Mbështetjate Vetja
Burimet


Pamja
ikona e burimeve
Burimet

Fuqia e Pohimeve të Fuqisë

Darreni tregon se si pohimet e fuqisë e ndihmuan të dilte në pah si zgjedhja e qartë në një proces konkurrimi për punësim.

“Edhe nëse keni një vend pune, është mirë të përgatitni dhe të ushtroni pohimet tuaja të fuqisë. Unë e dija se do të shkurtohesha nga puna, ndaj fillova aktivisht të kërkoja vend pune. Më bëri të kuptoj se njeriut i nevojitet ta mbajë të përditësuar rrjetin e të njohurve … gjithsesi, ajo që bëj është paksa specialitet, por ka të tjerë me aftësi e përvojë të ngjashme. Unë gjeta një pozicion me internet dhe fillova të përgatit aplikimin dhe jetëshkrimin tim. E dija se konkurrenca do të ishte e fortë, sidomos ngaqë ky pozicion ishte njoftuar atje ku mund ta gjente kushdo. Kisha mësuar rreth pohimeve të fuqisë dhe e dija që ato ishin kyçi im. Ndërsa të tjerët kishin aftësi të ngjashme, asnjëri nuk pati të njëjtat përvoja dhe arritje si unë. Hartova një jetëshkrim të shkëlqyer, e përshtata sipas nevojave të punëdhënësit dhe përmenda disa shembuj dhe arritje që kanë lidhje [me vendin e punës]. Punëdhënësi më telefonoi brenda pak ditësh nga dorëzimi i aplikimeve të mia.

Unë përfundova duke bërë disa intervista – disa me telefon dhe disa me videokonferencë. Përgatita pohime fuqie për pyetjet që parashikoja për intervistën. Ngaqë ishte intervistë në largësi, në të vërtetë unë mund t’i përdorja shënimet e mia. E dija se ata po intervistonin të tjerë, kështu që duhej të dilja në pah. Pohimet e fuqisë më ndihmuan të paraqitem mirë. Pohimet e fuqisë provuan se cili jam. Ato provuan se isha i gatshëm ta marr vendin e punës dhe ta kryej shumë mirë. Punëdhënësi e dinte se unë do të punoja mirë për ta, sepse unë munda të tregoj shembuj dhe histori kur pata bërë gjëra të ngjashme në të kaluarën. E mora vendin e punës! Unë e di se pohimet e fuqisë sollën ndryshimin për mua.”

Kthehuni te faqja 67.

Shtyp në Letër