Eja, Më Ndiq
24–30 Nëntor: “Ai ‘i Ka Vulosur Misionin e Tij dhe Veprat e Tij me Vetë Gjakun e Tij’”: Doktrina e Besëlidhje 135–136


“24–30 Nëntor: ‘Ai “i Ka Vulosur Misionin e Tij dhe Veprat e Tij me Vetë Gjakun e Tij’’’: Doktrina e Besëlidhje 135–136”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 135–136”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025

Burgu i Karthixhit

Burgu i Karthixhit

24–30 Nëntor: “Ai ‘i Ka Vulosur Misionin e Tij dhe Veprat e Tij me Vetë Gjakun e Tij’”

Doktrina e Besëlidhje 135–136

Pasditja e 27 qershorit 1844, i gjeti edhe njëherë Jozef dhe Hajrëm Smithin në burg, të shoqëruar nga Xhon Tejlori dhe Uillard Riçardsi. Ata besonin se ishin të pafajshëm nga çdo krim, por iu nënshtruan arrestimit, duke shpresuar që t’i mbronin shenjtorët në Navu. Kjo nuk ishte hera e parë që armiqtë e Kishës e kishin futur në burg Profetin Jozef, por kësaj here ai dukej se e dinte që nuk do të kthehej i gjallë. Ai dhe miqtë e tij u përpoqën ta ngushëllonin njëri‑tjetrin duke lexuar nga Libri i Mormonit dhe duke kënduar himne. Pastaj u dëgjuan të shtëna dhe brenda pak minutave jetës në vdekshmëri të Jozef Smithit dhe vëllait të tij, Hajrëm Smithit, i kishte ardhur fundi.

Por sidoqoftë, nuk ishte fundi i kauzës hyjnore që kishin përqafuar ata. Dhe as nuk ishte fundi i Rivendosjes së ungjillit të Jezu Krishtit. Kishte më shumë punë për t’u bërë dhe më shumë zbulesë që do ta udhërrëfente Kishën të shkonte përpara. Fundi i jetës së Profetit nuk ishte fundi i veprës së Perëndisë.

Shihni te Saints [Shenjtorët], 1:521–552.

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Doktrina e Besëlidhje 135; 136:37–39

Jozef dhe Hajrëm Smithi i vulosën dëshmitë e tyre me gjakun e tyre.

Përfytyroni se si mund të ishit ndier po të kishit jetuar në Navu kur Jozef dhe Hajrëm Smithi u vranë (shihni te Saints [Shenjtorët], 1:554–555). Çfarë kuptimi do t’i kishit dhënë kësaj ngjarjeje tragjike? Doktrina e Besëlidhje 135, që u botua tre muaj më vonë, mund të ketë ndihmuar. Ndërsa kërkoni në këtë seksion, merreni parasysh se çfarë kuptueshmërie dhe sigurie do t’ju kishte sjellë ai. Çfarë do t’i thoshit dikujt që pyet: “Përse do ta lejonte Perëndia që Profeti i Tij të vritej?” (Shihni te Doktrina e Besëlidhje 136:37–39.)

Mund edhe të kërkoni te seksioni 135 për fjalë ose fraza që ju frymëzojnë të jeni besnik/e ndaj Krishtit deri në fund, sikurse Jozefi dhe Hajrëmi.

Shihni edhe te Doktrina e Besëlidhje 5:21–22; “Remembering the Martyrdom”, në Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst], f. 299–306; Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smithi (2009), f. 557–558, 563–576; “Testimony of the Book of Mormon” [“Dëshmia për Librin e Mormonit”] (material filmik), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

4:39

Doktrina e Besëlidhje 135:3

ikona e seminarit
Jozef Smithi ishte një profet dhe dëshmitar i Jezu Krishtit.

Doktrina e Besëlidhje 135:3 përmend disa nga gjërat që përmbushi Jozef Smithi “në një hapësirë të shkurtër prej njëzet vjetësh”. Si kanë ndikuar këto gjëra te ju dhe marrëdhënia juaj me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin? Merreni parasysh se si do ta plotësonit një fjali si kjo: Për shkak të asaj që bëri Zoti nëpërmjet Jozef Smithit, unë … Ju mund edhe ta shënoni dhe t’u jepni të tjerëve dëshminë tuaj për Profetin Jozef Smith.

