Hyrje në Zotërimin Doktrinor, Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2018)
Hyrje në Zotërimin Doktrinor
Në Librin e Mormonit, profeti Helaman u dha mësim bijve të tij: “Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë që është Krishti, biri i Perëndisë, që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj” (Helamani 5:12). Ndërtimi i një themeli mbi Jezu Krishtin – që përfshin arritjen për ta kuptuar e besuar doktrinën e Tij dhe për të jetuar sipas asaj doktrine – do ta forcojë kthimin tonë në besim dhe zotimin tonë si dishepuj të Tij, do të na mbrojë kundrejt ndikimeve të kundërshtarit dhe do të na ndihmojë që ta bekojmë jetën e të tjerëve.
Një nga mënyrat se si e kryejmë këtë, është me anë të studimit së bashku në klasë të shkrimeve të shenjta sipas radhës. Një mënyrë tjetër se si e ndërtojmë themelin tonë mbi Jezu Krishtin dhe doktrinën e Tij, është nëpërmjet një përpjekjeje të quajtur Zotërimi Doktrinor.
Zotërimi Doktrinor përqendrohet mbi dy rezultate:
-
Mësimin dhe zbatimin e parimeve hyjnore që të marrim njohuri shpirtërore
Ati Qiellor ka dhënë nëpërmjet zbulesës parime që të marrim njohuri shpirtërore. Këto parime përfshijnë të vepruarin me besim, shqyrtimin e koncepteve dhe pyetjeve me një këndvështrim të përjetshëm dhe kërkimin e kuptueshmërisë së mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore. Ne zhvillojmë zotërim doktrinor kur i vëmë në zbatim këto parime gjatë orës mësimore dhe jashtë saj dhe kërkojmë përgjigje për pyetjet doktrinore dhe historike në një mënyrë që e fton Frymën e Shenjtë për ta forcuar besimin tonë në Jezu Krisht dhe në doktrinën e Tij.
-
Zotërimin e doktrinës së ungjillit të Jezu Krishtit dhe të fragmenteve të shkrimeve të shenjta në të cilat jepet mësim ajo doktrinë
Ky rezultat i Zotërimit Doktrinor arrihet nëpërmjet:
-
Zhvillimit të një kuptueshmërie më të thellë për secilën nga nëntë temat vijuese doktrinore:
-
Kreu-Perëndi
-
Plani i shpëtimit
-
Shlyerja e Jezu Krishtit
-
Rivendosja
-
Profetët dhe zbulesa
-
Priftëria dhe çelësat e priftërisë
-
Ordinancat dhe besëlidhjet
-
Martesa dhe familja
-
Urdhërimet
-
-
Kuptueshmërisë së thënieve kyç të doktrinës të përcaktuara te pjesa “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” e këtij dokumenti dhe te secila prej nëntë temave doktrinore.
-
Njohjes se si thëniet kyç të doktrinës jepen mësim në fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor dhe të qenit në gjendje për t’i kujtuar e gjetur ato fragmente.
-
Shpjegimit të secilës thënie kyç të doktrinës me qartësi, duke përdorur fragmentet shoqëruese të zotërimit doktrinor.
-
Zbatimit të doktrinës së ungjillit të Jezu Krishtit në zgjedhjet tona të përditshme dhe në përgjigjet tona ndaj çështjeve dhe pyetjeve doktrinore, shoqërore dhe historike.
-