Seminari
3 Nefi 28: Pasja e Dëshirës për t’i Sjellë të Tjerët te Jezu Krishti


“3 Nefi 28: Pasja e Dëshirës për t’i Sjellë të Tjerët te Jezu Krishti”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“3 Nefi 28”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

3 Nefi 28

Pasja e Dëshirës për t’i Sjellë të Tjerët te Jezu Krishti

grup të rinjsh të lumtur duke ecur në rrugë

Një nga dëshirat më të mëdha që mund të kemi në jetën tonë është t’i ndihmojmë njerëzit e tjerë t’i marrin bekimet e ofruara nga Jezu Krishti dhe Shlyerjen e Tij (shih te Doktrina e Besëlidhje 15:6). Tre prej dishepujve nefitë e treguan këtë në një mënyrë unike kur dëshiruan të qëndronin në tokë dhe të sillnin shpirtra te Jezu Krishti deri në Ardhjen e Tij të Dytë. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të ndiesh një dëshirë më të madhe për t’i sjellë të tjerët te Jezu Krishti.

Ndihma që nxënësit të mësojnë të mbështeten te Jezu Krishti. Ndërsa nxënësit përpiqen ta ndjekin Jezu Krishtin, ata mund të ndihen të pasigurt për aftësitë e tyre për t’i përmbushur detyrat e tyre. Kujtojuani nxënësve që, ndërsa veprojnë me besim, ata do të forcohen nga Zoti. Nxitini ata të kërkojnë udhërrëfim dhe kurajë duke u kthyer tek Ati Qiellor në lutje.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth përvojave që kanë pasur me shpërndarjen e ungjillit dhe çfarë i ndihmoi të dëshironin ta bënin atë që bënë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Çfarë dëshiron?

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përsiatin për pyetjet vijuese.

  • Si do të përgjigjeshe nëse Jezusi do të të shfaqej dhe do të të pyeste: “Çfarë dëshiron prej meje?”

  • Përse do ta zgjidhje atë që zgjodhe?

Merreni parasysh t’i ftoni disa nxënës që ndihen të lirshëm për ta bërë këtë gjë t’i tregojnë përgjigjet e tyre.

Gjatë shërbesës së Shpëtimtarit midis nefitëve, Ai ua bëri këtë pyetje dishepujve të Tij (shih te 3 Nefi 28:1).

Lexo tek 3 Nefi 28:2–6, duke kërkuar se si iu përgjigjën dishepujt nefitë pyetjes së Shpëtimtarit.

  • Çfarë gjete?

Te vargu 6, Shpëtimtari përmendi se tre prej dishepujve nefitë dëshiruan të njëjtën gjë që kishte dëshiruar Gjoni, Dishepulli i Dashur. Lexo te Doktrina e Besëlidhje 7:1–3, duke kërkuar dëshirën e Gjonit.

  • Përse mendon se këta tre dishepujt dëshiruan të qëndronin mbi tokë?

Mendo për dëshirën tënde për t’i sjellë njerëzit te Jezu Krishti. Vlerësimi vijues i vetes mund të të ndihmojë ta bësh këtë.

Merreni parasysh ta paraqitni veprimtarinë vijuese dhe t’i ftoni nxënësit ta vlerësojnë veten në heshtje. Mos ua kërkoni nxënësve t’ia tregojnë përgjigjet e tyre klasës.

Përgjigju për secilin nga pohimet vijuese me njërën nga këto përgjigje: “rregullisht”, “nganjëherë” ose “rrallëherë”.

  1. Unë kërkoj mundësi për t’u treguar njerëzve rreth Krishtit.

  2. Unë lutem për mundësi për të gjetur njerëz për t’u folur rreth Krishtit.

  3. Unë ndiej një dëshirë për t’i ndihmuar të tjerët ta ndjekin Jezu Krishtin.

Shtimi i dëshirës sate për t’i ndihmuar të tjerët të vijnë te Krishti

Krahas nxënësve që e vizatojnë figurën vijuese në ditarët e tyre të studimit, ju mund ta vizatoni atë në tabelë.

Në mes të një faqeje në ditarin tënd të studimit, vizato një figurë të vogël njeriu që përfaqëson një adoleshent që nuk e ka dëshirën për ta shpërndarë ungjillin te të tjerët. Në një vend bosh rreth figurës së njeriut shkruaj disa nga arsyet përse ky adoleshent mund të mos dëshirojë ta shpërndajë ungjillin. Ruaj vend për t’i shkruar të vërtetat që mëson ndërsa studion sot.

