Eja, Më Ndiq
13–19 Tetor: “Sakrifica e Tij do të Jetë më e Shenjtë sesa Suksesi i Tij”: Doktrina e Besëlidhje 115–120


“13–19 Tetor: ‘Sakrifica e Tij do të Jetë më e Shenjtë sesa Suksesi i Tij’: Doktrina e Besëlidhje 115–120”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 115–120”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025

pikturë e Far‑Uestit, Misuri

Far West, Missouri [Far‑Uesti, Misuri], nga Al Rounds

13–19 Tetor: “Sakrifica e Tij do të Jetë më e Shenjtë sesa Suksesi i Tij”

Doktrina e Besëlidhje 115–120

Shenjtorët kishin arsye që të ishin optimistë për vendin e tyre më të ri të mbledhjes në Far‑Uest të Misurit. Qytetit po i rritej popullsia me shpejtësi, toka dukej e begatë dhe atypari qe Adam‑ondi‑Ahmani, një vend me rëndësi të madhe shpirtërore në të kaluarën dhe në të ardhmen (shihni te Doktrina e Besëlidhje 107:53–56116). Prapëseprapë, duhet të ketë qenë e vështirë për shenjtorët që të mos mendonin për atë që kishin humbur. Përveç dëbimit nga Indipendensa, vendi qendror i Sionit, shenjtorëve gjithashtu u duhej të arratiseshin nga Kirtlandi, duke e lënë tempullin e tyre të dashur vetëm dy vjet pasi e ndërtuan. Këtë herë nuk ishin vetëm armiqtë jashtë Kishës që po shkaktonin probleme – shumë anëtarë të shquar u kthyen kundër Jozef Smithit, përfshirë katër anëtarë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

Në vend që të përqendroheshin tek ajo që humbën, besnikët thjesht vazhduan të ndërtonin Sionin, këtë herë në Far‑Uest. Ata bënë plane për një tempull të ri. U thirrën katër Apostuj të rinj. Ata e kuptuan se bërja e veprës së Perëndisë nuk do të thotë që të mos biesh kurrë; do të thotë “të ngrihe[sh] përsëri”. Ndonëse do t’ju duhet të bëni sakrifica, ato sakrifica janë të shenjta për Perëndinë, madje “më [të] shenjt[a] sesa suksesi [juaj]” (Doktrina e Besëlidhje 117:13).

Shihni te Saints [Shenjtorët], 1:296–299.

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Doktrina e Besëlidhje 115:3–6

Emri i Kishës është i rëndësishëm për Zotin.

Presidenti Rasëll M. Nelson tha se emri i Kishës është “një çështje me rëndësi të madhe” (“Emri i Saktë i Kishës”, Liahona, nëntor 2018, f. 87). Mendoni se përse është e vërtetë kjo, teksa lexoni te Doktrina e Besëlidhje 115:4–6. Çfarë lidhje ka emri i Kishës me veprën dhe misionin e saj?

Shihni edhe tek 3 Nefi 27:1–11.

Doktrina e Besëlidhje 115:5–6

Sioni dhe kunjet e tij japin “strehim nga stuhia”.

Ndërsa e studioni shëmbëlltyrën e fuqishme te Doktrina e Besëlidhje 115:5–6, merreni parasysh rolin që Zoti do që ju, si anëtar/e i/e Kishës së Tij, të përmbushni. Për shembull, çfarë mund të bëni që të “ngrih[e]ni e shkëlqeni” ose “të je[ni] një flamur për kombet”? (Vargu 5.) Çfarë stuhish shpirtërore vini re përreth vetes? Si gjeni “strehim” nëpërmjet mbledhjes? (Vargu 6.)

Shihni edhe te “Shkëlqen Fort Mëshir’ e Atit”, Himne, nr. 213.

një far

Kisha e Shpëtimtarit mund të jetë një dritë dhe një strehim gjatë stuhisë.

Doktrina e Besëlidhje 117

Sakrificat e mia janë të shenjta për Zotin.

