“Alma 33: Mësimdhënia e Ungjillit të Shpëtimtarit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Alma 33”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
A ke ndier ndonjëherë dëshirën për ta ndjekur Zotin më nga afër, por nuk ke ditur se çfarë të bësh? Të varfrit mes zoramitëve e pyetën profetin Alma se “në ç’mënyrë duhej të fillonin t[a] ushtronin besimin e tyre” (Alma 33:1 ). Është e rëndësishme që të gjithë dishepujt e Jezu Krishtit ta kuptojnë përgjigjen e Almës. Ky mësim mund ta thellojë kuptueshmërinë tënde për hapat që mund të ndërmarrësh për të ushtruar më shumë besim te Jezu Krishti.
Jepuni nxënësve mundësi për të dhënë mësim. Kërkoni mundësi për t’i lejuar nxënësit të japin mësim pjesë të mësimeve. Nxitini ata ta shohin seminarin si një vend të sigurt për të ushtruar mësimdhënien.
Përgatitja e nxënësve : Ftojini nxënësit të lexojnë tek Alma 33 në shtëpi dhe të zgjedhin një varg ose grup vargjet që do të donin t’i kuptonin më mirë.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i përgjigjen pyetjes vijuese me një partner ose grup të vogël.
Tek Alma kapitulli 32 , profeti Alma i pati ftuar zoramitët t’i forconin dëshmitë e tyre duke e ushqyer fjalën e Perëndisë në zemrat e tyre. Ata u përgjigjën duke i bërë atij disa pyetje të rëndësishme.
Lexo tek Alma 33:1 , duke kërkuar pyetjet që ata i bënë profetit.
Si mendon se mund ta riformulonte një adoleshent sot pyetjen “Në ç’mënyrë duhe[t] të fillo[jnë ta] ushtro[jnë] besimin e tyre?”
Si do t’i përgjigjeshe ti asaj pyetjeje në bazë të asaj që di rreth ungjillit të Jezu Krishtit?
Të ushtrosh besim është më shumë sesa thjesht të besosh te Jezu Krishti. Ne ushtrojmë besim kur e bëjmë atë që Shpëtimtari kërkon dhe kërkojmë qëllimisht ta ndjekim Atë. Alma iu përgjigj pyetjes së zoramitëve duke u dhënë mësim atyre për mënyrat e shumta se si ne mund ta ushtrojmë besimin tonë te Jezu Krishti.
Zgjidhe një nga tre mundësitë vijuese nga përgjigjja e Almës që do të doje ta kuptoje më mirë. Përgatitu sikur do të japësh një mësim pesë deri në shtatë minuta rreth mundësisë që zgjedh. Merre parasysh të mendosh rreth dikujt që e njeh dhe përgatitu sikur do t’ia jepje mësimin atij. Nëse dëshiron, mund t’i përdorësh disa nga idetë e renditura poshtë titullit “Ide për Përgatitjen e Mësimit ” më vonë në mësim për të të ndihmuar të përgatitesh.
Informojini nxënësit se ata do ta kenë mundësinë ta japin mësimin që përgatitin para një grupi të vogël shokësh dhe shoqesh të klasës. Ofrojuni alternativa nxënësve që mund të ndihen tepër në ankth për të dhënë mësim me zë të lartë. Këto përfshijnë dorëzimin e një përvijimi të mësimit ose të punuarit me një partner që ka më shumë vetëbesim ose përvojë. Nëse zgjidhni të mos i vini nxënësit të përgatitin mësime, merreni parasysh t’i përdorni idetë pas çdo mundësie studimi mbi mënyrën se si t’i japin mësim pjesët e ndryshme të mësimit.
Mund t’i ndihmojë nxënësit nëse ju u jepni modelin për mënyrën se si ta përgatitin një mësim të shkurtër. Ose mund t’i ftoni nxënësit me përvojë të japin ide duke bërë pyetje si ato në vijim: “Nga përvoja juaj, cilat janë hapat tuaj të parë për përgatitjen e një mësimi?” ose “Si ju duket një plan mësimor tipik?” apo “Ku shkoni për të gjetur më shumë informacion rreth temës suaj?”.
Merreni parasysh t’i shkruani tri mundësitë vijuese në tabelë nga të cilat nxënësit të zgjedhin.
Mundësia 1: Ne mund ta ushtrojmë besimin te Perëndia nëpërmjet adhurimit të Tij në lutje. Alma 33:3–11
Shkrime të shenjta të tjera për t’u marrë parasysh: Alma 34:17–27
Nëse vendosni ta studioni Mundësinë 1 si klasë në vend që t’i vini nxënësit të përgatiten për ta dhënë mësim atë, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të bëjnë një listë të të vërtetave që i mësojmë rreth lutjes nga këto vargje. Ju mund të diskutoni gjithashtu disa nga konceptet e gabuara që kanë njerëzit për lutjen që të vërtetat nga këto vargje i trajtojnë dhe korrigjojnë.
