Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta
-
Diskutoni:Çfarë mësuat nga përvojat e njëri‑tjetrit?
-
Lexoni:Një kërkim i suksesshëm vendi pune ndjek një formulë të thjeshtë:
Veproni me Besim + Punoni Fort + Punoni me Mençuri = Sukses
Në kapitullin e mëparshëm, ju mësuat rreth besimit dhe të punuarit fort. Në këtë kapitull, ne do të fillojmë të mësojmë aftësitë për të punuar me mençuri. Ne do të fillojmë me krijimin e rrjetit.
-
Lexoni:Xhoshi i ka gjeur në internet ose në agjenci punësimi të gjitha orientimet e tij për vend pune. Megjithatë, ai pothuajse nuk ka pasur sukses dhe shumicën e kohës nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ai është i bindur se ka një mënyrë më të mirë për të gjetur një vend pune. Ai ka dëgjuar për gjëra si krijimi i rrjetit, por nuk është i sigurt çfarë është ai apo si t’ia fillojë.
-
Diskutoni:Si krahasohet përvoja juaj në kërkim të vendit të punës me të Xhoshit?
1. Si Gjejnë Njerëzit Vend Pune në të Vërtetë
-
Lexoni:Ju do të gjeni punë më shpejt nëse kërkoni në mënyrat më të efektshme.
-
Shikoni:“How Jobs Are Really Filled” [“Si Plotësohen në të Vërtetë Vendet e Punës”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 35.)
-
Lexoni:Krahasoni këta dy grafikë.
-
Diskutoni:Ç’do të ndryshonte në kërkimin tuaj për vend pune nëse do të punonit më shumë për krijimin e një rrjeti?
2. Bisedoni me Këdo
-
Lexoni:Krijimi i rrjetit është mënyra më e mirë për të gjetur vend pune. Të krijosh rrjet do të thotë të flasësh me njerëz që mund t’ju ndihmojnë të gjeni njerëz dhe organizata që kanë nevojë për aftësitë tuaja. I thoni kujtdo që po kërkoni punë. Njerëzit do t’ju ndihmojnë. Presidenti Spenser W. Kimball tha: “Perëndia na vështron dhe kujdeset për ne. Por zakonisht është nëpërmjet një personi tjetër që Ai i plotëson nevojat tona” (“Small Acts of Service”, Ensign, dhjetor 1974, f. 5).
Ndonjëherë ju nevojitet të punoni në rrjet nëpër shumë nivele për të gjetur personin me informacionin që ju nevojitet. Puna në rrjet nëpër nivele do të thotë t’u kërkosh njerëzve t’ju japin emrat e njerëzve të tjerë që mund të kenë informacion që mund t’ju ndihmojë. Ju mund të punoni në rrjet drejtpërdrejt, me telefon ose postë elektronike. Ju mund të përdorni gjithashtu faqe interneti të rrjeteve profesionale dhe shoqërore.
-
Këshillë:Çdo person dhe biznes që sapo e shkruat, mund të përdoret për synimin tuaj të përditshëm për të gjetur burime.
-
- Diskutoni:
-
Çfarë mund të ndodhte nëse do të bisedonit me secilin nga këta njerëz dhe biznese rreth vendit të punës që po kërkoni?
-
Si do të qe nëse do të flisnit me gjithë njerëzit e tjerë që njihni?
-
3. Unë në 30 Sekonda
-
Lexoni:Puna në rrjet me njerëz të tjerë jep rezultatin më të mirë nëse dini çfarë të thoni. Një deklaratë Unë në 30 Sekonda është mjeti më i mirë për t’u vënë në kontakt me njerëz apo biznese. Ajo i ndihmon njerëzit të kuptojnë se çfarë vendi pune po kërkoni dhe si mund t’ju ndihmojnë. Ajo ndjek këto katër hapa.
-
Këshillë:Pyetje të Mundshme në Deklaratën Unë në 30 Sekonda
-
Me kë do të më rekomandonit të flas?
-
Çfarë mundësish dini për dikë si unë?
-
Çfarë dini rreth (kompania, sektori)?
-
Çfarë biznese ka në zonë që po kërkojnë për (lloji i vendit të punës ose pozicioni)?
-
Cilin njihni që bën atë që bëj unë?
-
-
Lexoni:Ja se si e përdori Xhoshi deklaratën Unë në 30 Sekonda për të krijuar rrjet me ungjin e tij, Dejvidin. Shënoni katër pjesët e veprimit.
“Ungji Dejvid, jam nipi juaj, ➀ Xhoshi. Si jeni? A keni një minutë?Ju mund të mos ta keni ditur këtë, por ➁ unë po kërkoj një vend pune të ri për shërbim kompjuterash. ➂ Kam dy vjet përvojëdhe kam disa certifikata teknike. Në kompaninë time të fundit unë quhesha tekniku më i mirë i shërbimit për shkak të efektshmërisë sime. Unë jam i mirë në atë që bëj dhe më pëlqen puna.➃ Cilin njihni qëmund të vihem në kontakt lidhur me mundësitë?”
-
Lexoni:Në kapitullin e mëparshëm ne mësuam rreth kontakteve. Mbani mend, kontakt është çdo komunikim punësimi me një burim. Jo të gjithë kontaktet janë të krijuara njësoj. Sa më personale që të mund t’i bëni kontaktet tuaja, aq më efektive do të jenë. Të folurit ballë për ballë me dikë është më i efektshëm sesa një postë elektronike apo mesazh me celular. Të paktën dy nga kontaktet tuaja ditore duhet të jenë ballë për ballë. Kjo është arsyeja përse një deklaratë Unë në 30 Sekonda mund të jetë kaq e fuqishme.
Deklarata juaj Unë në 30 Sekonda është një nga aftësitë për kërkim vendi pune që ju lejon të punoni me mençuri. Ju e dini se keni një deklaratë të mirë Unë në 30 Sekonda kur ajo çon qëndrueshëm te ndihma që ju nevojitet. Ushtrojeni shpesh deklaratën tuaj Unë në 30 Sekonda dhe merrni përshtypje. Le të fillojmë menjëherë!
-
Diskutoni:Si do të ishte akt besimi puna në rrjet me deklaratën tuaj Unë në 30 Sekonda?
Përfundim
-
Shikoni:“Basketball Got Me a Job” [“Basketbolli më Dha Vend Pune”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 36.)
-
Diskutoni:Cilat janë gjërat më të rëndësishme që mësuat nga ky kapitull?
-
Lexoni:Një kërkim i suksesshëm për vend pune ndjek këtë formulë:
Veproni me Besim + Punoni Fort + Punoni me Mençuri = Sukses
Puna në rrjet kërkon besim dhe punë të fortë. Puna në rrjet është gjithashtu një mënyrë më e mençur për të gjetur vend pune dhe ju tani keni një mjet të shkëlqyer, deklaratën Unë në 30 Sekonda, që t’ju ndihmojë të filloni. Zoti ka premtuar: “Hapini gojët tuaja e ato do t’ju mbushen” (DeB 33:8). Tani dilni dhe bëjeni punën në rrjet një pjesë të përditshme të kërkimit tuaj për vend pune.
Për ide të mëtejshme për punën në rrjet, lexoni vetë gjatë kësaj jave faqet 197–202 te shtojca.