Një mënyrë tjetër për të mësuar rreth misionit të Jozef Smithit, është të përpiqeni të shkruani një nekrologji ose panegjirik të shkurtër për të. Çfarë do të thoshit për të ndërtuar besim te Krishti dhe tek ungjilli i Tij i rivendosur? Nëse doni, mund të përfshini ngjarje ose arritje të rëndësishme që gjenden te Doktrina e Besëlidhje 135 ose ato që përmenden te burimet më poshtë.

Jezu Krishti zbuloi shumë të vërteta rreth Vetes dhe Shlyerjes së Tij nëpërmjet Jozef Smithit. Merreni parasysh përvojën që keni pasur me studimin e librit Doktrina e Besëlidhje këtë vit. Çfarë të vërtetash ju kanë bërë përshtypje? Nëse doni, mund t’ia tregoni këto familjes suaj, anëtarëve të klasës apo kuorumit, ose të tjerëve ndërsa studioni këtë javë. Si ju ndihmojnë këto të vërteta ta kuptoni dhe t’i vini më pranë Shpëtimtarit?

Shihni edhe te “Joseph Smith: The Prophet of the Restoration” [“Jozef Smithi: Profeti i Rivendosjes”] (material filmik), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; Ted R. Kelister, “Jozef Smithi – Profeti i Rivendosjes”, Liahona, nëntor 2009, f. 35–37; “Lavdi Burrit”, Himne, nr. 19; Tema dhe Pyetje, “Joseph Smith” [“Jozef Smithi”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

62:4

Muzikë e Përshtatshme

Të kënduarit e himneve vijuese ose të shikuarit e materialeve filmike mund ta ftojë Frymën e Shenjtë ose të frymëzojë një diskutim rreth punës së Profetit Jozef Smith dhe sakrificave të shenjtorëve që vijuan pas tij.

Një Burr’ të Varfër Plot Pik’llim” (Himne, nr. 20). Ndërkohë që ishte në burgun e Karthixhit, Xhon Tejlori këndoi këtë himn.

Lavdi Burrit” (Himne, nr. 19; shihni edhe materialin filmik). Teksti i këtij himni u shkrua si shprehje e mirënjohjes ndaj Jozef Smithit.

6:16

Eni Shenjtor’” (Himne, nr. 21; shihni edhe materialin filmik).

2:3

“Faith in Every Footstep” [“Besim në Çdo Hap”] (shihni materialin filmik).

2:3

Doktrina e Besëlidhje 136

Unë mund të ndihmoj të përmbushet vullneti i Zotit teksa e ndjek këshillën e Tij.

Pasi Jozef Smithi vdiq, shenjtorët u dëbuan nga Navuja. Ata tani u përballën me një udhëtim prej 2100 km përmes një shkretëtire të egër. Brigam Jangu, Presidenti i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, u shqetësua për mënyrën se si shenjtorët do t’i mbijetonin rrugëtimit. Në një koloni të përkohshme të quajtur Lagjet Dimërore, ai u lut për udhërrëfim. Përgjigjja e Zotit shënohet te Doktrina e Besëlidhje 136. “Duke i ndihmuar shenjtorët të kujtonin se sjellja e tyre gjatë udhëtimit ishte po aq e rëndësishme sa vendmbërritja e tyre, zbulesa ndihmoi ta kthente migrimin drejt perëndimit nga një nevojë fatkeqe në një përvojë të rëndësishme shpirtërore të përbashkët” (“This Shall Be Our Covenant”, në Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst], f. 308).

Mbajeni këtë në mendje teksa studioni seksionin 136. Çfarë këshille gjeni që mund të ndihmonte për ta kthyer një sprovë të vështirë në jetën tuaj “në një përvojë të rëndësishme shpirtërore”? Mund të përsiatni se si kjo këshillë mund t’ju ndihmojë që ta përmbushni vullnetin e Zotit në vetë jetën tuaj, siç i ndihmoi shenjtorët e hershëm në udhëtimet e tyre.

Shihni edhe tek “This Shall Be Our Covenant”, në Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst], f. 307–314; “Eni Shenjtor’”, Himne, nr. 21; Church History Topics [Tema të Historisë së Kishës], “Succession of Church Leadership” [“Vijimësia e Udhëheqjes në Kishë”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

pikturë e Lagjeve Dimërore

Hollësi nga Winter Quarters [Lagjet Dimërore], nga Greg Olsen

ikona 02 e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Doktrina e Besëlidhje 135:1–2, 4–5

Jozef dhe Hajrëm Smithi dhanë jetën për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij.