Mund të jetë e dobishme t’i ftoni nxënësit të kërkojnë në librin e himneve për fraza rreth lutjes që kanë kuptim për ta. Ata mund të tregojnë përvoja vetjake që teksti i reflekton.
Mundësia 2: Ne mund ta ushtrojmë besimin duke besuar te Biri i Perëndisë. Alma 33:12–18
Shkrime të shenjta të tjera për t’u marrë parasysh: Gjoni 3:16 ; 2 Nefi 2:6–8
Nëse vendosni ta studioni Mundësinë 2 si klasë në vend që t’i vini nxënësit të përgatiten për ta dhënë mësim atë, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shenjojnë vargjet tek Alma 33:14, 18 . Më pas, kërkojuni nxënësve t’i gjejnë dhe tregojnë fragmentet e parapëlqyera rreth Birit të Perëndisë nga cilido libër i shkrimeve të shenjta. Nëse nevojitet, ata mund të përdorin një listë të fragmenteve të zotërimit doktrinor nga të katër kurset si burim.
Mundësia 3: Ne mund ta ushtrojmë besimin duke parë nga Jezu Krishti për shërim. Alma 33:18–23
Shkrime të shenjta të tjera për t’u marrë parasysh: Numrat 21:4–9 ; Helamani 8:14–15
Nëse vendosni ta studioni Mundësinë 3 si klasë në vend që t’i vini nxënësit të përgatiten për ta dhënë mësim atë, merreni parasysh të paraqitni figurat nga Libri i Figurave Artistike të Ungjillit “Moisiu dhe Gjarpri prej Bronzi ” dhe “Kryqëzimi ” ndërkohë që nxënësit i lexojnë fragmentet më lart. Ftojini ata t’i diskutojnë arsyet përse njerëzit sot mund të zgjedhin të mos shohin nga Jezu Krishti për shërim shpirtëror, si dhe burimet që njerëzit mund t’i shohin në vend të tyre. Pyetini nxënësit se çfarë do t’i thoshin dikujt i cili e pyet veten nëse Jezu Krishti mund t’i ndihmojë me të vërtetë.
Nëse nxënësit do ta përgatitin dhe japin mësimin, merreni parasysh t’ua jepni fletushkën vijuese për t’i ndihmuar me përgatitjen e tyre.
Merreni parasysh gjithashtu t’u jepni nxënësve materialet e përshtatshme te pjesa “Komente dhe Informacion për Rrethanat ” sipas nevojës.
Ide për Përgatitjen e Mësimit
Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024) – “Alma 33: Mësimdhënia e Ungjillit të Shpëtimtarit”
Te cila mundësi zgjodhe të përqendroheshe?
Krijo një Shënim
Fraza kyçe nga vargjet që mund t’ua sugjerosh atyre që u jep mësim, mund të shenjojnë:
Krijo një Shënim
Ajo që këto vargje mund t’i ndihmojnë ata të cilëve u jep mësim të kuptojnë ose ndiejnë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit:
Krijo një Shënim
Si mund të ndikojë kjo e vërtetë në jetën e atyre që u jep mësim:
Krijo një Shënim
Mësime me sende ose shembuj të mirë të njerëzve që e jetojnë këtë të vërtetë:
Krijo një Shënim
Pyetjet që mund t’i bësh për t’i ndihmuar ata që u jep mësim të përsiatin për atë që Alma dha mësim:
Krijo një Shënim
Përvojat që ke pasur me atë që dha mësim Alma:
Krijo një Shënim
Shkrimet e shenjta ose thënie të tjera nga udhëheqësit e Kishës:
Krijo një Shënim
Çfarë mund t’i ftosh ata të cilëve u jep mësim të bëjnë për shkak të asaj që mësuan:
Krijo një Shënim
© 2023 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Ftojini nxënësit t’ua japin me radhë mësimet e tyre partnerëve ose grupeve të vogla. Bëni kujdes të mos i detyroni nxënësit që janë tepër në ankth që t’i japin mësimet e tyre me zë të lartë. Merreni parasysh t’i ftoni disa nxënës të gatshëm ta japin mësim të gjithë orën mësimore.
Merre parasysh me lutje se si mund t’ia tregosh atë që mësove personit që pate në mendje kur e përgatite këtë mësim.
