“3 Nefi 8–11: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“3 Nefi 8–11”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
3 Nefi 8–11
Vështrim i Përgjithshëm
Në kontinentin amerikan, Kryqëzimi i Shpëtimtarit u shenjua nga shkatërrimi i skajshëm dhe errësira. Në një çast gjatë tri ditëve të errësirës përshkuese, Jezu Krishti i foli popullit. “[Ai] zbriti poshtë dhe qëndroi mes tyre” (3 Nefi 11:8). Ai u mësoi atyre për misionin e Tij dhe gjithçka që Ai kishte bërë për ta. Ai i ftoi njerëzit të dëshmonin personalisht se Ai ishte vrarë për mëkatet e botës. Një nga një ata u afruan tek Ai dhe e prekën plagën në anën e Tij dhe gjurmët e gozhdëve në duart dhe këmbët e Tij. Ai më pas u deklaroi doktrinën e Tij atyre.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi atë që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
3 Nefi 8–10
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do të përcaktojë karakteristikat e Jezu Krishtit që mund t’i ndihmojnë nxënësit të ndiejnë dashuri më të madhe për Të dhe mirëbesim më të madh tek Ai.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë tek 3 Nefi 8, duke përfytyruar se si do të kishte qenë po të ishin të pranishëm gjatë këtyre ngjarjeve.
-
Materiali filmik: “Jezu Krishti Shfaqet në Kontinentin e Lashtë Amerikan” (16:43; shiko nga kodi kohor 0:35 deri në 3:19)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Në këtë mësim, nxënësit do të fillojnë një listë me gjërat që po mësojnë rreth Jezu Krishtit. Kjo listë do të shtohet ndërsa ata vazhdojnë të studiojnë shërbesën e Tij në kontinentin e lashtë amerikan. Merreni parasysh të krijoni një listë kolektive të klasës që mund të përdoret gjatë gjithë mësimeve të ardhshme. Lista mund të jetë një dokument elektronik ose një diskutim i vazhdueshëm ku nxënësit mund të hyjnë dhe të shtojnë gjëra.
3 Nefi 11:1–11
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund të ndihmojë që nxënësve t’u shtohet dashuria dhe mirënjohja për Jezu Krishtin për shkak të faktit se kush është Ai dhe asaj që Ai bëri për ta.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të gjejnë një shkrim të shenjtë ose një thënie nga një udhëheqës i Kishës që i ndihmon ata të kuptojnë më shumë rreth asaj që Jezu Krishti ka bërë për ta.
-
Materiale filmike: “Jezu Krishti Shfaqet në Kontinentin e Lashtë Amerikan” (16:43; shiko nga kodi kohor 11:19 deri në 13:29)
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Referencat e shkrimeve të shenjta që nxënësit t’i studiojnë nga fundi i mësimit
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të përdorni funksionin e tabelës së bardhë për të renditur ato që mësuan nxënësit rreth Jezu Krishtit nga studimi tek 3 Nefi 11:1–11. Kjo mund t’i ndihmojë nxënësit të shtojnë gjëra në listën që u ftuan të fillojnë në mësimin e mëparshëm.
Zotërimi Doktrinor: 3 Nefi 11:10–11
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta mësojnë përmendsh fragmentin e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun tek 3 Nefi 11:10–11, ta shpjegojnë doktrinën që jepet mësim në këtë fragment dhe t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i kërkojnë një pjesëtari të familjes ose udhëheqësi të Kishës të shpjegojë pse ka zgjedhur ta ndjekë Jezu Krishtin.
-
Figurë: Jezu Krishti që shfaqet në tempull
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Tabelë rreth ndjekjes së të tjerëve ose ndjekjes së Jezu Krishtit
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Krahas dhënies së arsyeve nga tabela për ta ndihmuar Dorinën të vendosë ta ndjekë Jezu Krishtin, nxënësve mund t’u kërkohet të përdorin gjërat që kanë përreth. Merreni parasysh t’i ftoni ata të tregojnë diçka nga shtëpia e tyre që i ndihmon ta kujtojnë zotimin e tyre për ta ndjekur Jezu Krishtin dhe bekimet që marrin nga bërja e kësaj.
3 Nefi 11:12–17
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të marrin ose forcojnë dëshminë e tyre që Jezu Krishti është Shpëtimtari i tyre vetjak.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë tek 3 Nefi 11:12–17 dhe të imagjinojnë si do të ishin ndier po të kishin pasur këtë ndërveprim vetjak me Jezu Krishtin.
-
Materiale filmike: “Zgjedhjet për Përjetësinë” (31:24; shiko nga kodi kohor 26:05 deri në 26:28); “Jezu Krishti Shfaqet në Kontinentin e Lashtë Amerikan” (16:43; shiko nga kodi kohor 13:29 deri në 16:03)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Gjatë mësimit, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përfytyrojnë ngjarjet e shënuara tek 3 Nefi 11:12–15. Inkurajojini ata t’ua heqin zërin mikrofonave dhe t’i fikin kamerat në mënyrë që të mund të angazhohen siç duhet në veprimtari dhe të ndihen më rehat. Pas një sasie të caktuar kohe, ftojini ata t’i ndezin mikrofonat dhe kamerat përsëri dhe të japin mendimet dhe përshtypjet e tyre.
3 Nefi 11:18–41
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë dhe shpjegojnë më mirë doktrinën e Jezu Krishtit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mësojnë rreth doktrinës së Krishtit përpara orës mësimore. Ata mund të studiojnë mësimet e Shpëtimtarit tek 3 Nefi 11:31–41 ose të kërkojnë fjalët “doktrina e Krishtit” në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose në ChurchofJesusChrist.org.
-
Fletushka: “Plani Mësimor për Doktrinën e Krishtit”
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Pyetjet për vlerësimin e vetes në fund të mësimit
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Mund t’i ftoni nxënësit e gatshëm t’ia tregojnë mësimin e tyre gjithë klasës. Mund të përdorni edhe dhoma virtuale dhe t’i ftoni nxënësit që t’ia japin mësimet e tyre një grupi të vogël.