Eja, Më Ndiq
10–16 Gusht. Alma 53–63: “Ruheshin nga Fuqia e Tij Mrekulluese”


“10–16 Gusht. Alma 53–63: ‘Ruheshin nga Fuqia e Tij Mrekulluese’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“10–16 Gusht. Alma 53–63”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020

dy mijë luftëtarët djalosharë

Dy Mijë Luftëtarët e Rinj, nga Arnold Friberg

10–16 Gusht

Alma 53–63

“Ruheshin nga Fuqia e Tij Mrekulluese”

Ndërsa lexoni kapitujt tek Alma 53–63, mendoni për mënyrën se si mund t’i sillni në jetë historitë në këta kapituj për fëmijët dhe t’i ndihmoni për të mësuar parimet e ungjillit që na mësojnë historitë.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Që t’i përgatitni fëmijët të mësojnë nga Alma 53–63, ftojini të tregojnë atë që u kujtohet rreth anti‑nefi‑lehitëve (shih Alma 23–24). Për t’i ndihmuar, paraqitni një figurë që e përdorët për ta dhënë mësim historinë ose kujtojuni një veprimtari që e bënë në klasë.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Alma 53:20–21; 56:27, 47–48

Unë mund të jem besnik ndaj Perëndisë sikurse luftëtarët djalosharë.

Luftëtarët djalosharë (domethënë “të rinj”) të Helamanit mund të jenë një shembull i mrekullueshëm për fëmijët në klasën tuaj. Nxitini fëmijët që të përpiqen të bëhen si ata.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojeni një fëmijë ta ngrejë lart figurën në përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet, ndërsa ju përmblidhni historinë e luftëtarëve djalosharë të Helamanit. Ju mund të përdorni gjithashtu “Kapitullin 34: Helamani dhe 2 000 Luftëtarët e Rinj” (Tregime të Librit të Mormonit, f. 93–94). Lërini fëmijët të tregojnë atë që dinë dhe atë që u pëlqen te historia e 2 000 luftëtarëve djalosharë.

  • Ftojeni një vajzë dhe një djalë që të përfaqësojnë nënat dhe etërit e luftëtarëve djalosharë. Ndërsa lexoni vargjet tek Alma 56:27 dhe 47–48, jepuni këtyre fëmijëve artikuj që t’i mbajnë në dorë, të cilët përfaqësojnë mënyrën se si nënat dhe etërit i ndihmuan luftëtarët, të tilla si një trastë me ushqime që të përfaqësojë “furnizime[t]” që etërit u dërguan, dhe shkrime të shenjta që të përfaqësojnë mësimet e nënave. Kërkojuni fëmijëve të tregojnë gjëra që prindërit e tyre i sigurojnë për ta ose ua mësojnë atyre.

  • Lexoni tek Alma 53:20–21 dhe ndihmojini fëmijët të kuptojnë se çfarë kuptimi kanë fjalë si trima, guxim, fuqi dhe të vërtetë. Përshkruani mënyrën se si luftëtarët djalosharë i shfaqën këto cilësi. Bëni distinktivë të thjeshtë për fëmijët të cilët thonë: “Kur jam , unë jam si një luftëtar djaloshar!” Ndihmojini fëmijët ta plotësojnë vendin bosh me një cilësi që e zgjedhin nga Alma 53:20–21.

  • Ftojini fëmijët ta plotësojnë faqen e veprimtarisë së kësaj jave. Ndihmojini ata të mendojnë për mënyrat se si mund të jenë sikurse ushtria e Helamanit. Këndoni së bashku “We’ll Bring the World His Truth” [“T’Vërtetën t’Sjellim n’Bot’”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 92).

Alma 58:32–41

Kur jam i shqetësuar, unë mund t’i mirëbesoj Perëndisë.

Kur Helamani dhe ushtritë e tij u përballën me periudha të vështira, ai i mirëbesoi Zotit. Çfarë mund të mësojnë fëmijët të cilëve u jepni mësim, nga shembulli i tij?

Veprimtari të Mundshme

  • Vizatoni një fytyrë të vrenjtur në tabelë dhe flitni për mënyrën se si Helamani qe i shqetësuar për shkak se ushtria e tij nuk kishte mjaft ushqim apo mjaft burra për ta vazhduar luftimin (shih Alma 58:32–41). Kërkojuni fëmijëve të tregojnë raste kur ata ishin të shqetësuar. Lexoni tek Alma 58:37 (ose ndihmojeni një fëmijë ta lexojë atë) dhe ndihmojini fëmijët ta ndryshojnë fytyrën në tabelë në një fytyrë të qeshur, për të treguar mënyrën se si u ndie Helamani për shkak se i mirëbesoi Perëndisë. Çfarë mund të bëjmë kur ndihemi të shqetësuar? Këndoni së bashku “Smiles” [“Buzëqeshjet”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 128).

  • Shkruani në disa shirita letre disa gjëra për të cilat mund të shqetësohen fëmijët. Lërini fëmijët që me radhë të zgjedhin një letër për ju që ta lexoni dhe ftojini fëmijët të tregojnë për mënyrën se si Perëndia mund t’i ndihmojë ata me secilin prej këtyre shqetësimeve. Tregoni një përvojë në të cilën Perëndia ju ndihmoi kur ishit të shqetësuar.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Alma 56:45–48; 57:21, 25–27; 58:39–40

Unë mund të jem besnik ndaj Perëndisë sikurse luftëtarët djalosharë.

