“Vështrim i Përgjithshëm për Kapitujt tek Alma 36–38”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Alma 36–38”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Alma 36–38
Vështrim i Përgjithshëm
Tek Alma 36–39, Alma këshilloi djemtë e tij Helamanin, Shiblonin dhe Koriantonin. Ai tregoi përvojën e tij kur pa një engjëll, ndjeu mundimin e mëkateve të tij dhe gjeti çlirim nëpërmjet Jezu Krishtit. Ai dha mësim se Zoti përdor shpesh gjëra të vogla dhe të thjeshta për të bërë gjëra të mëdha, siç është t’i lejojë shkrimet e shenjta të na tregojnë “udhën nga duhe[t] të shko[jmë]” në jetën tonë (Alma 37:40). Ai i këshilloi djemtë e tij që t’i zbatonin urdhërimet e Perëndisë. Ai e këshilloi me dashuri djalin e tij, Koriantonin, t’i braktiste dhe pendohej për mëkatet e tij, duke përfshirë një shkelje të ligjit të dëlirësisë.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
Alma 36
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të drejtohen nga Jezu Krishti me besim dhe ta ndiejnë gëzimin e çlirimit të Tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur të japin një shembull të dikujt që gjeti paqe në Krisht pasi vuajti për njëfarë kohe. Çfarë e ndihmoi këtë person të gjente paqe?
-
Figurë për t’u paraqitur: Një figurë e Alma të Riut dhe engjëllit
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Ndërkohë që nxënësit e ushtrojnë shenjimin e fjalëve dhe frazave në mënyra të ndryshme, ju mund t’i ftoni ata që i përdorin shkrimet e shenjta digjitale ta tregojnë ekranin e tyre për të shfaqur mënyrat e efektshme që kanë gjetur për t’i shenjuar shkrimet e tyre të shenjta.
Alma 37
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta ushtrojnë besimin te Jezu Krishti teksa e studiojnë fjalën e Tij në shkrimet e shenjta.
-
Përgatitja e nxënësve: Nxitini nxënësit që, ndërsa bëjnë studimin e përditshëm të shkrimeve të shenjta, të reflektojnë mbi bekimet që ai sjell në jetën e tyre, sidomos mbi mënyrën se si ai i ndihmon ata të vijnë te Krishti.
-
Figura për t’u paraqitur: Figura të gjërave të vogla dhe të thjeshta, si një furçë dhëmbësh, një mesazh në celular, ushtrime ose një veprim i thjeshtë shërbimi; një pikturë e Lehit dhe Liahonës
-
Materiali filmik: [“Alma Këshillon Bijtë e Tij” (17:05; shikoje nga kodi kohor 3:15 deri në 5:05 në dispozicion në kishaejezukrishtit.org)]
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për ta filluar mësimin, merreni parasysh t’u tregoni nxënësve një ose dy shembuj të gjërave të vogla dhe të thjeshta që bëjnë një ndryshim të madh në jetën tonë. Më pas, jepuni nxënësve 30 sekonda për të gjetur një shembull tjetër në shtëpinë e tyre dhe ta sjellin atë për t’ia treguar klasës.
Alma 37–38
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë se të jetuarit e urdhërimeve tani do t’i bekojë ata gjatë gjithë jetës së tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta lexojnë ose mësojnë përmendsh vargun tek Alma 37:35 dhe të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar se përse ata mendojnë se është e rëndësishme që të “mëso[jnë] në rininë [e tyre] të zbato[jnë] urdhërimet e Perëndisë”.
-
Figurë për t’u paraqitur: Një figurë e një fidani
-
Materiali filmik: [“Mbajtja e Premtimeve dhe Besëlidhjeve Tona” (14:39; shikoje nga kodi kohor 7:29 deri në 8:35) në https://www.churchofjesuschrist.org/study/general-conference/2019/10/29rasband?lang=alb]
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Kur nxënësit i përgjigjen pyetjes rreth këshillës më të mirë që ata kanë marrë nga një prind ose udhëheqës i Kishës, merreni parasysh t’i ftoni ata ta publikojnë këshillën te veçoria e bashkëbisedimit. Kjo do t’i lejojë ata t’i shqyrtojnë komentet e njëri-tjetrit. Më pas, mund t’i ftoni ata të tregojnë se nga e morën këshillën dhe se si ajo i ka bekuar ata.
Alma 39
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë seriozitetin e mëkatit seksual dhe se si ta kundërshtojnë tundimin për të shkelur ligjin e dëlirësisë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për atë që dinë rreth ligjit të dëlirësisë, se si ndihen rreth tij dhe për ndonjë pyetje që mund të kenë.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Vërini nxënësit të përdorin veçorinë e bashkëbisedimit për të mbledhur ide rreth mënyrave se si të rinjtë sot mund të ushtrojnë vetëkontroll dhe ta mposhtin tundimin. Mund të merrni parasysh gjithashtu të përdorni një program për telefonat celularë që i lejon nxënësit t’i shpërndajnë mendimet e tyre në mënyrë anonime.
Zotërimi Doktrinor: Alma 39:9
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta mësojnë përmendsh fragmentin e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun tek Alma 39:9, ta shpjegojnë doktrinën që jepet mësim në këtë fragment dhe t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të nisin ta mësojnë përmendsh frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun tek Alma 39:9. Mund t’i nxitni gjithashtu të përpiqen ta mësojnë përmendsh të gjithë vargun.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për veprimtarinë e ushtrimit të vënies në zbatim, merreni parasysh t’i gruponi nxënësit në dhoma virtuale të veçanta në mënyrë që ata të mund të diskutojnë se si ta ndihmojnë Ilirin. Publikojini në veçorinë e bashkëbisedimit pyetjet vijuese: “Çfarë tregon që Iliri po e shqyrton situatën e tij me një këndvështrim të përjetshëm? Cilët janë disa shembuj të burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore që mund ta ndihmojnë Ilirin? Çfarë mund të bëjë Iliri që të veprojë me besim dhe ‘të mos shko[jë] më pas epsheve të syve [të tij]’ (Alma 39:9)?” Merreni parasysh ta vizitoni çdo dhomë virtuale të veçantë nëse është e mundur. Sipas nevojës, merreni parasysh të publikoni në veçorinë e bashkëbisedimit çdo pyetje tjetër të renditur në mësim që mund t’i ndihmojë nxënësit.