Dhiata e Vjetër 2022
10–16 Tetor. Jeremia 1–3; 7; 16–18; 20: “Para se Unë të të Formoja në Barkun e Nënës Sate, të Kam Njohur”


“10–16 Tetor. Jeremia 1–3; 7; 16–18; 20: ‘Para se Unë të të Formoja në Barkun e Nënës Sate, të Kam Njohur’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“10–16 Tetor. Jeremia 1–3; 7; 16–18; 20”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2022

profet duke u folur burrave

Jeremia, nga Walter Rane

10–16 Tetor

Jeremia 1–3; 7; 16–18; 20

“Para se Unë të të Formoja në Barkun e Nënës Sate, të Kam Njohur”

Plaku Dejvid A. Bednar tha: “Një nga mënyrat se si unë e dëgjoj [Zotin] është në shkrimet e shenjta. Shkrimet e shenjta janë zëri i regjistruar që më parë i Zotit” (“‘Hear Him’ in Your Heart and in Your Mind”, ChurchofJesusChrist.org).

Shënojini Mbresat Tuaja

Në fillim, Jeremia nuk mendonte se do të bëhej një profet i mirë. “Unë nuk di të flas”, protestoi ai kur Zoti e thirri për herë të parë (Jeremia 1:6). Zoti e siguroi atë: “Unë i vura fjalët e mia në gojën tënde” (vargu 9). Jeremia mendoi se ishte një “djalosh” i papërvojë (vargu 6), por Zoti i shpjegoi se ai faktikisht ishte më i përgatitur nga sa mendonte – ai ishte shuguruar për këtë thirrje madje përpara se të lindte (shih te vargu 5). Prandaj Jeremia e la mënjanë frikën dhe e pranoi thirrjen. Ai i paralajmëroi mbretërit dhe priftërinjtë e Jerusalemit se shenjtëria e tyre e shtirur nuk do t’i shpëtonte nga shkatërrimi. “Djalosh[i]” që mendonte se nuk mund të fliste, arriti t’i ndiejë fjalët e Perëndisë “në zemrën [e tij] si një zjarr flakërues” dhe nuk mund të heshtte (Jeremia 20:9).

Historia e Jeremias është gjithashtu historia jonë. Perëndia na njihte ne, gjithashtu, përpara se të lindnim dhe na përgatiti për të bërë punën e Tij në tokë. Midis gjërave të tjera, ajo punë përfshin diçka që Jeremia e parashikoi: mbledhjen e popullit të Perëndisë, një e nga një, për t’i “ç[uar ata] përsëri në Sion” (Jeremia 3:14). Edhe nëse nuk e dimë me saktësi se çfarë të bëjmë apo themi, ne duhet të “mos k[emi] frikë …, sepse unë jam me [ju] … thotë Zoti” (Jeremia 1:8, 19).

Për një vështrim të përgjithshëm të librit të Jeremias, shih “Jeremia” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.

ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Jeremia 1:4–19; 7:1–7; 20:8–10

Profetët thirren për të thënë fjalën e Zotit.

Ndërsa lexoni te Jeremia 1:4–19 rreth thirrjes së Jeremias për të qenë një profet, përsiatni për rolin e profetëve në jetën tuaj. Çfarë mësoni për profetët nga fjalët e Zotit drejtuar Jeremias? (Shih edhe Jeremia 7:1–7.) Predikimi i Jeremias shpesh u refuzua (shih Jeremia 20:8, 10). Çfarë mësoni nga fjalët e Jeremias te Jeremia 20:9? Mbajini në mendje këto mendime gjatë gjithë studimit tuaj të mësimeve të Jeremias. Çfarë gjeni te këto mësime që ju frymëzon t’i ndiqni profetët tanë të ditëve të mëvonshme?

Jeremia 1:5

Perëndia më njihte përpara se të lindja.

Përpara se Jeremia të lindte, Perëndia e njihte atë dhe e zgjodhi atë, ose e parashuguroi atë, për të përmbushur një mision të veçantë në tokë (shih Jeremia 1:5). Si mendoni ju, përse ishte me vlerë për Jeremian që ta dinte këtë?

Perëndia ju njihte edhe ju përpara se të lindnit dhe ju parashuguroi në përgjegjësi të veçanta (shih Alma 13:1–4; Doktrina e Besëlidhje 138:53–56; Abraham 3:22–23). Çfarë ndryshimi mund të sjellë në jetën tuaj kjo njohuri? Nëse e keni marrë bekimin tuaj patriarkal, ju mund ta shqyrtoni atë me lutje dhe t’i kërkoni Perëndisë se si ta përmbushni atë që Ai ju parashuguroi ta bëni.

Shih edhe Gospel Topics [Tema të Ungjillit] “Foreordination” [“Parashugurimi”], “Premortality” [“Jeta Para Lindjes”] topics.ChurchofJesusChrist.org.

person duke qëndruar në një sternë të lashtë

Njerëzit në Izraelin e lashtë përdornin sterna për të ruajtur ujin e çmuar.

Jeremia 27

“Më ka braktisur mua, burimin e ujit që rrjedh.”

