Seminari
1. Kreu-Perëndi


1. Kreu-Perëndi, Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2018)

1. Kreu-Perëndi

Pamja
Vegimi i Parë

1.1. Ka tre persona të veçantë në Kreun-Perëndi: Perëndia, Ati i Përjetshëm; Biri i Tij, Jezu Krishti; dhe Fryma e Shenjtë. Ati dhe Biri kanë trupa të prekshëm, të përlëvduar, prej mishi e kockash dhe Fryma e Shenjtë është një personazh i shpirtit (shih DeB 130:22–23). Ata janë një në qëllim e të bashkuar në mënyrë të përsosur që të bëjnë të ndodhë plani i Atit Qiellor për shpëtimin.

Referenca përkatëse: Zanafilla 1:26–27; Lluka 24:36–39; Joseph Smith –Historia 1:15–20

Perëndia, Ati

1.2. Perëndia, Ati, është Qenia më e Lartë të cilin e adhurojmë. Ai është Ati i shpirtrave tanë (shih Hebrenjve 12:9). Ai është i përsosur, ka gjithë fuqinë dhe i di të gjitha gjërat. Ai është gjithashtu i drejtë, i mëshirshëm dhe dashamirës. Perëndia e do secilin prej fëmijëve të Tij përsosurisht dhe të gjithë janë njësoj për Të (shih 2 Nefi 26:33). Vepra dhe lavdia e Tij është të bëjë të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut.

Referenca përkatëse: Gjoni 17:3; Mosia 4:9; Moisiu 1:39

Jezu Krishti

1.3. Jezu Krishti është i Parëlinduri i Atit në shpirt dhe është i Vetëmlinduri i Atit në mish. Nën drejtimin e Atit, Jezu Krishti krijoi qiejt dhe tokën. Ai është Jehova i Dhiatës së Vjetër dhe Mesia i Dhiatës së Re.

1.4. Jezu Krishti bën vullnetin e Atit në të gjitha gjërat. Ai jetoi një jetë të pamëkatë dhe shleu për mëkatet e të gjithë njerëzimit (shih 3 Nefi 11:10–11). Jeta e Tij është shembulli i përkryer se si duhet të jetojmë (shih 3 Nefi 12:48). Ai ishte i pari që u ringjall prej fëmijëve të Atit Qiellor. Në kohën tonë, sikurse në kohët e lashta, Ai qëndron në krye të Kishës së Tij. Ai do të vijë sërish në fuqi e lavdi dhe do të mbretërojë në tokë gjatë Mijëvjeçarit (shih DeB 29:10–11). Ai do ta gjykojë të gjithë njerëzimin.

1.5. Ngaqë Jezu Krishti është Shpëtimtari ynë dhe Ndërmjetësuesi ynë me Atin, të gjitha lutjet, bekimet dhe ordinancat e priftërisë duhet të bëhen në emrin e Tij (shih 3 Nefi 18:15, 20–21).

Referenca përkatëse: Isaia 53:3–5; Lluka 24:36–39; 1 Korintasve 15:20–22; Zbulesa 20:12; Alma 7:11–13; Alma 34:9–10; Helamani 5:12; Moroni 7:45, 47–48; DeB 1:30; DeB 6:36; DeB 18:10–11; DeB 19:16–19; DeB 76:22–24

Temë përkatëse: Shlyerja e Jezu Krishtit

Fryma e Shenjtë

1.6. Fryma e Shenjtë është anëtari i tretë i Kreut-Perëndi. Ai është një personazh i shpirtit dhe nuk ka trup prej mishi e kockash. Atij shpesh i drejtohemi si Shpirti, Shpirti i Shenjtë, Shpirti i Perëndisë, Shpirti i Zotit dhe Ngushëlluesi.

1.7. Fryma e Shenjtë sjell dëshmi për Atin dhe Birin, zbulon të vërtetën e të gjitha gjërave dhe i shenjtëron ata që pendohen dhe pagëzohen. Nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ne mund të marrim dhurata shpirtërore, të cilat janë bekime ose aftësi të dhëna nga Zoti për vetë dobinë tonë dhe për të na ndihmuar që t’u shërbejmë të tjerëve dhe t’i bekojmë ata.

Referenca përkatëse: Gjoni 3:5; 1 Korintasve 2:5, 9–11; 2 Nefi 32:3; 2 Nefi 32:8–9; Mosia 3:19; Mosia 18:8–10; 3 Nefi 27:20; Moroni 7:45, 47–48; Moroni 10:4–5; DeB 8:2–3; DeB 130:22–23

Tema përkatëse: Marrja e Njohurisë Shpirtërore; Ordinancat dhe Besëlidhjet

Shtyp në Letër