Cilat të vërteta nga historia e luftëtarëve djalosharë (domethënë “të rinj”) të Helamanit mund t’i ndihmojnë fëmijët për sfidat që po hasin?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të tregojnë atë që dinë rreth luftëtarëve djalosharë. Ju mund të përdorni gjithashtu “Kapitullin 34: Helamani dhe 2 000 Luftëtarët e Rinj” (Tregime të Librit të Mormonit, f. 93–94). Lërini fëmijët të tregojnë atë që admirojnë rreth luftëtarëve.

  • Lexoni së bashku tek Alma 56:45–48; 57:21, 25–27 dhe 58:39–40. Ftojini fëmijët të gjejnë fjalë dhe fraza nga këto vargje që i përshkruajnë luftëtarët djalosharë. Çfarë domethënie kanë këto fjalë e fraza? Si mund të jemi ne sikurse luftëtarët djalosharë?

  • Lexojuni fëmijëve tek Alma 56:46–48 dhe ftojini të mbajnë vesh për atë që u mësuan nënat e luftëtarëve djalosharë fëmijëve të tyre rreth besimit. Si i ndihmojnë prindërit sot fëmijët e tyre që të kenë besim? Përse është e rëndësishme që fëmijët t’i ndjekin mësimet e drejta të prindërve të tyre dhe udhëheqësve të Kishës me “përpikëri”? (Alma 57:21.)

nënë duke mësuar të birin

Fara e Besimit, nga Jay Ward

Alma 53:10–17; 56:27

Unë mund t’i mbaj besëlidhjet e mia.

Luftëtarët djalosharë dhe prindërit e tyre bënë besëlidhje të cilat ata i përmbushën me besnikëri. Ju mund ta përdorni këtë rrëfim për t’u mësuar fëmijëve mbi rëndësinë e besëlidhjeve.

Veprimtari të Mundshme

  • Ndajini fëmijët në tre grupe: një që të përfaqësojë Helamanin, një tjetër që të përfaqësojë popullin e Amonit dhe i treti që të përfaqësojë bijtë e popullit të Amonit. Lexoni së bashku tek Alma 53:10–17 dhe lërini grupet të tregojnë mënyrën se si populli që ata përfaqësojnë, bëri dhe mbajti besëlidhje. Jepni dëshminë tuaj se Ati Qiellor na bekon kur i mbajmë besëlidhjet tona.

  • Shkruani në tabelë fraza nga Mosia 18:8–10 ose Doktrina e Besëlidhje 20:37, të cilat përshkruajnë gjëra që besëlidhim të bëjmë kur pagëzohemi. Shkruani gjithashtu disa fraza të tjera që nuk lidhen me besëlidhjet. Kërkojuni fëmijëve të qarkojnë gjërat që ne besëlidhim të bëjmë (lërini ata t’i përdorin shkrimet e shenjta nëse është e nevojshme). Si bekohemi ne kur i mbajmë besëlidhjet tona? Nxitini fëmijët të shkruajnë se çfarë kanë besëlidhur me Perëndinë që të bëjnë, dhe ta ekspozojnë listën e tyre aty ku mund ta shohin shpesh.

  • Ftojeni një fëmijë të lexojë tek Alma 56:27. Si i ndihmuan etërit bijtë e tyre pa e shkelur besëlidhjen e tyre për të luftuar? Kush na përkrah ne në mbajtjen e besëlidhjeve tona?

Alma 61:3–14

Unë mund të zgjedh të mos jemi i zemëruar.

Moroni e akuzoi në mënyrë të rreme Pahoranin, por në vend që të zemërohej, Pahorani tha: “Unë … gëzohem nga zemërmadhësia jote” (Alma 61:9).

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të mendojnë për një rast kur u akuzuan se bënë diçka që nuk e kishin bërë. Tregojuni atyre për mënyrën se si i ndodhi kjo Pahoranit (shih Alma 60–61). Ju mund të përdorni “Kapitullin 35: Kapiten Moroni dhe Pahorani” (Tregime të Librit të Mormonit, f. 95–97). Për të mësuar rreth mënyrës se si reagoi Pahorani, lexoni me radhë vargjet nga Alma 61:3–14. Çfarë bëri Pahorani kur Moroni e akuzoi atë? Çfarë mësojmë rreth faljes nga shembulli i Pahoranit? Si mund të jemi si ai?

  • Shkruani në tabelë Çfarë duhet të bëj kur dikush zemërohet me mua? Ftojini fëmijët që me radhë të shkruajnë disa përgjigje në tabelë. Si mund t’i ishte përgjigjur Pahorani kësaj pyetjeje? Kërkojuni fëmijëve t’i shkruajnë këto përgjigje në një letër drejtuar vetes, të cilën ata mund ta lexojnë kur një person zemërohet me ta.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Nxitini fëmijët t’u tregojnë familjeve të tyre një mënyrë se si ata duan që të jenë sikurse luftëtarët djalosharë. Ata gjithashtu mund t’i falënderojnë prindërit e tyre që u japin mësim, sikurse bënë nënat e luftëtarëve djalosharë.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përfshijini fëmijët në diskutime për ungjillin. Ndryshimi i mjedisit të klasës ndonjëherë mund t’i ndihmojë fëmijët të përfshihen më mirë në diskutime për ungjillin. Për shembull, ju me raste mund t’i ftoni fëmijët të ulen në rreth në dysheme në vend që të ulen në karriget e tyre.