Ndërsa vazhdon të studiosh, kërko mësimet që mund ta ndihmojnë dikë të ndiejë një dëshirë më të madhe për ta shpërndarë ungjillin.

Lexo tek 3 Nefi 28:7–10, duke kërkuar se çfarë u premtoi Zoti dishepujve nefitë që dëshiruan të qëndronin mbi tokë për të sjellë shpirtra tek Ai.

  • Çfarë bekimesh u dha Jezusi atyre te vargjet 7–8 që të mund t’i përmbushnin dëshirat e tyre?

  • Çfarë u premtoi Shpëtimtari dishepujve të Tij te vargjet 9–10 se do të merrnin për shkak të dëshirave të tyre të drejta?

Në periudhën tonë ungjillore, Zoti u ka premtuar bekime atyre që përpiqen të sjellin shpirtra tek Ai. Lexo te Doktrina e Besëlidhje 18:15–16, duke kërkuar bekimet që mund të përjetojmë për sjelljen e shpirtrave te Jezu Krishti.

  • Cila është një e vërtetë që mund ta mësojmë nga këto vargje rreth mënyrës se si mund të bekohemi ndërsa përpiqemi të sjellim shpirtra te Jezu Krishti?

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga këto vargje është: ndërsa bëjmë përpjekje për të sjellë shpirtra te Jezu Krishti, ne mund të përjetojmë gëzim. Merre parasysh ta shkruash këtë të vërtetë te figura që krijove.

  • Përse mendon se sjellja e shpirtrave te Jezu Krishti është një burim gëzimi?

  • Si mund ta ndihmojë të kuptuarit e kësaj të vërtete dikë të ndiejë një dëshirë më të madhe për ta shpërndarë ungjillin?

Kërko shkrime të shenjta ose thënie të tjera nga udhëheqësit e Kishës që mund të ndihmojnë të rritet dëshira jonë për ta shpërndarë ungjillin. Mund të përdorësh mjete studimi si Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta për të kërkuar tema si “Punë Misionare”, ose mund t’i studiosh disa ose të gjitha vargjet vijuese. Shtoji të vërtetat që gjen në figurën në ditarin tënd të studimit.

Paraqitini vargjet e mëposhtme. Jepuni nxënësve kohë për t’i studiuar këto vargje ose të tjera ose thëniet nga udhëheqësit e Kishës që i gjejnë vetë.

Ftojini nxënësit të tregojnë se çfarë mësuan nga studimet e tyre. Përveç se t’ua bëni pyetjen vijuese, mund t’i ftoni ata t’i shkruajnë të vërtetat që zbuluan përreth vizatimit në tabelë.

  • Cilat janë disa mësime që gjete që mund ta ndihmojnë dikë të ndiejë një dëshirë më të madhe për ta shpërndarë ungjillin? Pse mendon se këto mësime do të ndihmonin?

  • Cilat përvoja të kanë ndihmuar t’i shohësh bekimet që mund të merren kur ne e shpërndajmë ungjillin?

Për të parë shembuj se si individët u bekuan nëpërmjet përpjekjeve misionare, merre parasysh të shohësh “Your Day for a Mission” [“Dita Juaj për një Mision”] (3:31) ose “By Small and Simple Things: Sharing the Gospel” [“Me Anë Të Gjërave të Vogla dhe të Thjeshta: Shpërndarja e Ungjillit”] (3:19). Të dyja materialet filmike mund të gjenden në ChurchofJesusChrist.org.

3:31
3:19

Mendo se çfarë ke mësuar ose ndier sot që mund të ketë ndikuar në dëshirën tënde për t’i ndihmuar të tjerët të vijnë te Krishti. Shëno në ditarin tënd të studimit çdo mendim ose mbresë shpirtërore që ke pasur dhe bëj një plan për të vepruar sipas mbresave të tua.

Merreni parasysh të dëshmoni për forcën që mund të marrim dhe dashurinë e Perëndisë që mund të ndiejmë ndërsa veprojmë sipas dëshirës për t’i ndihmuar të tjerët të vijnë te Jezu Krishti.