Doktrina e Besëlidhje 2021
23–29 Gusht. Doktrina e Besëlidhje 93: “Merrni Plotësinë e Tij”


“23–29 Gusht. Doktrina e Besëlidhje 93: ‘Merrni Plotësinë e Tij’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“23–29 Gusht. Doktrina e Besëlidhje 93”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës

Stefani shikon Perëndinë dhe Jezu Krishtin

Unë po Shoh Birin e Njeriut që Rri në Këmbë në të Djathtën e Perëndisë, nga Walter Rane

23–29 Gusht

Doktrina e Besëlidhje 93

“Merrni Plotësinë e Tij”

Njerëzit të cilëve u jepni mësim, janë bij dhe bija të çmuara shpirtërore të Prindërve Qiellorë dhe kanë potencial hyjnor. Pas studimit te Doktrina e Besëlidhje 93, çfarë ndiheni të frymëzuar të bëni për të ndihmuar që ata të rriten në “dritë dhe [të] vërtetë”? (Vargu 36).

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Shkruani në tabelë Te Doktrina e Besëlidhje 93, Jezu Krishti na ftoi të … Ftojini anëtarët e klasës të sugjerojnë mënyra se si do ta plotësonin fjalinë.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Doktrina e Besëlidhje 93

Ne adhurojmë Perëndinë, Atin, dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin.

  • Në studimin e tyre te Doktrina e Besëlidhje 93 anëtarët e klasës mund të kenë gjetur shumë të vërteta rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ftojini anëtarët e klasës të tregojnë atë që gjetën. Ju gjithashtu mund ta ndani klasën në grupe dhe t’i jepni secilit grup disa vargje për t’i studiuar së bashku. Secili grup më pas mund t’i tregojë klasës atë që mësuan rreth mënyrës “se si të adhuro[jmë] dhe … çfarë [të] … adhuro[jmë]” (vargu 19).

Doktrina e Besëlidhje 93:1–39

Ne mund të “m[arrim] plotësinë e [Perëndisë] dhe … të përlëvdohe[mi]”.

vitrazh

Ne e marrim dritën e Perëndisë kur i zbatojmë urdhërimet e Tij dhe mësojmë prej Tij.

  • Doktrina e Besëlidhje 93 përmban shumë të vërteta rreth natyrës dhe potencialit tonë të përjetshëm si fëmijë të Perëndisë. Disa anëtarë të klasës mund t’i kenë zbuluar këto të vërteta gjatë studimit të tyre në shtëpi të seksionit 93 (shih përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet). Ata që e bënë, mund të tregojnë se çfarë gjetën dhe ju mund të zbuloni të vërteta të tjera si klasë. Si mund të ndikojnë këto të vërteta në mënyrën se si i trajtojmë njerëzit përreth nesh – ose veten tonë?

  • Ja një mënyrë tjetër për të mësuar rreth natyrës dhe potencialit tonë të përjetshëm: anëtarët e klasës mund të lexojnë së bashku vargun 24 dhe të shkruajnë në tabelë tre tituj: Siç jemi, Siç ishim dhe Siç do të jemi. Më pas ju mund ta ndani klasën në tri grupe dhe t’i caktoni secilit grup që të shqyrtojë vargjet te Doktrina e Besëlidhje 93:6–39, duke kërkuar të vërtetat rreth identitetit tonë të përjetshëm të tanishëm, të shkuar ose të ardhshëm. Secili grup mund të shkruajë nën titujt atë që gjetën. Si ndikojnë këto të vërteta te zgjedhjet që bëjmë?

Doktrina e Besëlidhje 93:40–50

Ne urdhërohemi që ta “vendos[im] në rregull shtëpinë [tonë]”.

  • Urdhri që të “vendosësh në rregull shtëpinë tënde” (vargu 43) nuk ka të bëjë me sistemimin e dollapëve dhe të sirtarëve, por me mësimdhënien – dhe të mësuarit – në “dritë e të vërtetë” (vargu 42). Ndoshta anëtarët e klasës mund të tregojnë se si po përpiqen ta ndjekin këtë këshillë. Cilat janë disa sfida me të cilat përballen? Cilat të vërteta ose parime te Doktrina e Besëlidhje 93 mund të ndihmojnë?

  • Si pjesë e diskutimit tuaj për këto vargje, anëtarët e klasës mund të lexojnë pjesë nga mesazhi i Presidentit Henri B. Ajring “Një Shtëpi Ku Banon Shpirti i Zotit” (Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 22–25) dhe të japin ndonjë ide që lidhet me të vërtetat te Doktrina e Besëlidhje 93:40–50. (Shih edhe citimin te pjesa “Burime Shtesë”.)

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

“Kujdes[uni] që ata të jenë më të zellshëm dhe më të përfshirë në shtëpi.”

Plaku Dejvid A. Bednar dha mësim:

“Në zyrën time gjendet një pikturë e bukur e një fushe me grurë. Piktura është një koleksion i gjerë gjurmësh të veçanta peneli – asnjëra prej të cilave në veçanti nuk është shumë interesante apo mbresëlënëse. Në fakt, nëse qëndroni afër telajos, gjithçka mund të shihni është një masë vijëzimesh në dukje pa lidhje dhe jo tërheqëse me bojë të verdhë, të artë dhe kafe. Megjithatë, nëse ngadalë largoheni nga telajoja, gjithë gjurmët e veçanta të penelit ndërthuren së bashku dhe japin një tablo të mrekullueshme të një fushe me grurë. Shumë gjurmë të rëndomta e të veçanta peneli bashkëveprojnë mes tyre për të krijuar një pikturë magjepsëse dhe të bukur.

Secila lutje familjare, secili episod i studimit familjar të shkrimit të shenjtë dhe secila mbrëmje familjare në shtëpi është një gjurmë peneli në telajon e shpirtit tonë. As edhe një ndodhì nuk duket të jetë shumë mbresëlënëse apo e paharrueshme. Por ashtu si penelatat e verdha, të arta dhe kafe të bojës, plotësojnë njëra‑tjetrën dhe japin një kryevepër mbresëlënëse, po ashtu [qëndrueshmëria] jonë në kryerjen e gjërave në dukje të vogla mund të çojë në rezultate shpirtërore thelbësore. ‘Prandaj, mos u lodhni së bëri mirë, sepse ju po ngrini themelin e një vepre të madhe. Dhe nga gjëra të vogla vjen ajo që është e madhe’ (Doktrina e Besëlidhje 64:33). [Qëndrueshmëria] është një parim kyç ndërsa ngremë themelin e një vepre të madhe në jetën tonë vetjake dhe ndërsa bëhemi më të zellshëm e më të përfshirë në vetë shtëpitë tona” (“Më të Zellshëm dhe më të Përfshirë në Shtëpi”, Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 19–20).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Shprehni dashuri. “Në varësi të rrethanave tuaja, shprehja e dashurisë ndaj atyre, të cilëve u jepni mësim, mund të nënkuptojë që t’iu jepni atyre përgëzime të çiltra, të tregoni interes për jetën e tyre, t’i dëgjoni me kujdes, t’i përfshini në mësim, të kryeni veprime shërbimi për ta ose thjesht t’i përshëndetni me ngrohtësi kur i shihni” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 6).