Eja, Më Ndiq
17–23 Gusht. Helamani 1–6: “Shkëmbi i Shëlbuesit Tonë”


“17–23 Gusht. Helamani 1–6: ‘Shkëmbi i Shëlbuesit Tonë’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“17–23 Gusht. Helamani 1–6”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2020

valë që përplasen në shkëmbinj

17–23 Gusht

Helamani 1–6

“Shkëmbi i Shëlbuesit Tonë”

A e njihni me të vërtetë klasën tuaj? Përpiquni që çdo javë ta njihni një anëtar të klasës më mirë. Ndërsa e bëni këtë, ju mund t’i mbani mend më mirë nevojat e tyre ndërkohë që përgatiteni për të dhënë mësim.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Merreni parasysh që t’i ftoni anëtarët e klasës të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar një send që ata mund ta përdorin për të dhënë mësim një parim që e mësuan në këta kapituj. Cilat janë mënyrat e tjera se si mund t’ua mësojmë këto parime të tjerëve?

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Helamani 1–6

Krenaria na ndan nga Shpirti dhe forca e Zotit.

  • Përvijimi i kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet përshkruan një “cikël krenarie” që i mundonte nefitët. Ndoshta dikush në klasë mund ta skicojë këtë cikël në tabelë. Më pas anëtarët e klasës mund të gjejnë vargje te Helamani 1–6 që ata mendojnë se ilustrojnë pjesë të ndryshme të ciklit dhe t’i shkruajnë ato pranë pjesëve me të cilat kanë lidhje në skicë. (Nëse anëtarët e klasës kanë nevojë për ndihmë, ju mund t’u sugjeroni që të kërkojnë te Helamani 3:24–36; 4:11–26.) Në ç’mënyrë jemi ne ndonjëherë si nefitët? Si mund ta shmangim ne prirjen si të atyre drejt krenarisë? Ju gjithashtu mund të tregoni pjesë nga “Kapitulli 18: Ruhuni nga Krenaria” (Mësime të Presidentëve të Kishës: Ezra Taft Benson [2014], f. 243–255).

    cikli i krenarisë

    “Cikli i krenarisë.”

  • Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës të lexojnë te Helamani 4:13 dhe 24–26, dhe të gjejnë një himn që na mëson rreth varësisë sonë nga Perëndia, të tillë si “Çdo Or’ më Duhesh Ti” (Himne, nr. 51). Përse krenaria na ndan nga Perëndia? Si mund ta pranojmë varësinë tonë nga Perëndia? Anëtarët e klasës mund të tregojnë se si janë forcuar nga Shpirti dhe fuqia e Zotit ngaqë ishin të përulur.

  • Anëtarët e Kishës që përshkruhen te Helamani 3:33–34 po përndiqnin anëtarë të tjerë të Kishës. Për shkak të krenarisë së tyre, ata i shtypnin të varfrit dhe kryenin të gjitha llojet e mëkateve të tjera (shih Helamani 4:11–13). Merreni parasysh që të lexoni së bashku te Helamani 3:33–34 dhe 4:11–13, dhe t’u kërkoni anëtarëve të klasës të diskutojnë mënyrat se si mund të tregojmë dashamirësi dhe respekt më të madh ndaj të tjerëve, përfshirë bashkanëtarëve tanë në Kishë që mund të jenë ndryshe nga ne. Ju gjithashtu mund t’i ftoni anëtarët e klasës të mendojnë për dikë që e njohin, i cili mund të jetë duke vuajtur për shkak të veprimeve të pakëndshme të të tjerëve dhe të përsiatin se si mund të ndihmojnë për ta forcuar dhe inkurajuar atë person.

Helamani 3:33–35

Shenjtërimi vjen kur ia japim zemrën tonë Perëndisë.

  • Helamani 3:33–35 mund të jetë shumë ngushëllues për ata anëtarë në klasën tuaj që mund të jenë duke përjetuar “persekut[ime] … [ose] shumë mjerime” (vargu 34). Ndoshta ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës t’i shqyrtojnë këto vargje për të gjetur këshilla që mund t’ia japin dikujt që po përndiqet. Ose ndoshta anëtarët e klasës mund të tregojnë se si gjetën “gëzim dhe ngushëllim” në kohë mundimesh duke bërë gjërat e përshkruara te vargu 35.

  • Merreni parasysh ta ftoni klasën që të studiojë vargjet te Helamani 3:33–35 dhe thëniet e referencat rreth bërjes i shenjtëruar te “Burimet Shtesë”. Çfarë na mësojnë këto vargje dhe thënie rreth shenjtërimit? Si i sjellin agjërimi dhe lutja bekimet e përshkruara te Helamani 3:35? Si ia japim zemrat tona Perëndisë? (Shih Helamani 3:35.) Si na ndihmon kjo të bëhemi të shenjtëruar? Ju gjithashtu mund të përgatitni dhe shpërndani shirita letre me një nga thëniet ose referencat nga “Burimet Shtesë” të shtypura në to dhe t’i ftoni anëtarët e klasës që të zgjedhin rastësisht njërën prej tyre për ta studiuar. Më pas ata mund t’i tregojnë njëri‑tjetrit atë që mësuan rreth shenjtërimit.

Helamani 5:12

Nëse e bëjmë Jezu Krishtin themelin tonë, ne nuk mund të biem.

  • Satani dërgon “erërat e tij të fuqishme” gjithë jetën tonë. Shumë njerëz në klasën tuaj e kanë përjetuar tashmë këtë dhe ka gjasa që në të ardhmen të vijnë më shumë stuhi. Çfarë mund të bëni për t’i ndihmuar anëtarët e klasës suaj që të përgatiten për këto stuhi duke e ndërtuar jetën e tyre mbi Jezu Krishtin?

