Seminari
Vështrim i Përgjithshëm për Kapitujt tek Alma 39–42


“Vështrim i Përgjithshëm për Kapitujt tek Alma 39–42”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Alma 39–42”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Alma 39–42

Vështrim i Përgjithshëm

Pasi i ati e ftoi të pendohej, Koriantoni pati disa pyetje rreth planit të Perëndisë, duke përfshirë atë që na ndodh pasi vdesim. Alma i mësoi Koriantonit të vërteta të rëndësishme për ta ndihmuar atë ta kuptonte planin e Atit Qiellor për rivendosjen. Edhe Koriantoni e pati të vështirë ta kuptonte realitetin e drejtësisë dhe mëshirës së Perëndisë. Alma e ndihmoi ta zgjeronte këndvështrimin e tij për Atin tonë të dashur Qiellor dhe planin e Tij për ne.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

Alma 40

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta thellojnë vlerësimin e tyre për atë që ka bërë Shpëtimtari për ta dhe do t’u japë atyre një mundësi për ta shpjeguar se çfarë ndodh pasi vdesim.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për pyetjet që mund të kenë rreth asaj se çfarë ndodh pasi vdesim dhe të vijnë të përgatitur për t’i treguar.

  • Materiali filmik:Varri Nuk Ka Fitore” (9:18; shikoje nga kodi kohor 4:21 deri në 5:13)

  • Fletushka: “Bota e Shpirtrave”; “Ringjallja

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Pasi nxënësit të jenë ndarë në dyshe dhe të kenë pasur kohë për ta përgatitur atë që do të japin mësim për një nga dy temat, vendoseni secilën dyshe në një dhomë virtuale të veçanta me një dyshe që e ka studiuar temën tjetër. Ftojini dyshet t’i japin mësim njëri-tjetrit me radhë. Kur nxënësit të kthehen së bashku, ftojini ata të tregojnë se çfarë u pëlqeu rreth mënyrës se si dyshja tjetër u dha mësim.

Alma 41

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si ligësia nuk mund të çojë në lumturi.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë se si bindja ndaj urdhërimeve u ka sjellë atyre lumturi dhe i ndihmon të ndihen të përgatitur për ta takuar Perëndinë pas kësaj jete.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të përdorni veçorinë “tabela e bardhë” për të krijuar dy lista të titulluara “Lumturia” dhe “Mjerimi” dhe t’i lejoni nxënësit të shtojnë në çdo listë karakteristika që çojnë në lumturi ose në mjerim.

Zotërimi Doktrinor: Alma 41:10

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh fragmentin e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun tek Alma 41:10, ta shpjegojnë doktrinën dhe të ushtrojnë zbatimin, në situata nga jeta reale, e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mësojnë përmendsh vargun tek Alma 41:10.

  • Sendi për t’u paraqitur: Skenari te pjesa ushtroje vënien në zbatim

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të paraqitni dhe të përdorni veçorinë “mësimi përmendsh” në programin kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] për t’i ndihmuar nxënësit të ushtrojnë mësimin përmendsh të të gjithë fragmentit të zotërimit doktrinor. Çdo herë që nxënësit e thonë fragmentin, ju mund të përdorni funksionin e rrëshqitjes në fund të ekranit për të hequr një fjalë derisa të mbetet vetëm shkronja e parë e secilës fjalë.

Alma 42, Pjesa 1

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë më mirë natyrën e Atit Qiellor si një qenie edhe e drejtë, edhe e mëshirshme.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të bëjnë një bashkëbisedim me një pjesëtar të familjes ose shok rreth disa prej ideve të ndryshme që kanë njerëzit rreth karakterit të Perëndisë.

Alma 42, Pjesa 2

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë se si Shlyerja e Jezu Krishtit i lejon ata ta marrin mëshirën e premtuar në planin e Atit Qiellor.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të gjejnë në shkrimet e shenjta një shembull të një personi ose grupi njerëzish që treguan pendim të sinqertë.

  • Sende për t’u paraqitur: Një vizatim i peshores

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të paraqitni figurën e peshores dhe ta emërtoni atë gjatë paraqitjes. Mund të përdorni veçorinë “tabela e bardhë” ose të krijoni një paraqitje që shfaq peshoren dhe më pas t’i shtoni etiketat një e nga një.