Përfytyroni sikur jeni Njull K. Uitni ose bashkëshortja e tij, Elizabeta, që po përjetonit një jetë të begatë në Kirtland dhe më pas ju kërkua të largoheni. Çfarë gjeni te Doktrina e Besëlidhje 117:1–11 që mund t’ju ketë ndihmuar ta bënit këtë sakrificë? Çfarë sakrificash bëni ju për Perëndinë? Çfarë ju mësojnë këto vargje rreth faktit se kush është Perëndia dhe gjërave që bën Ai?

Sakrifica që iu kërkua Oliver Granxherit, ishte ndryshe nga ajo e çiftit Uitni: Zoti e caktoi atë që të qëndronte në Kirtland dhe të rregullonte financat e Kishës. Ndërkohë që ai e përfaqësoi Kishën me integritet moral, në fund ai nuk pati shumë sukses. Merreni parasysh se si fjalët e Zotit te Doktrina e Besëlidhje 117:12–15 gjejnë zbatim për gjërat që Ai ka kërkuar prej jush.

Shihni edhe te “Far West and Adam-ondi-Ahman”, në Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst], f. 239–240.

Doktrina e Besëlidhje 119–120

ikona e seminarit
E dhjeta ime ndihmon që të ndërtohet mbretëria e Perëndisë.

Udhëzimet në seksionet 119 dhe 120 sqarojnë se çfarë është e dhjeta: ne japim “një të dhjetën” e interesit (ose të ardhurave) tona çdo vit (shihni te Doktrina e Besëlidhje 119:4). Por këto zbulesa bëjnë më shumë sesa të japin një përkufizim. Zoti u tha shenjtorëve se e dhjeta do të “shenjtëroj[ë] tokën e Sionit”. Dhe pa këtë ligj, Ai tha: “Nuk do të [k]etë … Sion për ju” (vargu 6). A keni menduar ndonjëherë rreth së dhjetës në këtë mënyrë? Si mund t’ju ndihmojë pagimi i së dhjetës të bëheni më të shenjtëruar, më të përgatitur për Sionin?

Çfarë mësoni nga këto zbulesa rreth mënyrës se si shërbëtorët e Zotit i përdorin fondet e së dhjetës? Çfarë ka domethënëse për ju te fraza “me anë të zërit tim për ta” te Doktrina e Besëlidhje 120?

Plaku Dejvid A. Bednar na ka dhënë një përshkrim të dobishëm të mënyrës se si përdoret e dhjeta dhe bekimet që vijnë nga bindja ndaj këtij ligji te biseda “Pragjet e Qiellit” (Liahona, nëntor 2013, f. 19–20). Pyetjet vijuese mund të ndihmojnë ndërsa e studioni mesazhin e tij:

16:55

The Windows of Heaven

Spiritual and temporal blessings come into our lives as we live the law of tithing.

  • Kush e vendos se si përdoret e dhjeta pasi ajo i paguhet Kishës?

  • Për çfarë përdoret e dhjeta?

  • Çfarë bekimesh vijnë si rezultat i pagimit të së dhjetës? Për shembull, në çfarë mënyrash pagimi i së dhjetës e forcon marrëdhënien tuaj me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

  • Çfarë mund të mësoni nga ftesa e Plakut Bednar?

  • Si mund t’i ndihmoni të tjerët që ta rritin besimin e tyre te ligji i Zotit për të dhjetën?

Shihni edhe te Malakia 3:8–12; “The Tithing of My People”, në Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst], f. 250–255.

Ndihmojini të tjerët ta zbatojnë atë që po mësojnë. Edhe kur një njeri do ta paguajë të dhjetën, nganjëherë nuk di si ta bëjë atë. Nëse po i jepni mësim familjes suaj ose në një orë mësimore, merreni parasysh të shpenzoni ca kohë për të shpjeguar se si paguhet e dhjeta qoftë përmes internetit ose me një mandatdhurim ‘E Dhjeta dhe Oferta të Tjera’. (Shihni te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 27.)

