Seminari
Moroni 10:26–34: “Ejani te Krishti”


“Moroni 10:26–34: ‘Ejani te Krishti’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Moroni 10:26–34”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Moroni 10:26–34

“Ejani te Krishti”

Shpëtimtari me krahë të shtrira

Ne u dërguam në tokë për të mësuar dhe për t’u rritur në mënyrë që të mund të fitojmë jetën e përjetshme. Për të na ndihmuar, Ati Qiellor dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin. Ai ka thirrur gjithashtu profetë për të dhënë mësim dhe dëshmuar për Jezu Krishtin. Në vargjet e fundit të Librit të Mormonit, Moroni i ftoi të gjithë ta ndjekin Shpëtimtarin. Ky mësim mund të të ndihmojë “[të vish] te Krishti dhe [të] përsose[sh] në të” (Moroni 10:32).

Nxitini nxënësit të përpiqen fort për t’u bërë si Jezu Krishti. Ndihmojini nxënësit t’i dallojnë nxitjet nga Fryma e Shenjtë për t’i përcaktuar mënyrat se si mund të bëhen më shumë si Jezu Krishti. Nxitini nxënësit t’i marrin parasysh me lutje hapat e veçantë që mund të ndërmarrin në përpjekjet e tyre për t’u bërë më shumë si Shpëtimtari.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar se çfarë mendojnë se do të thotë shprehja “ejani te Krishti”. Nxënësit mund ta kërkojnë frazën në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] nëse u nevojitet ndihmë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Shënim: Ky mësim përqendrohet në doktrinën që jepet mësim te Moroni 10:26–34. Nxënësit do të kenë një mundësi për të raportuar për përvojat e tyre të studimit të Librit të Mormonit në tërësinë e tij te mësimi “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 10”.

Qëllimet e Librit të Mormonit

Merreni parasysh ta paraqitni një figurë të një larmie sendesh ose t’i sillni ato në klasë. Kërkojuni nxënësve ta përmbledhin se cili është qëllimi i secilit send. Më pas ngrini një kopje të Librit të Mormonit dhe diskutojini qëllimet e tij.

Te faqja e titullit të Librit të Mormonit, Moroni shpalli se Libri i Mormonit u shkrua për të na bindur se “Jezusi është Krishti”. Termi “Krisht” është “ekuivalenti në greqisht i Mesias. Do të thotë Profeti i vajosur, Prift, Mbret dhe Çlirimtar” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Mesia”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

  • Si e ka forcuar studimi i Librit të Mormonit besimin tënd te Jezu Krishti?

  • Si të ka ndihmuar studimi i Librit të Mormonit ta ndjekësh Jezu Krishtin?

    Pyetja vijuese është menduar për reflektim vetjak.

  • Si e ndien se po ecin aktualisht përpjekjet e tua për ta ndjekur Atë?

Ftesat e fundit të Moronit

Pasi dha mësim rreth dhuratave të shpirtit dhe paralajmërimit për pasojat e mosbesimit, Moroni foli rreth Librit të Mormonit.

Lexo te Moroni 10:27–29 duke kërkuar se çfarë profetizoi Moroni se do të ndodhte.

  • Çfarë mendon rreth takimit me Moronin te shufra e gjykimit?

Moroni bëri më pas nxitjet e tij të fundit, ose ftesat.

Lexo te Moroni 10:30–34, duke kërkuar se çfarë na ftoi Moroni të bëjmë dhe për bekimet e premtuara që na i tregoi.

Qëllimi i ushtrimit vijues është t’i ndihmojë nxënësit t’i thellojnë njohuritë e tyre për disa nga frazat e Moronit.

Mund ta paraqitni tabelën vijuese ose ta rikrijoni atë në dërrasë. Nëse e rikrijoni atë në dërrasë, shkruajini titujt e secilës kolonë dhe vërini nxënësit të lexojnë te Moroni 10:30–34 dhe të renditin atë që shkon në secilën kolonë. Më pas, mund të shtoni referencat e shkrimit të shenjtë dhe ndihmat për studim që nxënësit ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre.

Merreni parasysh t’i ndani këto ftesa dhe premtime mes nxënësve dhe t’i ftoni ata t’ia shpjegojnë klasës se çfarë kuptimi kanë ato. Nxënësit mund të studiojnë edhe në grupe të vogla. Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini nxënësit ta diskutojnë atë që zbuluan. Pyetjet që vijnë pas tabelës mund të ndihmojnë për të lehtësuar diskutimin.

