Mbështetjate Vetja
Për Ndërmjetësit


Për Ndërmjetësit

Faleminderit për ndërmjetësimin e një grupi të mbështetjes te vetja. Grupi duhet të funksionojë si një këshill me Frymën e Shenjtë si mësues. Roli juaj është të ndihmoni çdo person që të ndihet mirë duke treguar ide, suksese dhe dështime.

Bëni

Mos Bëni

Përpara Çdo Mbledhjeje

  • Shkarkoni materiale filmike te srs.lds.org/videos.

  • Kontrolloni që pajisja e materialeve filmike funksionon.

  • Shqyrtoni shkurtimisht kapitullin.

  • Përgatiteni veten shpirtërisht.

  • Përgatitni një mësim.

  • Anuloni mbledhjet. Nëse nuk mund të merrni pjesë, ju lutemi, kërkojini një anëtari të grupit të ndërmjetësojë për ju.

Gjatë Çdo Mbledhjeje

  • Filloni dhe mbaroni në kohë.

  • Siguroni që secili të raportojë, edhe ata që arrijnë vonë.

  • Zgjidhni një njeri të matë kohën.

  • Nxitini të gjithë që të marrin pjesë.

  • Jini anëtar i grupit. Bëjini, mbajini dhe raportojini zotimet tuaja.

  • Argëtohuni dhe kremtojeni suksesin.

  • Mirëbesoni dhe ndiqni fletoren e punës.

  • Jepni mësim apo veproni si eksperti.

  • Flitni më shumë se të tjerët.

  • Përgjigjiuni çdo pyetjeje.

  • Jini qendra e vëmendjes.

  • Uluni në krye të tavolinës.

  • Ngrihuni për të ndërmjetësuar.

  • Kapërcejeni pjesën “Përsiatni”.

  • Jepni opinionin tuaj pas çdo komenti.

Pas Çdo Mbledhjeje

  • Vihuni në kontakt me anëtarët gjatë javës dhe nxitini ata.

  • Vlerësoni vetveten duke përdorur “Vetëvlerësimi i Ndërmjetësit” (faqe v).

  • Harroni të informoni specialistin e kunjit për mbështetjen te vetja mbi përparimin e grupit.

E rëndësishme: Raportoni dhe Përmirësohuni

  • Plotësoni Formularin e Regjistrimit të Grupit në mbledhjen tuaj të parë dhe Raportin e Mbarimit të Grupit dhe Formularin e Kërkesës për Certifikatë në mbledhjen tuaj të fundit. Vizitoni srs.lds.org/report.

  • Rishikoni broshurën Ndërmjetësimi i Grupeve te srs.lds.org/facilitator.

Vetëvlerësimi i Ndërmjetësit

Pas çdo mbledhjeje të grupit, rishikoni pohimet e mëposhtme. Sa mirë po ia dilni mbanë?

Si Po ia Dal si Ndërmjetës?

Kurrë

Ndonjëherë

Shpesh

Gjithmonë

  1. Vihem në kontakt me anëtarë të grupit gjatë javës.

  1. E shpreh ngazëllimin dhe dashurinë time për çdo anëtar/e të grupit.

  1. Ndihmoj për të siguruar që çdo anëtar/e i/e grupit të raportojë mbi zotimet e veta.

  1. Unë flas më pak se anëtarët e tjerë të grupit. Secili merr pjesë në mënyrë të barabartë.

  1. I lë anëtarët e grupit t’u përgjigjen pyetjeve në vend që t’u përgjigjem vetë.

  1. Qëndroj brenda kohës së rekomanduar për çdo pjesë dhe veprimtari.

  1. Lë kohë për pjesën “Përsiatni” që Fryma e Shenjtë të mund t’i udhërrëfejë pjesëtarët e grupit.

  1. Ndjek fletoren e punës siç është shkruar dhe i përmbush të gjitha pjesët dhe veprimtaritë.

Si Po Shkon Grupi Im?

Kurrë

Ndonjëherë

Shpesh

Gjithmonë

  1. Pjesëtarët e grupit e duan, e nxitin dhe i shërbejnë njëri‑tjetrit.

  1. Pjesëtarët e grupit i mbajnë zotimet e tyre.

  1. Pjesëtarët e grupit po arrijnë rezultate si materiale edhe shpirtërore.

  1. Partnerët në veprim vihen në kontakt dhe e nxitin njëri‑tjetrin rregullisht gjatë javës.