Për më shumë ide, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.

ikona 02 e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Doktrina e Besëlidhje 115:4–5

Unë i përkas Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

  • Për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të mësojnë emrin e Kishës dhe të kuptojnë pse është i rëndësishëm ai, merreni parasysh të pyetni a mund ta thotë ndonjëri prej tyre emrin e plotë të Kishës. Më pas mund t’ua tregoni atyre emrin te Doktrina e Besëlidhje 115:4 dhe vërini ta përsëritin me ju. Ndërsa e bëni këtë, merreni parasysh të vini në dukje fjalë domethënëse dhe arsyen pse ato janë të rëndësishme. Mund edhe të shqyrtoni pjesën “Kapitulli 43: Jezu Krishti i Jep Emrin Kishës së Tij” (në Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 164, ose materialin filmik përkatës në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]) ose të këndoni këngën “Kisha e Jezu Krishtit” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 48).

0:37

Chapter 43: Jesus Christ Names His Church: April 1838

Doktrina e Besëlidhje 115:4–6

Shembulli im mund t’i ndihmojë të tjerët që të vijnë te Krishti dhe të gjejnë siguri.

  • Fëmijët tuaj mund të njohin njerëz që kanë mundime dhe u nevojitet “strehim” nga “stuhitë e jetës” (vargu 6). Si mund t’i ndihmojnë ata këta njerëz? Merreni parasysh t’i ftoni fëmijët tuaj të ngrihen kur ju të lexoni fjalën ngrihuni te Doktrina e Besëlidhje 115:5. Ata mund t’i shtrijnë gishtat si rreze dielli kur të lexoni fjalën shkëlqeni. Kujtojuni fëmijëve tuaj se drita jonë vjen nga Jezu Krishti dhe ndihmojini ata të mendojnë për mënyra se si mund të “shkëlqe[jnë]” ashtu si Ai.

  • Fëmijët tuaj mund të bëjnë një vizatim që përshkruan vargun te Doktrina e Besëlidhje 115:6. Për shembull, ata mund të vizatojnë një stuhi me njerëz që po gjejnë strehim në një ndërtesë të Kishës. Çfarë mund të përfaqësojë stuhia? Si siguron ndihmë Kisha e Shpëtimtarit? Ndihmojini fëmijët tuaj të mendojnë për një mik/e, një pjesëtar/e të familjes ose një fqinj/e në nevojë. Si mund t’i ftojmë ata të gjejnë ndihmë në Kishën e Jezu Krishtit?

Doktrina e Besëlidhje 117

Sakrificat e mia janë të shenjta për Zotin.

  • Ftojini fëmijët tuaj të bëjnë sikur janë Njull K. Uitni. Si do të ndiheshin po t’u kërkonte Zoti ta linin vendin e tyre të suksesshëm të punës dhe të shpërnguleshin në një vend të ri? (Mund të ndihmojë shqyrtimi i pjesës “Kapitulli 41: Shqetësime në Kirtland”, në Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 158–160 ose materialin filmik përkatës në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].) Ndërsa lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 117:1–11, kërkojuni fëmijëve t’ju ndalojnë kur të dëgjojnë diçka që do t’i ndihmonte të kishin besimin për t’iu bindur Zotit. Çfarë sakrificash bëjmë ne për t’iu bindur Zotit? Si na bekon Ai?

2:20

Chapter 41: Trouble in Kirtland: 1837–1838

Doktrina e Besëlidhje 119–120

Ati Qiellor e përdor të dhjetën për të bekuar fëmijët e Tij.

  • Shumë prej fëmijëve, të cilëve u jepni mësim, mund të jenë shumë të vegjël që të fitojnë para dhe të paguajnë të dhjetën, por është mirë që ata të kuptojnë se si e dhjeta jep ndihmesë në punën e Zotit anembanë botës. Merreni parasysh të përdorni figurat dhe faqen e veprimtarisë në fund të këtij përvijimi për t’i ndihmuar ata të kuptojnë se çfarë është e dhjeta. (Shihni edhe te “Kapitulli 44: E Dhjeta”, në Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 165–166 ose materialin filmik përkatës në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].) Si e përdor Ati Qiellor të dhjetën për t’i bekuar fëmijët e Tij? Shprehni ndjenjat tuaja rreth ligjit të së dhjetës dhe se si ai ju ka bekuar.

1:33

Chapter 44: Tithing: July 1838

fëmijë duke paguar të dhjetën

Kur e paguajmë të dhjetën, tregojmë besimin tonë te Jezu Krishti.

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.