Seminari
Alma 33: Mësimdhënia e Ungjillit të Shpëtimtarit


“Alma 33: Mësimdhënia e Ungjillit të Shpëtimtarit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Alma 33”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Alma 33

Mësimdhënia e Ungjillit të Shpëtimtarit

nxënës duke dhënë mësim në klasën e seminarit

A ke ndier ndonjëherë dëshirën për ta ndjekur Zotin më nga afër, por nuk ke ditur se çfarë të bësh? Të varfrit mes zoramitëve e pyetën profetin Alma se “në ç’mënyrë duhej të fillonin t[a] ushtronin besimin e tyre” (Alma 33:1). Është e rëndësishme që të gjithë dishepujt e Jezu Krishtit ta kuptojnë përgjigjen e Almës. Ky mësim mund ta thellojë kuptueshmërinë tënde për hapat që mund të ndërmarrësh për të ushtruar më shumë besim te Jezu Krishti.

Jepuni nxënësve mundësi për të dhënë mësim. Kërkoni mundësi për t’i lejuar nxënësit të japin mësim pjesë të mësimeve. Nxitini ata ta shohin seminarin si një vend të sigurt për të ushtruar mësimdhënien.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë tek Alma 33 në shtëpi dhe të zgjedhin një varg ose grup vargjet që do të donin t’i kuptonin më mirë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Pyetje për ungjillin

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i përgjigjen pyetjes vijuese me një partner ose grup të vogël.

  • Po të kishe mundësinë t’i bëje profetit të Perëndisë një ose dy pyetje, çfarë do të doje të dije? Përse?

Tek Alma kapitulli 32, profeti Alma i pati ftuar zoramitët t’i forconin dëshmitë e tyre duke e ushqyer fjalën e Perëndisë në zemrat e tyre. Ata u përgjigjën duke i bërë atij disa pyetje të rëndësishme.

Lexo tek Alma 33:1, duke kërkuar pyetjet që ata i bënë profetit.

  • Si mendon se mund ta riformulonte një adoleshent sot pyetjen “Në ç’mënyrë duhe[t] të fillo[jnë ta] ushtro[jnë] besimin e tyre?”

  • Si do t’i përgjigjeshe ti asaj pyetjeje në bazë të asaj që di rreth ungjillit të Jezu Krishtit?

Të ushtrosh besim është më shumë sesa thjesht të besosh te Jezu Krishti. Ne ushtrojmë besim kur e bëjmë atë që Shpëtimtari kërkon dhe kërkojmë qëllimisht ta ndjekim Atë. Alma iu përgjigj pyetjes së zoramitëve duke u dhënë mësim atyre për mënyrat e shumta se si ne mund ta ushtrojmë besimin tonë te Jezu Krishti.

Zgjidhe një nga tre mundësitë vijuese nga përgjigjja e Almës që do të doje ta kuptoje më mirë. Përgatitu sikur do të japësh një mësim pesë deri në shtatë minuta rreth mundësisë që zgjedh. Merre parasysh të mendosh rreth dikujt që e njeh dhe përgatitu sikur do t’ia jepje mësimin atij. Nëse dëshiron, mund t’i përdorësh disa nga idetë e renditura poshtë titullit “Ide për Përgatitjen e Mësimit” më vonë në mësim për të të ndihmuar të përgatitesh.

Informojini nxënësit se ata do ta kenë mundësinë ta japin mësimin që përgatitin para një grupi të vogël shokësh dhe shoqesh të klasës. Ofrojuni alternativa nxënësve që mund të ndihen tepër në ankth për të dhënë mësim me zë të lartë. Këto përfshijnë dorëzimin e një përvijimi të mësimit ose të punuarit me një partner që ka më shumë vetëbesim ose përvojë. Nëse zgjidhni të mos i vini nxënësit të përgatitin mësime, merreni parasysh t’i përdorni idetë pas çdo mundësie studimi mbi mënyrën se si t’i japin mësim pjesët e ndryshme të mësimit.

Mund t’i ndihmojë nxënësit nëse ju u jepni modelin për mënyrën se si ta përgatitin një mësim të shkurtër. Ose mund t’i ftoni nxënësit me përvojë të japin ide duke bërë pyetje si ato në vijim: “Nga përvoja juaj, cilat janë hapat tuaj të parë për përgatitjen e një mësimi?” ose “Si ju duket një plan mësimor tipik?” apo “Ku shkoni për të gjetur më shumë informacion rreth temës suaj?”.

Merreni parasysh t’i shkruani tri mundësitë vijuese në tabelë nga të cilat nxënësit të zgjedhin.

Mundësia 1: Ne mund ta ushtrojmë besimin te Perëndia nëpërmjet adhurimit të Tij në lutje. Alma 33:3–11

Shkrime të shenjta të tjera për t’u marrë parasysh: Alma 34:17–27

Nëse vendosni ta studioni Mundësinë 1 si klasë në vend që t’i vini nxënësit të përgatiten për ta dhënë mësim atë, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të bëjnë një listë të të vërtetave që i mësojmë rreth lutjes nga këto vargje. Ju mund të diskutoni gjithashtu disa nga konceptet e gabuara që kanë njerëzit për lutjen që të vërtetat nga këto vargje i trajtojnë dhe korrigjojnë.

