Fragmentet dhe Frazat Kyç të Zotërimit Doktrinor, Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2018)
Fragmentet dhe Frazat Kyç të Zotërimit Doktrinor
Sa vijon është një listë e të 100 fragmenteve të zotërimit doktrinor së bashku me një përmbledhje të shkurtër të çdo fragmenti.
Marrja e Njohurisë Shpirtërore
Fjalët e Urta 3:5–6. Ki besim te Zoti me gjithë zemër dhe Ai do të drejtojë shtigjet e tua.
Isaia 5:20. Mjerë ata që e quajnë të mirë të keqen dhe të keqe të mirën.
Gjoni 7:17. Bëj vullnetin e Perëndisë që ta njohësh doktrinën e Tij.
1 Korintasve 2:5, 9–11. Ne mund t’i njohim gjërat e Perëndisë vetëm nëpërmjet Shpirtit.
2 Timoteut 3:15–17. Shkrimet e shenjta mund t’ju bëjnë të ditur për shpëtimin.
Jakob [Bibël] 1:5–6. Në qoftë se ju mungon urtia, kërkojini Perëndisë.
2 Nefi 28:30. Perëndia jep dituri rresht pas rreshti.
2 Nefi 32:3. Nëse ushqehemi me bollëk me fjalët e Krishtit, ne mund t’i dimë të gjitha gjërat që duhet të bëjmë.
2 Nefi 32:8–9. Nëse lutemi gjithmonë, Perëndia do ta shenjtërojë kryerjen tonë për mirëqenien e shpirtrave tanë.
Mosia 4:9. Besoni në Perëndinë dhe që Ai e ka gjithë diturinë.
Ethëri 12:6. Dëshmia vjen pas provës së besimit.
Moroni 10:4–5. Fryma e Shenjtë ua zbulon të vërtetën atyre që i kërkojnë Perëndisë me qëllim të vërtetë.
DeB 6:36. Shihni te Krishti në çdo mendim.
DeB 8:2-3. Fryma e Shenjtë u flet mendjes dhe zemrës sonë.
DeB 88:118 Kërkoni të mësoni me anë të studimit dhe besimit.
Tema Doktrinore
1. Kreu-Perëndi
Hebrenjve 12:9. Perëndia është Ati i shpirtrave tanë.
2 Nefi 26:33. Të gjithë janë njësoj para Perëndisë.
3 Nefi 11:10–11. Jezu Krishti plotësoi vullnetin e Atit në të gjitha gjërat.
3 Nefi 12:48. Jezu Krishti na fton të bëhemi të përkryer.
3 Nefi 18:15, 20–21. Mbajini sytë hapur dhe lutuni gjithnjë në emrin e Jezu Krishtit.
DeB 29:10–11. Krishti do të vijë përsëri me fuqi dhe lavdi.
DeB 130:22–23. Ati dhe Biri kanë trupa prej mishi e kockash.
2. Plani i Shpëtimit
Moisiu 1:39. Vepra dhe lavdia e Perëndisë është të bëjë të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut.
Abraham 3:22–23. Abrahami u zgjodh përpara se të lindte.
Zanafilla 1:26–27. Perëndia e krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së Vet.
Jozueut 24:15. Zgjidhni sot kujt doni t’i shërbeni.
Gjoni 17:3. Jeta e përjetshme është të njohim Perëndinë dhe Jezu Krishtin.
1 Korintasve 6:19–20. Trupi juaj është një tempull.
1 Korintasve 15:20–22. Të gjithë do të ringjallen në Krisht.
1 Korintasve 15:40–42. Ka tri shkallë të lavdisë në Ringjallje.
1 Pjetër 4:6. Ungjilli u predikohet të vdekurve.
Zbulesa 20:12. Çdo njeri do të qëndrojë përpara Perëndisë për t’u gjykuar.
2 Nefi 2:22–25 Adami ra që njerëzit të mund të jenë.
2 Nefi 2:27 Ne jemi të lirë të zgjedhim.
DeB 76:22–24. Jezu Krishti jeton dhe është Krijuesi i botëve.
3. Shlyerja e Jezu Krishtit
Isaia 1:18. Nëse pendohemi, mëkatet tona do të jenë të bardha si bora.
Isaia 53:3–5. Jezu Krishti mbajti dhembjet tona dhe vuajti për mëkatet tona.
Mateu 11:28–30. Nëse vijmë te Jezu Krishti, Ai do t’i lehtësojë barrët tona dhe do të na japë çlodhje.
Lluka 24:36–39. Jezu Krishti u ringjall me një trup prej mishi e kockash.
Jakob [Bibël] 2:17–18. Besimi pa vepra është i vdekur.
Mosia 3:19. Zhvisheni njeriun e natyrshëm dhe bëhuni shenjtorë nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.
Alma 7:11–13. Jezu Krishti i përjetoi dhimbjet tona dhe mposhti mëkatin e vdekjen.
Alma 34:9–10. Duhet të bëhet një Shlyerje.
Helamani 5:12. Ndërtojeni themelin tuaj mbi Krishtin.
Ethëri 12:27. Shpëtimtari mund t’i bëjë gjërat e dobëta të forta.
DeB 18:10–11. Vlera e shpirtrave është e madhe.
DeB 19:16–19. Shpëtimtari vuajti për mëkatet tona që ne të mund të pendoheshim.