  • Përmblidheni për fëmijët tuaj vargun te Doktrina e Besëlidhje 135:1 ose tregojuni për pjesën te “Kapitulli 56: Profeti Vritet” (në Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 201–205, ose materialin filmik përkatës në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për ju dhe fëmijët tuaj që të shprehni ndjenjat tuaj rreth sakrificës që bënë Jozefi dhe Hajrëmi për Shpëtimtarin dhe ungjillin e Tij.

    3:21
  • Doktrina e Besëlidhje 135:4–5 tregon se Hajrëm Smithi lexoi një fragment nga Libri i Mormonit përpara se të shkonte në burgun e Karthixhit. Ju dhe fëmijët tuaj mund ta lexoni këtë fragment së bashku (shihni tek Ethëri 12:36–38). Si mund ta kenë ngushëlluar këto vargje Hajrëmin? Mund edhe të thoni shkrime të shenjta që ju sjellin ngushëllim kur jeni i/e shqetësuar ose i/e trishtuar.

  • Ju dhe fëmijët tuaj mund të vështroni fotografi të profetëve (shihni te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 7, 14, 67) dhe të flisni rreth disa gjërave që Perëndia kërkon që të bëjnë profetët. Çfarë sakrifikuan këta profetë për Shpëtimtarin?

    The Old Testament prophet Noah standing on a log as he preaches to a group of assembled people. The people are laughing and mocking Noah. The partially completed ark is visible in the background.

Në shtëpi, të mësuarit dhe të jetuarit janë të pandashme. “Ungjilli gjen lidhje konkrete në shtëpi. Atje, njerëzit me të cilët po e mësoni ungjillin, janë njerëzit me të cilët do ta jetoni atë – çdo ditë. Në fakt, në shumicën e kohës, të jetuarit e ungjillit është mënyra se si e mësojmë ungjillin” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 31).

Doktrina e Besëlidhje 135:3

Jozef Smithi ishte një profet dhe dëshmitar i Jezu Krishtit.

  • Për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të kujtojnë dhe të vlerësojnë mënyrën se si Zoti na ka bekuar nëpërmjet misionit të Jozef Smithit, mund të paraqitni sende që përfaqësojnë gjërat që bëri Jozefi, të tilla si Libri i Mormonit, Doktrina e Besëlidhje ose një fotografi të një tempulli (shihni edhe faqen e veprimtarisë së kësaj jave). Më pas fëmijët tuaj mund të kërkojnë te Doktrina e Besëlidhje 135:3 për disa gjëra që bëri Jozef Smithi për të na ndihmuar t’i afrohemi më shumë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ftojini fëmijët tuaj të tregojnë se përse janë mirënjohës për këto gjëra.

Profeti Jozef Smith

American Prophet [Profeti Amerikan], nga Del Parson

Doktrina e Besëlidhje 136

Zoti mund të më bekojë kur po has vështirësi.

  • Merreni parasysh të vendosni fotografinë e Tempullit të Navusë në njërën anë të dhomës dhe të krijoni një strehë të thjeshtë në anën tjetër. Ftojini fëmijët tuaj të mblidhen afër fotografisë dhe tregojuni rreth shenjtorëve të cilëve iu desh të largoheshin nga Navuja pasi vdiq Jozef Smithi (shihni kapitujt 58, 60 dhe 62Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 209–211, 215–217, 224–226, ose materialet filmike përkatëse në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Theksojeni besimin që patën këta shenjtorë te Jezu Krishti, dhe ftojini fëmijët tuaj të ecin drejt strehës për të përfaqësuar udhëtimin për në Lagjet Dimërore. Ata mund të këndojnë një këngë si “Që një Pionier të Jesh” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 138) ndërsa ecin.

    1:31
    3:51
    2:29
  • Shpjegoni se te Doktrina e Besëlidhje 136, Zoti dha këshilla për t’i ndihmuar shenjtorët në udhëtimin e tyre drejt Luginës së Solt‑Lejkut. Ndihmojini fëmijët tuaj të gjejnë diçka në këtë zbulesë që mund t’iu jepte guxim për këtë udhëtim (shihni vargjet 4, 10–11, 18–30). Si mund të na ndihmojë kjo këshillë për sprovat me të cilat përballemi sot?

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

turmë duke e sulmuar Jozef Smithin dhe të tjerët në burgun e Karthixhit

Greater Love Hath No Man [Askush s’Ka Dashuri më të Madhe], nga Casey Childs

faqja e veprimtarisë për fëmijët