Mund të vendosni gjithashtu copa letre me ftesat, premtimet dhe shkrimet e shenjta të lidhura me to përreth klasës. Ftojini nxënësit të lëvizin nëpër dhomë dhe t’i studiojnë ftesat dhe premtimet e ndryshme.

Çfarë duhet të bëjmë (ftesat e Moronit)

Çfarë premton Ati Qiellor

Çfarë duhet të bëjmë (ftesat e Moronit)

Mbështetuni në çdo dhuratë të mirë. (Shih te Moroni 7:19; Doktrina e Besëlidhje 6:7.)

Shmangi dhuratat e liga dhe gjërat e papastra. (Shih te 2 Nefi 4:27–28; Mormoni 9:28.)

T’i mohojmë vetes gjithë paperëndishmërinë. (Shih te Përkthimi i Joseph Smith-it, Mateu 16:25–29 [te Mateu 16:24, poshtëshënimi a]; Mosia 3:19.)

Ta duam Perëndinë me gjithë fuqinë, mendjen e forcën tonë. (Shih te Mateu 22:36–38; Omni 1:26.)

Çfarë premton Ati Qiellor

Hiri i Tij është i mjaftueshëm dhe mund të na bëjë të përsosur. (Shih te 2 Nefi 10:24; 25:23; Ethëri 12:27; Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Hir”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org.)

Ne do të shenjtërohemi dhe do të marrim një heqje të mëkateve tona. (Shih tek 3 Nefi 27:20; Doktrina e Besëlidhje 76:41; Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Shenjtërim”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org.)

Ne do të bëhemi të shenjtë pa njollë. (Shih te Levitiku 19:2; Doktrina e Besëlidhje 87:8; Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Shenjtë (i)”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org.)

  • Cilat ftesa ose premtime janë më kuptimplotat për ty dhe përse?

  • Si mund të të ndihmojë të vepruarit sipas këtyre ftesave që të vish te Jezu Krishti?

  • Çfarë parimesh mund të mësojmë nga Moroni 10:30–34?

Një parim që mësojmë, është: ndërsa vijmë te Jezu Krishti, ne mund të përsosemi në Të.

“Ejani te Krishti dhe përsosuni në të”

Nëse dëshironi mund të shfaqni materialin filmik “Come unto Christ: 2014 Theme Song” [“Ejani te Krishti: Kënga për Temën për Vitin 2014”] (4:48), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Ftojini nxënësit që, ndërsa e shohin, të përsiatin se si hiri i Shpëtimtarit i ka ndihmuar ata në kohët e tyre të nevojës.

4:48
  • Çfarë bëri Jezu Krishti që ne të mund t’i marrim premtimet te Moroni 10:30–34 dhe të përsosemi në Të?

  • Si e ke parë hirin (ndihmën ose forcën hyjnore) të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit të veprojnë në jetën tënde?

Për t’i ndihmuar nxënësit të vijnë te Krishti më plotësisht, merreni parasysh ta tregoni dëshminë e fuqisë së Shpëtimtarit për të na përsosur dhe pastruar nëse vijmë tek Ai.

Pyetjet vijuese mund t’i ndihmojnë nxënësit të mendojnë për diçka që mund ta bëjnë për të ardhur te Krishti dhe për t’u përsosur në Të. Nëse doni mund t’i paraqitni pyetjet vijuese dhe t’i ftoni nxënësit t’i shënojnë përgjigjet e tyre në ditarët e tyre të studimit. Jepuni nxënësve kohë në orën mësimore për të vepruar sipas vendimeve të tyre, nëse është e mundur. Nëse nxënësit po punojnë për synimet e zhvillimit të të rinjve që po i ndihmojnë ata të vijnë te Krishti, ata mund të vazhdojnë të punojnë për ato synime.

  • A ka ndonjë gjë të paperëndishme në jetën time që është e nevojshme t’ia mohoj vetes (për shembull, ndikime të medias ose vese)?

  • Si mund ta dua Perëndinë më mirë me gjithë fuqinë, mendjen dhe forcën time?

  • Si do të më ndihmojë bërja e këtyre gjërave që të bëhem më shumë si Jezu Krishti?