Seminari
Zotërimi Doktrinor: 3 Nefi 11:10–11 – “Unë Kam Plotësuar Vullnetin e Atit në të Gjitha Gjërat që nga Fillimi”


“Zotërimi Doktrinor: 3 Nefi 11:10–11 – ‘Unë Kam Plotësuar Vullnetin e Atit në të Gjitha Gjërat që nga Fillimi’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Zotërimi Doktrinor: 3 Nefi 11:10–11”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Zotërimi Doktrinor: 3 Nefi 11:10–11

“Unë Kam Plotësuar Vullnetin e Atit në të Gjitha Gjërat që nga Fillimi”

Krishti duke iu drejtuar nefitëve

Në studimin tënd tek 3 Nefi 11, mësove rreth shfaqjes së Jezu Krishtit para nefitëve. Ai u tha se e kishte përmbushur vullnetin e Atit Qiellor duke marrë mbi Vete mëkatet e botës. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh fragmentin e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet tek 3 Nefi 11:10–11, ta shpjegosh doktrinën që jepet mësim në këtë fragment dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

Dhënia e mundësive që nxënësit të japin dëshmi. Sigurohuni që nxënësit ta kuptojnë se një dëshmi nuk ka pse të fillojë me fjalë të caktuara ose të jepet vetëm në mjedise formale. Ndihmojini ata të dallojnë se po dëshmojnë kur thonë shprehje të thjeshta, të sinqerta të asaj që ata besojnë se është e vërtetë.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i kërkojnë një pjesëtari të familjes ose udhëheqësi të Kishës t’u shpjegojë pse ka zgjedhur ta ndjekë Jezu Krishtin.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor është hartuar për t’u dhënë pas mësimit “3 Nefi 11:1–11”, që është mësimi kontekstual për fragmentin e zotërimit doktrinor tek 3 Nefi 11:10–11. Nëse ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor duhet të zhvendoset në një javë tjetër, sigurohuni që të jepni edhe mësimin përkatës kontekstual gjatë asaj jave.

Mëso përmendsh dhe shpjego

Fraza kyç e shkrimit të shenjtë për referencën 3 Nefi 11:10–11 është “Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi”. Nëse do, mund ta shenjosh këtë pjesë te vargu 11 në një mënyrë të dallueshme për ta bërë të dalë në pah nga pjesa tjetër e vargut.

Ndihmojini nxënësit të mësojnë përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet tek 3 Nefi 11:10–11. Një mënyrë për ta bërë këtë është të paraqitni figurat vijuese të Jezu Krishtit, të cilat përfaqësojnë përmbushjen e vullnetit të Atit Qiellor nga Jezu Krishti duke marrë mbi Vete mëkatet tona.

Ftojini nxënësit t’i përsëritin shumë herë referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë. Teksa nxënësit e mësojnë përmendsh, nxitini ata të mos shohin vetëm fjalët por edhe figurat e paraqitura. Ftojini ata të reflektojnë për domethënien e fjalëve të Shpëtimtarit që po mësojnë përmendsh.

Krishti në Gjetseman dhe Krishti në kryq

Në një mësim të mëparshëm, diskutuat për të vërtetën që gjendet tek 3 Nefi 11:11Jezu Krishti bëri vullnetin e Atit duke marrë mbi Vete mëkatet e botës.

Imagjino sikur dikush që di pak rreth Jezu Krishtit të kërkon t’i mësosh atë që di rreth Tij.

  • Duke përdorur pohimin e së vërtetës dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë, si do ta shpjegoje atë që bëri Jezu Krishti për ne dhe arsyen pse ajo ka rëndësi?

Ushtroje vënien në zbatim

Rishikoji shkurtimisht parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore te paragrafët 5–12 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023).

Jepuni nxënësve një mundësi që ta dëftojnë kuptueshmërinë e tyre për parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Një mënyrë për ta bërë këtë është t’i paraqitni tre parimet në tabelë dhe të ftoni disa nxënës t’i shkruajnë ose shpjegojnë parimet me një fjali.

Skenari vijues mund t’i ndihmojë nxënësit të ushtrojnë zbatimin e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore dhe doktrinën që jepet mësim tek 3 Nefi 11:10–11. Merreni parasysh ta paraqitni këtë skenar në mënyrë që nxënësit të mund t’i referohen gjatë gjithë pjesës tjetër të mësimit.