Ftojini nxënësit t’ia tregojnë pikëpamjet e tyre nga Alma 33 klasës duke përdorur pyetje si ato në vijim:
Mund të tregosh një pikëpamje kuptimplotë nga Alma 33 që e more teksa u përgatite për ta dhënë mësim atë.
Motra Sidni S. Rejnolds, më parë e Presidencës së Përgjithshme të Fillores, dha mësim:
“Unë jam lutur në shumë vende. Jam lutur në plazh, në male, në kishë, te këndi i lodrave. Jam lutur në shtëpinë time, në një aeroplan dhe në spital. Unë e di që mund t’i lutem Atit Qiellor çdo kohë dhe kudo. Unë e di se Ai më dëgjon.” (Sydney S. Reynolds, “I Can Pray to Heavenly Father Anytime, Anywhere ”, Liahona , maj 2003, f. 113)
Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi:
“Ati Qiellor na njeh dhe Ai do të na gjejë kudo ku jemi. Është ngushëlluese të dimë se kudo ku mund të jemi, Ai do të na flasë nëse ne e kërkojmë Atë në lutje.” (D. Todd Christofferson, “Friend to Friend: Seeking Him in Prayer ”, Friend , shkurt 2006, f. 9)
Teksti i himnit “Lutjen a e The ” (Himne , nr. 78) përmban shumë bekime që Perëndia na i ofron nëpërmjet dhuratës së lutjes.
Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, shpjegoi:
20:47
Henry B. Eyring encourages us to leave an inheritance of hope for those who will follow our example.
“Ati ynë i dashur Qiellor, na dha dhuratën e Birit të Tij të Dashur, Jezu Krishtit, si Shpëtimtarin tonë. Ajo dhuratë e madhe dhe bekimi i Shlyerjes së Jezu Krishtit sjell një trashëgimi të përgjithshme: premtimin e Ringjalljes dhe mundësinë për jetë të përjetshme për të gjithë ata që janë lindur.” (Henri B. Ajring, “Një Trashëgimi e Paçmueshme e Shpresës ”, Liahona , maj 2014, f. 24)
Krahasojini dy figurat vijuese ndërsa i lexoni burimet vijuese:
Plaku Glen O. Xhenson, i Të Shtatëdhjetëve, tha:
“Si Izraeli i lashtë në shkretëtirë, ne kemi përvoja gjatë jetës sonë në vdekshmëri, që na drejtojnë te Zoti … për shërim dhe shpëtim. Ndonjëherë Ai na disiplinon (shih te 1 Nefi 17:41 ), duke shpresuar t’i zbutë zemrat tona. Por në çdo situatë të vështirë, Ai qëndron gati plot mëshirë për të na shëruar nëse ne do të besojmë vetëm tek Ai. …
Ne e tregojmë dëshirën tonë për të qenë të shëruar duke e kujtuar Atë gjithmonë dhe duke iu bindur urdhërimeve të Tij. Nuk ishte gjarpri prej bronzi ai që e solli shërimin; ishte besimi te Jehova dhe bindja ndaj fjalëve të Tij.” (Glen O. Jenson, “Look and Live ”, Ensign , mars 2002, f. 34)
Shih “Gjarpër, i Bronxtë ” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.
Lexo te Gjoni 3:14–15 ; 1 Nefi 17:40–41 ; 3 Nefi 27:13–16 .
Për t’u dhënë nxënësve një përmbledhje të shkurtër pamore të mësimeve të Almës në këtë kapitull, merreni parasysh të shfaqni materialin filmik [”22 - Alma dhe Amuleku Japin Mësim për Besimin te Jezu Krishti” pjesën kur Alma e krahason fjalën e Perëndisë me një farë | Alma 32–33, (19:39; nga kodet kohore 12:43 deri në 14:52) në dispozicion në kishaejezukrishtit.org].
7:24
Alma the younger asks the people to have enough faith to plant the seed (word of God) in their hearts. And if the word of God is good, like a good seed, it will grow and make them happy.
Një mënyrë për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë se si të vërtetat e ungjillit e bekojnë jetën e tyre është që ata të përfytyrojnë se si jeta e tyre do të ishte ndryshe nëse nuk do t’i dinin të vërtetat e caktuara. Për shembull, në këtë mësim ju mund të bëni pyetjet vijuese rreth të vërtetave përkatëse:
Si do të ishte ndryshe jeta nëse do të besonit se ne mund të lutemi vetëm në dielën ose vetëm në kishë?
Si do të ishte ndryshe jeta nëse nuk do të dinit rreth Birit të Perëndisë?
Si do të ndiheshit po të mendonit se nuk ka asnjë mënyrë për t’u shëruar nga gabimet tuaja?