Dhiata e Re 2023
27 Nëntor – 3 Dhjetor. 1–3 Gjon; Judë: “Perëndia Është Dashuri”


“27 Nëntor – 3 Dhjetor. 1–3 Gjon; Judë: ‘Perëndia Është Dashuri’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2023 (2022)

“27 Nëntor – 3 Dhjetor. 1–3 Gjon; Judë”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2023

Jezu Krishti duke buzëqeshur ndërsa rri i ulur me fëmijë të qeshur

Perfect Love [Dashuria e Përkryer], nga Del Parson

27 Nëntor – 3 Dhjetor

1–3 Gjon; Judë

“Perëndia Është Dashuri”

Teksa lexoni Letrën e Gjonit dhe të Judës, kërkoni frymëzim rreth mënyrës se si mund ta tregoni dashurinë tuaj për Perëndinë. Shënojini këto mbresa dhe veproni sipas tyre.

Shënojini Mbresat Tuaja

Kur Gjoni dhe Juda i shkruan letrat e tyre, doktrina e korruptuar kishte filluar tashmë t’i çonte shumë shenjtorë në braktisje. Disa mësues të rremë madje po vinin në dyshim faktin nëse Jezu Krishti ishte shfaqur aktualisht “në mish” (shih, për shembull, 1 Gjon 4:1–3; 2 Gjon 1:7). Çfarë mund të bëjë një udhëheqës i Kishës në një situatë të tillë? Apostulli Gjon u përgjigj duke dhënë dëshminë e tij vetjake për Shpëtimtarin: “Kjo është dëshmia që ne japim për atë që ishte nga fillimi, atë që dëgjuam, atë që pamë me sytë tanë, atë që vështruam dhe që duart tona e prekën lidhur me Fjalën e jetës” (Përkthimi prej Joseph Smith-it, 1 Gjon 1:1 [te 1 Gjon 1:1, poshtëshënimi a te Bibla në anglisht]). Dhe më pas Gjoni dha mësim për dashurinë: dashurinë e Perëndisë për ne dhe dashurinë që ne duhet të kemi për Të dhe të gjithë fëmijët e Tij. Në fund të fundit, Gjoni ishte gjithashtu një dëshmitar i kësaj. Ai e kishte përjetuar vetë dashurinë e Shpëtimtarit (shih Gjoni 13:23; 20:2) dhe ai donte që shenjtorët të ndjenin të njëjtën dashuri. Dëshmia dhe mësimet e Gjonit për dashurinë janë po aq të nevojshme sot, kur besimi te Jezu Krishti vihet në dyshim dhe mësimet e rreme janë të shumta. Leximi i letrave të Gjonit mund të na ndihmojë t’i përballojmë fatkeqësitë e sotme me kurajë, sepse “në dashuri nuk ka frikë, madje dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën” (1 Gjon 4:18).

ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

1 Gjon; 2 Gjon

Perëndia është dritë dhe Perëndia është dashuri.

Nëse do të zgjidhnit një ose dy fjalë për ta përshkruar Perëndinë, cilat do të ishin ato? Në letrat e tij, Gjoni shpesh përdori fjalët “dritë” dhe “dashuri” (shih, për shembull, 1 Gjon 1:5; 2:8–11; 3:16, 23–24; 4:7–21). Ndërsa i lexoni dy letrat e para të Gjonit, përsiatni përvojat që kishte Gjoni me dritën dhe dashurinë e Shpëtimtarit. Për shembull, merrni parasysh se çfarë mësoi Gjoni nga mësimet e Jezusit te Gjoni 3:16–17; 12:35–36, 46; 15:9–14; 19:25–27. A shihni ndonjë ngjashmëri midis këtyre mësimeve dhe asaj që na mësohet te libri 1 Gjon rreth dritës dhe dashurisë së Perëndisë? Cilat përvoja ju kanë mësuar se Perëndia është dritë dhe dashuri?

1 Gjon 2–4; 2 Gjon

“Po ta duam njëri-tjetrin, Perëndia qëndron në ne.”

Ju do të gjeni edhe fjalë si “qëndroj” që përsëriten në të gjitha letrat e Gjonit. Kërkojini këto fjalë, veçanërisht ndërsa lexoni te 1 Gjon 2–4 dhe 2 Gjon. Çfarë mendoni se do të thotë të “qëndro[sh]” në Perëndi dhe në doktrinën e Tij? (Shih 2 Gjon 1:9.) Çfarë do të thotë për ju që Perëndia të “qëndrojë” në ju?

1 Gjon 2:243:3

Unë mund të bëhem si Jezu Krishti.

A ju duket ndonjëherë shumë i lartë synimi për t’u bërë si Krishti? Merrni parasysh këshillën nxitëse të Gjonit: “Djema, qëndroni në të që, kur të shfaqet ai, ne të mund të kemi besim … [dhe] do të jemi të ngjashëm me të” (1 Gjon 2:28; 3:2). Çfarë gjeni te 1 Gjon 2:243:3 që ju jep vetëbesim e ngushëllim si dishepull i Jezu Krishtit? Teksa studioni letrat e Gjonit, kërkoni parime ose këshillë tjetër që mund t’ju ndihmojnë në përpjekjen tuaj për t’u bërë më shumë si Krishti.