    Ju mund të filloni një diskutim duke treguar figura të tempullit ose të ndërtesave të tjera dhe duke e krahasuar jetën tonë me një ndërtesë. Çfarë zgjedhjesh duhet të bëjë një ndërtues? Çfarë zgjedhjesh bëjmë ne që ndikojnë në mënyrën se si e ndërtojmë jetën tonë? Më pas ju mund të lexoni së bashku te Helamani 5:12 dhe të diskutoni se çfarë do të thotë ta ndërtojmë jetën tonë mbi Jezu Krishtin. Në ç’mënyrë ndikon të pasurit e Tij si themelin tonë, në zgjedhjet e tjera që bëjmë ndërkohë që ndërtojmë jetën tonë?

    Anëtarët e klasës mund të tregojnë se si të pasurit e Shpëtimtarit si themelin e tyre i ka ndihmuar që t’u bëjnë ballë stuhive të jetës. Jepuni kohë anëtarëve të klasës që të përsiatin llojin e jetës që po ndërtojnë, dhe mënyrën se si mund të sigurohen që janë rrënjosur fort te Krishti. Historia e Tempullit të Solt-Lejkut te “Burimet Shtesë” mund të ndihmojë në diskutimin tuaj.

Helamani 5:14–50

Besimi ynë është forcuar nëpërmjet “provave të mëdha që [ne] k[emi] marrë”.

  • Një nga bekimet e mbledhjes në Shkollën e së Dielës është mundësia për ta forcuar besimin e njëri‑tjetrit – ashtu siç bënë lamanitët te Helamani 5:50. Ndoshta ju mund të lexoni së bashku te Helamani 5:50 dhe t’i kërkoni klasës të përcaktojë “gjërat që [lamanitët] kishin dëgjuar dhe parë” te vargjet 20–49. Më pas anëtarët e klasës mund t’i tregojnë njëri‑tjetrit disa nga përvojat shpirtërore që i kanë bindur ata se ungjilli është i vërtetë – edhe nëse nuk kanë parë engjëj apo shtylla zjarri. Çfarë prove bindëse kanë parë ata të ungjillit të rivendosur të Jezu Krishtit?

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Helamani 7–12 përshkruan se si e fitoi Nefi mirëbesimin e Zotit dhe se si atij iu dha fuqi e madhe. Ju mund t’i sugjeroni klasës suaj se duke i lexuar këta kapituj, ata mund të mësojnë se si të marrin më shumë nga mirëbesimi i Perëndisë në jetën e tyre.

ikona e burimeve

Burimet Shtesë

Të bërit të shenjtëruar nëpërmjet Jezu Krishtit.

  • Shenjtërimi është “procesi i çlirimit nga mëkati, i bërjes i dëlirë, i pastër dhe i shenjtë nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Shenjtërim”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org]).

  • “Kur ne jemi penduar me të vërtetë, Krishti do të na heqë barrën e fajit për mëkatet tona. Ne mund të dimë vetë se ne jemi falur dhe bërë të pastër. Fryma e Shenjtë do të na e vërtetojë këtë; Ai është Shenjtëruesi. Asnjë dëshmi tjetër për faljen, nuk mund të jetë më e madhe” (Diter F. Uhtdorf, “Pikë Kthimi të Sigurt”, Ensign ose Liahona, maj 2007, f. 101; Konferenca e Përgjithshme, prill 2007, f. 125).

  • “Të jesh i shenjtëruar përmes gjakut të Krishtit do të thotë të bëhesh i pastër, i kulluar dhe i shenjtë. Nëse shfajësimi heq ndëshkimin nga mëkati i kaluar, atëherë shenjtërimi heq njollën apo ndikimet e mëkatit” (D. Todd Christofferson, “Justification and Sanctification”, Ensign, qershor 2001, f. 22).

  • “Kur vullneti, pasionet dhe ndjenjat e një personi janë përsosurisht të nënshtruara ndaj Perëndisë dhe kërkesave të Tij, ai person shenjtërohet” (Brigham Young, “Discourse”, Deseret News, 7 shtator 1854, f. 1).

  • Ne shenjtërohemi nga fuqia e Frymës së Shenjtë për shkak të Shlyerjes së Jezu Krishtit (shih Hebrenjve 13:12; Alma 13:10–12; 3 Nefi 27:19–20; Moroni 10:32–33; DeB 76:40–42).

  • Edhe pasi jemi shenjtëruar, prapë është e mundur të biem nga hiri hyjnor (shih DeB 20:30–34).

Një themel i sigurt.

Gjatë ndërtimit të Tempullit të Solt‑Lejkut, te gurët e themelit u gjetën të krisura të mëdha. Edhe pse u ishin dashur pothuajse nëntë vjet që të arrinin në atë pikë të ndërtimit, Presidenti Brigam Jang udhëzoi që gurët e krisur të themelit të hiqeshin dhe të zëvendësoheshin me gurë të një cilësie më të mirë. U deshën edhe pesë vite të tjera që t’i hiqnin gurët me defekt të themelit dhe ta rindërtonin deri në nivelin rrafsh me tokën. “Dua ta shoh atë tempull të ndërtuar”, tha Presidenti Jang, “në një mënyrë që do të rezistojë gjatë gjithë mijëvjeçarit” (“Remarks”, Deseret News, 14 tetor 1863, f. 97).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jepni dëshmi për Jezu Krishtin. Aminadabi mund të mos jetë ndier si personi më i kualifikuar për t’u mësuar lamanitëve të pendoheshin dhe të kishin besim te Krishti (shih Helamani 5:35–41). Por ai tregoi atë që dinte dhe dëshmia e tij pati një ndikim të thellë. Çfarë mësoni nga ky shembull?