Mbështetjate Vetja
Partnerët në Veprim


Partnerët në Veprim

Lexoni:Me ndihmën e të tjerëve ju mund të arrini gjëra të mëdha. Për shembull, misionarët kanë shokë për përkrahje. Në grupet tona, ne kemi “partnerë në veprim”. Çdo javë ne do të zgjedhim një partner në veprim dhe do të punojmë me të. Partnerët në veprim e ndihmojnë njëri‑tjetrin për të mbajtur zotimet:

  • Duke i telefonuar, dërguar mesazhe me telefon ose vizituar njëri‑tjetrin gjatë javës.

  • Duke biseduar rreth asaj që mësuam në grup.

  • Duke nxitur njëri‑tjetrin për të mbajtur zotimet.

  • Duke u këshilluar së bashku rreth sfidave.

  • Duke u lutur për njëri‑tjetrin.

Diskutoni:Në ç’mënyrë ju ka ndihmuar dikush për të arritur diçka të vështirë?

Lexoni:Të qenit partner në veprim nuk është gjë e vështirë apo që kërkon shumë kohë. Për ta filluar bashkëbisedimin, ju mund të pyetni:

  • Çfarë ju pëlqeu nga mbledhja jonë e fundit e grupit?

  • Çfarë gjërash të mira ju kanë ndodhur gjatë kësaj jave?

  • Si e keni përdorur parimin nga Themeli Im këtë javë?

Pjesa më e rëndësishme e diskutimit do të jetë të ndihmoni njëri‑tjetrin për të mbajtur zotimet. Ju mund të pyetni:

  • Si jeni me zotimet tuaja?

  • Nëse nuk i keni mbajtur disa prej tyre, a keni nevojë për ndihmë?

  • Si mund t’i përkrah më mirë përpjekjet tuaja?