Shih edhe Moroni 7:48; Doktrina e Besëlidhje 88:67–68; Skot D. Uaiting, “Bërja si Ai”, Liahona, nëntor 2020, f. 12–14.

1 Gjon 4:12

“Askush s’e ka parë ndonjëherë Perëndinë”?

Përkthimi prej Joseph Smith-it, 1 Gjoni 4:12 sqaron se “askush s’e ka parë ndonjëherë Perëndinë, përveç atyre që besojnë” (te 1 Gjon 4:12; shih edhe Gjoni 6:46; 3 Gjon 1:11). Shkrimet e shenjta shënojnë disa raste kur Perëndia, Ati, u është shfaqur individëve besnikë, përfshirë Gjonin vetë (shih Zbulesa 4; shih edhe Veprat e Apostujve 7:55–56; 1 Nefi 1:8; Doktrina e Besëlidhje 76:23; Joseph Smith – Historia 1:16–17).

1 Gjon 5

Kur ushtroj besim te Jezu Krishti dhe lindem rishtas, unë mund ta mund botën.

Teksa lexoni kapitullin te 1 Gjon 5, kërkoni atë që ne duhet të bëjmë që ta mundim botën dhe të fitojmë jetë të përjetshme. Si mund të duket mundja e botës në jetën tuaj? Ju gjithashtu mund të gjeni përgjigje dhe ide te mesazhi i Plakut Nil L. Andersen “Mundja e Botës” (Liahona, maj 2017, f. 58–62).

Judë 1

“Ndërt[oni] veten tuaj mbi besimin tuaj shumë të shenjtë.”

Çfarë ju mësojnë vargjet te Judë 1:10–19 rreth atyre që luftojnë kundër Perëndisë dhe punës së Tij? Çfarë mësoni nga vargjet 20–25 rreth mënyrës se si ta mbani të fortë besimin tuaj te Jezu Krishti?

ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

1 Gjon 2:8–11.Që ta ndihmoni familjen tuaj të përsiatë mësimet e Gjonit, mblidhuni në një dhomë të errët që pjesëtarët e familjes të mund të përjetojnë ndryshimin midis ecjes “në errësirë” dhe ecjes “në dritë”. Si na bën urrejtja të ecim në errësirë dhe të pengohemi? Si sjell dritë në jetën tonë dashuria për njëri‑tjetrin?

1 Gjon 3:21–22.Cilat gjëra në këto vargje e rritin “siguri[në]” që kemi te Perëndia dhe tek aftësia jonë për të marrë përgjigje për lutjet tona?

familje e gjunjëzuar së bashku në lutje

Zbatimi i urdhërimeve të Perëndisë na ndihmon ta mundim botën.

1 Gjon 5:2–3.A ka urdhërime që i konsiderojmë “të rënda” apo të vështira për t’i zbatuar? Si e ndryshon dashuria jonë për Perëndinë mënyrën se si ndihemi rreth urdhërimeve të Tij?

3 Gjon 1:4.Çfarë do të thotë të “ec[ësh] në të vërtetën”? Ju mund ta shfrytëzoni këtë mundësi për t’u treguar pjesëtarëve të familjes se si i keni parë ata të ecin në të vërtetën dhe të flisni rreth gëzimit që ju sjell kjo. Pjesëtarët e familjes mund të kënaqen duke i shkruar ose vizatuar të vërtetat që kanë mësuar mbi gjurmë letrash dhe t’i përdorin ato për të bërë një shteg në të cilin mund të ecë familja juaj së bashku.

Judë 1:3–4.A ka rreziqe shpirtërore që kanë “depërtua[r]” në jetën dhe familjen tuaj? (Judë 1:4.) Si mund ta ndjekim këshillën e Judës që “të lufto[jmë] për besimin” dhe t’u bëjmë ballë këtyre rreziqeve? (Judë 1:3.) Çfarë mund të bëjmë që të sigurojmë që “paqja dhe dashuria [të] shumo[hen]” në familjen tonë? (Judë 1:2.)

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar: “Ku Ka Dashuri”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, nr. 76–77.

Përmirësimi i Studimit Vetjak

Gjejeni dashurinë e Perëndisë. Presidenti M. Rasëll Ballard dha mësim: “Ungjilli është një ungjill dashurie – dashuri për Perëndinë dhe dashuri për njëri‑tjetrin” (“God’s Love for His Children”, Ensign, maj 1988, f. 59). Teksa i lexoni shkrimet e shenjta, mbajini shënim provat e dashurisë së Perëndisë.

Krishti duke ecur përgjatë bregut të një liqeni

Walk with Me [Ecni me Mua], nga Greg K. Olsen