Në rajonin e thatë ku jetonin izraelitët, njerëzit e ruanin ujin e çmuar në rezervuarë nëntokësorë që quheshin sterna. Përse marrja e ujit nga një burim do të ishte më mirë se t’i vëmë shpresat te një sternë? Çfarë do të thotë të braktisësh “burimin e ujit që rrjedh”? Çfarë mendoni se mund të simbolizojnë “sterna[t e] prishura” që përmenden te Jeremia 2:13? Ndërsa lexoni kapitujt te Jeremia 2 dhe 7, vini re se si populli e kishte braktisur ujin që rrjedh të Zotit, dhe mendoni rreth asaj se si po e merrni ujin që rrjedh në jetën tuaj.

Jeremia 7 u drejtohet atyre që po hyjnë te “porta e shtëpisë së Zotit … për të rënë përmbys përpara Zotit” (Jeremia 7:2). Megjithatë, pavarësisht nga kjo shfaqje e jashtme e përkushtimit, ata ishin fajtorë për ligësi të madhe (shih vargjet 2–11). Çfarë mesazhesh mendoni se mund të ketë Zoti për ju te vargjet 21–23?

Jeremia 3:14–18; 16:14–21

Zoti do ta mbledhë popullin e Tij.

Kur Jeremia profetizoi për mbledhjen e Izraelit të shpërndarë, ai tha se ajo madje do të ishte më madhështore sesa Eksodi nga Egjipti (shih Jeremia 16:14–15). Me po të njëjtën frymë, Presidenti Rasëll M. Nelson tha: “Ju u dërguat në tokë pikërisht në këtë kohë … që të ndihmoni që Izraeli të mblidhet. Nuk ka asgjë tjetër që po ndodh në tokë tani që është më e rëndësishme se [mbledhja]. … Kjo mbledhje duhet të jetë gjithçka për ju” (Rasëll M. Nelson dhe Uendi W. Nelson, “Shpresa e Izraelit” [takim shpirtëror mbarëbotëror për rininë, 3 qershor 2018], material shtesë për revistat New Era dhe Ensign, gusht 2018, f. 12, ChurchofJesusChrist.org).

Ndërsa studioni vargjet te Jeremia 3:14–18; 16:14–21, çfarë ju frymëzon rreth mbledhjes së Izraelit në ditët e mëvonshme? Çfarë sugjerojnë këto vargje rreth mënyrës se si ndodh kjo mbledhje? Çfarë pikëpamjesh shtesë gjeni te pjesa në vazhdim e mesazhit të Presidentit Nelson të cituar më sipër?

ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Jeremia 1:5Ju mund ta përdorni këtë varg për të folur rreth jetës sonë me Atin Qiellor përpara se të lindnim. Burimet si “N’Qiell Jetova” (Liahona, prill 1999) dhe “Introduction: Our Heavenly Father’s Plan” (te New Testament Stories, f. 1–5) mund të ndihmojnë. Si mund të ndikojë njohuria për jetën tonë para lindjes në mënyrën se si e jetojmë jetën tonë në vdekshmëri?

Jeremia 2:13; 17:13–14.Për t’i ndihmuar pjesëtarët e familjes që t’i përfytyrojnë këto vargje, ju mund të demonstroni se çfarë ndodh kur vendosni ujë në një enë të plasaritur ose të thyer. Çfarë mund të përfaqësojnë “burimi [i] ujit që rrjedh” dhe “sterna[t e] prishura”? (Jeremia 2:13.) Si pimë nga uji që rrjedh i Zotit?

(Jeremia 16:16.)Presidenti Rasëll M. Nelson i ka krahasuar peshkatarët dhe gjahtarët në këtë varg me misionarët e ditëve të mëvonshme (shih “Mbledhja e Izraelit të Shpërndarë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2006, f. 81; Konferenca e Përgjithshme, tetor 2006, f. 107). Pjesëtarët e familjes mund të “gjuaj[në]” objekte rreth shtëpisë dhe të flasin rreth mënyrës se si ju mund të ndihmoni për ta “peshkuar” dhe “gjuajtur” Izraelin e shpërndarë.

Jeremia 18:1–6.Për t’i zbërthyer këto vargje, ju mund të diskutoni ose tregoni se si bëhet qeramika. Çfarë mesazhi ka Zoti për Izraelin te Jeremia 18:1–6? Çfarë do të thotë të jesh argjilë në duart e Zotit? (Shih edhe Isaia 64:8.) Për një histori tjetër që na krahason me argjilën e poçarit, shihni mesazhin e Plakut Riçard J. Meinis, “Gëzimi i të Jetuarit të një Jete të Përqendruar te Krishti” (Ensign ose Liahona, nëntor 2015, f. 27–30).

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar: “Izrael, Per’ndia po Th’rret”, Himne, nr. 7.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përdorni histori. Shpëtimtari shpesh dha mësim duke përdorur histori. Mendoni për histori nga vetë jeta juaj që mund t’i japin jetë një parimi të ungjillit. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 22.)

argjilë në rrotën e poçarit

“Ja, ashtu si është argjila në duart e poçarit, kështu jeni ju në duart e mia, o shtëpi e Izraelit” (Jeremia 18:6).