Mund të jetë e dobishme t’i ftoni nxënësit të kërkojnë në librin e himneve për fraza rreth lutjes që kanë kuptim për ta. Ata mund të tregojnë përvoja vetjake që teksti i reflekton.

Mundësia 2: Ne mund ta ushtrojmë besimin duke besuar te Biri i Perëndisë. Alma 33:12–18

Shkrime të shenjta të tjera për t’u marrë parasysh: Gjoni 3:16; 2 Nefi 2:6–8

Nëse vendosni ta studioni Mundësinë 2 si klasë në vend që t’i vini nxënësit të përgatiten për ta dhënë mësim atë, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shenjojnë vargjet tek Alma 33:14, 18. Më pas, kërkojuni nxënësve t’i gjejnë dhe tregojnë fragmentet e parapëlqyera rreth Birit të Perëndisë nga cilido libër i shkrimeve të shenjta. Nëse nevojitet, ata mund të përdorin një listë të fragmenteve të zotërimit doktrinor nga të katër kurset si burim.

Mundësia 3: Ne mund ta ushtrojmë besimin duke parë nga Jezu Krishti për shërim. Alma 33:18–23

Shkrime të shenjta të tjera për t’u marrë parasysh: Numrat 21:4–9; Helamani 8:14–15

Nëse vendosni ta studioni Mundësinë 3 si klasë në vend që t’i vini nxënësit të përgatiten për ta dhënë mësim atë, merreni parasysh të paraqitni figurat nga Libri i Figurave Artistike të Ungjillit “Moisiu dhe Gjarpri prej Bronzi” dhe “Kryqëzimi” ndërkohë që nxënësit i lexojnë fragmentet më lart. Ftojini ata t’i diskutojnë arsyet përse njerëzit sot mund të zgjedhin të mos shohin nga Jezu Krishti për shërim shpirtëror, si dhe burimet që njerëzit mund t’i shohin në vend të tyre. Pyetini nxënësit se çfarë do t’i thoshin dikujt i cili e pyet veten nëse Jezu Krishti mund t’i ndihmojë me të vërtetë.

ikona e fletushkës Nëse nxënësit do ta përgatitin dhe japin mësimin, merreni parasysh t’ua jepni fletushkën vijuese për t’i ndihmuar me përgatitjen e tyre.

Merreni parasysh gjithashtu t’u jepni nxënësve materialet e përshtatshme te pjesa “Komente dhe Informacion për Rrethanat” sipas nevojës.

Ide për Përgatitjen e Mësimit

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024) – “Alma 33: Mësimdhënia e Ungjillit të Shpëtimtarit”

Te cila mundësi zgjodhe të përqendroheshe?

Merre parasysh t’i përdorësh disa nga pyetjet vijuese për të të ndihmuar ta përgatitësh përvijimin tënd.

Fraza kyçe nga vargjet që mund t’ua sugjerosh atyre që u jep mësim, mund të shenjojnë:

Ajo që këto vargje mund t’i ndihmojnë ata të cilëve u jep mësim të kuptojnë ose ndiejnë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit:

Si mund të ndikojë kjo e vërtetë në jetën e atyre që u jep mësim:

Mësime me sende ose shembuj të mirë të njerëzve që e jetojnë këtë të vërtetë:

Pyetjet që mund t’i bësh për t’i ndihmuar ata që u jep mësim të përsiatin për atë që Alma dha mësim:

Përvojat që ke pasur me atë që dha mësim Alma:

Shkrimet e shenjta ose thënie të tjera nga udhëheqësit e Kishës:

Çfarë mund t’i ftosh ata të cilëve u jep mësim të bëjnë për shkak të asaj që mësuan:

Ftojini nxënësit t’ua japin me radhë mësimet e tyre partnerëve ose grupeve të vogla. Bëni kujdes të mos i detyroni nxënësit që janë tepër në ankth që t’i japin mësimet e tyre me zë të lartë. Merreni parasysh t’i ftoni disa nxënës të gatshëm ta japin mësim të gjithë orën mësimore.

Merre parasysh me lutje se si mund t’ia tregosh atë që mësove personit që pate në mendje kur e përgatite këtë mësim.

Ftojini nxënësit t’ia tregojnë pikëpamjet e tyre nga Alma 33 klasës duke përdorur pyetje si ato në vijim:

  • Çfarë pikëpamjesh fitove rreth ushtrimit të besimit te Jezu Krishti sot?

  • Si të ndihmoi përgatitja e një mësimi rreth tij që t’i fitoje ato pikëpamje?

Mund të tregosh një pikëpamje kuptimplotë nga Alma 33 që e more teksa u përgatite për ta dhënë mësim atë.