Tek Alma 41:10, ti mësove se “ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi”. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh fragmentin e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun tek Alma 41:10, ta shpjegosh doktrinën dhe të ushtrosh zbatimin, në situata nga jeta reale, e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Mëso përmendsh dhe shpjego
Mendo për një situatë ku do të ishte e dobishme për dikë të dinte doktrinën që jepet mësim tek Alma 41:10. Më pas shpjego se si doktrina mund të ndihmojë në atë situatë.
Ushtroje vënien në zbatim
Shqyrtoje secilin prej tre parimeve vijuese të marrjes së njohurisë shpirtërore te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022). Më pas lidhi thëniet A–F me parimin e duhur. Çdo parim ka dy thënie që lidhen me të.
“Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve – profetët e Zotit në tokë sot – janë një burim jetik i së vërtetës.”
“Kur kërkojmë ta zhvillojmë kuptueshmërinë tonë dhe t’u japim zgjidhje shqetësimeve, është e rëndësishme që ne të mbështetemi te dëshmia që kemi tashmë për Jezu Krishtin.”
“Ne i marrim parasysh [pyetjet] në kontekstin e planit të shpëtimit dhe mësimeve të Shpëtimtarit.”
“Kur mësojmë t’i dallojmë burimet e pabesueshme dhe t’u shmangemi atyre, kjo mund të na mbrojë nga keqinformimi dhe nga ata që përpiqen ta shkatërrojnë besimin.”
“Ne kërkojmë ndihmën e Frymës së Shenjtë, me qëllim që t’i shohim gjërat ashtu sikurse i sheh Zoti.”
“Ndërsa vazhdojmë të kërkojmë përgjigje, duhet të jetojmë sipas besimit – duke mirëbesuar se përfundimisht do t’i marrim përgjigjet që kërkojmë.”
Bledi, një anëtar i Kishës, po has vështirësi për të kuptuar rëndësinë e zbatimit të urdhërimeve të Perëndisë. Kohët e fundit ai të tha: “Njoh shumë njerëz që i shkelin urdhërimet dhe duket se kanë jetë shumë të mirë. Si mund të thuash se, për të qenë i lumtur, duhet të zbatosh urdhërimet?” Ti mund ta shohësh sinqeritetin e pyetjes së Bledit, por e ndien se ke nevojë për pak kohë për t’i mbledhur të gjitha mendimet e tua për t’u përgjigjur. Të dy bini dakord të flisni më shumë rreth pyetjes së tij të nesërmen.
Përdore atë që ke mësuar dhe ndier gjatë studimit të vargut tek Alma 41:10 dhe parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për t’u përgatitur për të diskutuar pyetjen e Bledit.
Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore
Shkrimet e shenjta janë burime të caktuara në mënyrë hyjnore që mund të na ndihmojnë t’u përgjigjemi pyetjeve tona. Lexo tek Alma 41:10 dhe gjej të paktën një fragment tjetër të zotërimit doktrinor që mund të të ndihmojë të përgjigjesh.
Mendo për disa burime që do ta ftoje Bledin t’i shqyrtonte për informacion shtesë. Mund të shpjegosh madje se çfarë e bën një burim të besueshëm për sa i përket çështjeve shpirtërore.
Shqyrtoji konceptet ose pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm
Pyetjet vijuese mund të të ndihmojnë të përcaktosh supozimet që po bën Bledi:
Çfarë supozimesh mund të ketë ai për urdhërimet ose lumturinë?
Cilat mësime të ungjillit lidhen ose sigurojnë përgjigje për pyetjen e tij?
Si mendon, çfarë duhet të dijë Bledi rreth Atit Qiellor, planit të Tij dhe se si Ai i trajton fëmijët e Tij?
Vepro me besim
Bledi mund të veprojë me besim duke u përpjekur t’i kuptojë më mirë urdhërimet e Atit Qiellor. Zgjedhja për t’i zbatuar urdhërimet ndërsa kërkon kuptueshmëri më të madhe rreth rëndësisë së tyre do të ishte gjithashtu të vepruarit me besim. Zgjidh të paktën dy urdhërime dhe përcakto se si zbatimi i tyre mund ta ndihmojë Bledin të përjetojë lumturi ose se si shkelja e tyre mund të çojë në mjerim. Ti mund të tregosh gjithashtu se si zbatimi i këtyre urdhërimeve të ka sjellë lumturi.