jezu Krishti” pjesën kur Alma dhe vëllezërit e tij predikojnë fjalën e Perëndisë mes zoramitëve, nga kodi kohor 4:14 deri në 6:08, në dispozicion në kishaejezukrishtit.org]. Në këtë pjesë të materialit filmik, ti do të dëgjosh lutjen e Almës ndërkohë që sheh përpjekjet e Almës dhe shokëve të tij misionarë për t’u dhënë mësim zoramitëve.

6:7

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit që ta përdorin grafikun për të treguar atë që mësojnë duke i krahasuar lutjet e Almës dhe zoramitëve.

Ju mund t’i përgatitni nxënësit të mësojnë nga thënia vijuese nga Presidenti Uhtdorf duke bërë pyetje si “Si u ndikuan zoramitët nga krenaria?” dhe “Çfarë kishte ndryshe në qëndrimin e Almës?”.

Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, dha mësim:

“Kur zemrat tona janë mbushur me krenari, ne bëjmë një mëkat të rëndë, sepse ne shkelim dy urdhërimet e mëdha. Në vend që të adhurojmë Perëndinë dhe të duam fqinjin tonë, ne zbulojmë objektin e vërtetë të adhurimit dhe të dashurisë sonë – shëmbëlltyrën që ne shohim te pasqyra. Krenaria është mëkati i madh i vetëvlerësimit. Ajo është për aq shumë njerëz një Rameumpton, një podium i shenjtë që justifikon zilinë, lakminë dhe kotësinë.” (Diter F. Uhtdorf, “Krenaria dhe Priftëria”, Liahona, nëntor 2010, f. 56)

Lexo tek Alma 32:1–5, duke kërkuar se si zoramitët po i trajtonin njerëzit.

  • Si i trajtuan zoramitët të tjerët?

  • Çfarë ndjeu Alma për të tjerët dhe si i trajtoi ata? (Shih tek Alma 31:1–2, 24–25, 34–35.)

  • Çfarë parimesh mund të mësojmë rreth pasojave të krenarisë ose përulësisë?

Një parim që mund të mësojmë është se krenaria ose përulësia jonë ndikon në marrëdhënien tonë me Perëndinë dhe të tjerët.

  • Si mendon se ndikon krenaria ose përulësia jonë në mënyrën se si e adhurojmë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

  • Si mendon se ndikon krenaria ose përulësia jonë në mënyrën se si i trajtojmë të tjerët?

  • Çfarë mëson nga Alma rreth përulësisë? Çfarë të ka mësuar Jezu Krishti rreth të qenit i përulur?

Zgjidh dy ose tri mënyra se si ne mund të tregojmë përulësi në mënyrën se si e adhurojmë Perëndinë. Shkruaje secilën në ditarin tënd të studimit.

Ftojini nxënësit të përsiatin për sa vijon. Ju mund t’i nxitni ata të shkruajnë në ditarin e tyre të studimit ose të shtojnë një shënim në shkrimet e shenjta digjitale.

Gjej një çast për të vlerësuar se si e adhuron vetë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin dhe se si adhurimi yt ndikon në marrëdhënien tënde me Ta. Gjithashtu, reflekto mbi mënyrën se si krenaria dhe përulësia ndikojnë në mënyrën se si i trajton të tjerët. Vendos nëse ka ndonjë ndryshim që do të doje ta bëje.

Merreni parasysh të jepni një dëshmi të mënyrës se si adhurimi juaj ka ndikuar në mënyrën se si ndiheni rreth Perëndisë dhe se si i trajtoni të tjerët.