Dorina ka filluar të shpenzojë më tepër kohë me një grup të ri shokësh. Këta shokë nuk e ndjekin Jezu Krishtin, por ajo vë re se ata duken të lumtur pa e njohur Perëndinë në jetën e tyre. Dorinës i është mësuar të besojë te Jezu Krishti dhe ta ndjekë Atë. Ajo e ka lidhur gjithmonë lumturinë me bindjen ndaj Jezu Krishtit, por ajo po fillon të pyesë veten se sa thelbësore është ta ndjekësh Atë.

Parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore mund të jenë të dobishme në një situatë si ajo e Dorinës.

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

Për të të ndihmuar të kuptosh se si Dorina mund ta shqyrtojë shqetësimin e saj me një këndvështrim të përjetshëm, kopjoje tabelën e mëposhtme në ditarin tënd të studimit. Pastaj plotësoje tabelën duke renditur të gjitha arsyet dhe rrjedhojat që mund të të vijnë ndër mend për të dyja kolonat. Sigurohu që të përfshish ide nga 3 Nefi 11:10–11 ndërsa plotëson kolonën në të djathtë.

Nxënësit mund të punojnë së bashku në grupe të vogla për të plotësuar tabelën vijuese ose mund ta plotësoni tabelën së bashku si klasë.

Ndihmojini nxënësit të ndihen të sigurt për t’i shprehur pikëpamjet e tyre. Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë që ta plotësojnë tabelën, mund të bëni pyetje më specifike, si ajo në vijim: Çfarë arsyesh mund të ketë Dorina që dëshiron të jetojë më shumë si grupi i saj i ri i shokëve? Cilat janë rrjedhojat afatshkurtra dhe afatgjata të kësaj zgjedhjeje? Çfarë dini rreth Jezu Krishtit që do ta bënte me vlerë ta ndiqnit Atë? Çfarë bekimesh mund të përjetojë Dorina nga zgjedhja për të ndjekur Jezu Krishtin?

Ndjekja e të Tjerëve

Ndjekja e Jezu Krishtit

Arsyet:

Ndjekja e të Tjerëve

Ndjekja e Jezu Krishtit

Rrjedhojat:

Ndjekja e të Tjerëve

Ndjekja e Jezu Krishtit

Pasi studentët ta kenë plotësuar tabelën, ftojini ata të tregojnë atë që mësuan. Pyetja vijuese mund të përdoren si pjesë e këtij diskutimi:

  • Si qe e dobishme të mendoje rreth mundësive të Dorinës në këtë mënyrë?

    Pyetjet vijuese mund t’i ndihmojnë nxënësit të kuptojnë se si parimet e tjera të marrjes së njohurisë shpirtërore mund të jenë gjithashtu të dobishme në situatën e Dorinës.

  • Përveç vargjeve tek 3 Nefi 11:10–11, cilat burime të tjera të caktuara në mënyrë hyjnore mund ta ndihmojnë Dorinën të kuptojnë rëndësinë e ndjekjes së Jezu Krishtit?

    Ndërsa nxënësit diskutojnë për pyetjen e mëparshme, ata mund t’i shtojnë idetë e tyre të reja në pjesën e duhur të kolonës së dytë në tabelat e tyre. Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë që të gjejnë burime të caktuara në mënyrë hyjnore, mund t’i drejtoni ata te shkrimet e shenjta si Gjoni 14:6; Veprat e Apostujve 4:12 dhe 2 Nefi 25:20.

  • Çfarë mund të bëjë Dorina për ta shtuar besimin e saj te Jezu Krishti dhe për t’u bërë më e gatshme ta ndjekë Atë?

Mendo rreth mënyrës se si ajo që mësove sot mund ta bekojë jetën tënde ose jetën e dikujt që njeh. Vepro sipas nxitjeve shpirtërore që mund të kesh pasur gjatë mësimit.

Përsëritja e zotërimit doktrinor

Gjatë një mësimi të ardhshëm, paraqitni një ose dy figura të shfaqjes së Jezu Krishtit te nefitët. Kërkojuni nxënësve të thonë përmendsh referencën e fragmentit të zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë që lidhen me këtë portretizim. Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë, shkruani disa informacione në tabelë për t’ua ngacmuar kujtesën. Për shembull, mund të shkruani 3 _______ 11:10– ____: “Unë kam _______________ vullnetin e _____________ në _____ gjërat që nga ________________”.