Mbështetjate Vetja
Mundësitë e Mbledhjeve


Mundësitë e Mbledhjeve

Ndërsa ky kurs është një angazhim 12‑javor, mundësitë tuaja për mbledhje janë të ndryshueshme. Shumë grupe zgjedhin t’i zhvillojnë të 10 kapitujt e materialit Gjej një Vend Pune më të Mirë brenda dy javëve të para që të mund të fillojnë t’i ushtrojnë e përdorin ato aftësi menjëherë në kërkimin e tyre për vend pune.

Sapo t’i keni mbaruar të gjithë kapitujt e materialit Gjej një Vend Pune më të Mirë, vijoni të takoheni të paktën çdo javë në 12 javët e mbetura. Këto mbledhje zgjatin rreth një orë dhe ju do të përdorni pjesën “Mprihini Aftësitë Tuaja” për të raportuar mbi zotimet tuaja, për të studiuar pjesën nga Themeli Im, për të ushtruar aftësitë tuaja dhe për të bërë zotime javore.

Këtu janë disa sugjerime që grupe të tjera i kanë parë të efektshme. Ju mund t’i përdorni këto sugjerime ose të dilni me variantet tuaja të mbledhjeve. Modele rendi dite gjenden në faqen vii.

Mundësia 1:Takohuni për 8–9 orë në mbledhjen e parë për t’i plotësuar të gjithë kapitujt. Mandej takohuni çdo javë rreth një orë në secilën nga 11 javët e mbetura.

Mundësia 2:Takohuni dy herë nga 4–5 orë brenda dy javëve të para për t’i plotësuar të gjithë kapitujt. Mandej takohuni çdo javë rreth një orë në secilën nga 10 javët e mbetura.

Mundësia 3:Takohuni katër herë nga 2–3 orë brenda dy javëve të para për t’i plotësuar të gjithë kapitujt. Mandej takohuni çdo javë rreth një orë në secilën nga 10 javët e mbetura.

Mundësia 4:Takohuni për 2 orë çdo javë, duke bërë një kapitull në javë. Do të duhen 10 javë për t’i plotësuar të gjithë kapitujt. Takohuni çdo javë për rreth një orë në secilën nga 2 javët e mbetura.