DeB 58:42–43. Për t’u penduar ne duhet ta rrëfejmë dhe braktisim mëkatin.
4. Rivendosja
Moisiu 7:18. Sioni – një zemër dhe një mendje në drejtësi.
Isaia 29:13–14. Rivendosja është vërtet një punë e mrekullueshme dhe një çudi.
Ezekieli 37:15–17. Bibla dhe Libri i Mormonit janë bashkuar së bashku.
Daniel 2:44. Mbretëria e Perëndisë do të ekzistojë përherë.
Veprat e Apostujve 3:19–21. Pjetri profetizoi për Rivendosjen.
2 Thesalonikasve 2:1–3. U profetizua braktisja.
Joseph Smith – Historia 1:15–20. Në Vegimin e Parë, Perëndia e thirri Jozef Smithin për të qenë një profet.
DeB 1:30. E vetmja kishë e vërtetë dhe e gjallë
DeB 135:3 Jozef Smithi punoi për shpëtimin tonë.
5. Profetët dhe Zbulesa
Jeremia 1:4–5. Jeremia u parashugurua që të ishte profet.
Ezekiel 3:16–17. Rojet nga Zoti japin paralajmërime prej Tij.
Amos 3:7. Perëndia ua tregon sekretin e Tij profetëve të Tij.
Gjoni 15:16. Zoti zgjedh dhe shuguron apostuj e profetë.
Efesianëve 2:19–20. Kisha e Zotit është themeluar mbi apostujt dhe profetët.
Efesianëve 4:11–14. Apostujt dhe profetët ndihmojnë që të përsosen shenjtorët.
DeB 1:37–38. Zëri i Zotit dhe i shërbëtorëve të Tij është njësoj.
DeB 21:4–6. Kur e marrim fjalën e profetit me durim dhe besim, Perëndia do t’i shpërndajë fuqitë e errësirës.
6. Priftëria dhe Çelësat e Priftërisë
Mateu 16:15–19. Jezu Krishti premtoi ta ngrinte Kishën e Tij dhe të jepte çelësat e mbretërisë.
DeB 13:1. Çelësat e Priftërisë Aarone
DeB 42:11. Përfaqësuesit e Zotit duhet të thirren nga dikush që ka autoritet.
DeB 107:8. Autoriteti i Priftërisë Melkizedeke
DeB 121:36, 41–42. Fuqia e priftërisë varet nga drejtësia e personit.
7. Ordinancat dhe Besëlidhjet
Eksodi 19:5–6. Mbajeni besëlidhjen time dhe ju do të jeni një komb i shenjtë.
Psalmeve 24:3–4. Për të qëndruar të denjë në praninë e Zotit, ne duhet të kemi duar të pafajshme dhe zemër të pastër.
Gjoni 3:5. Ne duhet të lindim nga uji dhe nga Fryma që të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë.
Mosia 18:8–10. Nëpërmjet pagëzimit, ne bëjmë një besëlidhje me Perëndinë.
3 Nefi 27:20. Pagëzohuni dhe shenjtërohuni për të marrë dhuratën e Frymës së Shenjtë.
DeB 82:10. Zoti lidhet kur ne bëjmë çfarë thotë Ai.
DeB 84:20-22. Fuqia e perëndishmërisë shfaqet në ordinancat e priftërisë.
8. Martesa dhe Familja
Zanafilla 1:28. Shumohuni dhe mbushni tokën.
Zanafilla 2:24. Bashkëshorti dhe bashkëshortja duhet të jenë një.
Zanafilla 39:9. Jozefi i bëri ballë tundimit.
Malakia 4:5–6. Elia do t’i kthejë zemrat e etërve dhe bijve [te njëri-tjetri].
1 Korintasve 11:11. Vetëm së bashku një burrë e një grua mund ta plotësojnë planin e Zotit.
Alma 39:9. Mos shko më pas epshit të syve të tu.
DeB 49:15-17. Martesa midis një burri dhe një gruaje është shuguruar nga Perëndia.
DeB 131:1-4. Besëlidhja e re dhe e përjetshme e martesës
9. Urdhërimet
Eksodi 20:3–17. Perëndia zbuloi Dhjetë Urdhërimet.
Isaia 58:6–7. Agjërimi na ndihmon t’i thyejmë zinxhirët e ligësisë, t’i zgjidhim verigat e rënda dhe të kujdesemi për të varfrit.
Isaia 58:13–14. Shabati është dita e shenjtë e Zotit.
Malakia 3:8–10. Pagimi i së dhjetës sjell bekime.
Mateu 5:14–16. Le të shndritë drita juaj si një shembull për të tjerët.
Mateu 22:36–39. Duaje Zotin; duaje të afërmin tënd.
Gjoni 14:15. Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia.
1 Nefi 3:7. Zoti përgatit një udhë për ne që t’u bindemi urdhërimeve të Tij.
Mosia 2:17. Duke u shërbyer të tjerëve, ne i shërbejmë Perëndisë.
Mosia 2:41. Bindja sjell bekime dhe lumturi.
Alma 41:10. Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi.
Moroni 7:45, 47–48. Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.
DeB 18:15–16. Gëzim për sjelljen e shpirtrave te Jezu Krishti
DeB 64:9–11. Neve na kërkohet t’i falim të gjithë njerëzit.
DeB 89:18–21. Bekimet nga Fjala e Urtësisë.