Burimet Materiale më të Mira me Shkrim Meri tregon se si përmirësimi i materialeve të saj me shkrim ishte kyç në kërkimin e saj për vend pune. “Kur po kërkoja punë, thjesht nxora jetëshkrimin tim të vjetër, shtova disa nga përvojat e mia të reja dhe mendova se isha gati ta filloja. Jetëshkrimi im tani ishte tri faqe i gjatë dhe i mbushur me të gjitha llojet e gjërave të mëdha … diçka mbresëlënëse. Ose kështu mendova unë. Fillova ta përdorja jetëshkrimin tim për të aplikuar për disa vende pune për të cilat isha e kualifikuar mirë. Nuk mora asnjë lloj përgjigjeje. Përfundimisht diçka nuk shkonte. Unë do të isha e shkëlqyer në cilindo nga ato vende pune, atëherë përse nuk po më telefononin? Më në fund mendova se kisha nevojë për një ndihmë. U luta për ndihmë dhe fillova të bëja një kërkim dhe të bisedoja me të tjerë rreth jetëshkrimeve. Shpejt kuptova se jetëshkrimi që e mendoja aq të shkëlqyer, ishte vërtet mjaft i keq dhe ndoshta nuk qe lexuar fare. Kjo ishte përulëse. Iu futa punës për ta rregulluar. Kjo më mori kohë dhe shumë përpjekje. Fillova ta përshtat për secilin pozicion, duke e bërë më të lexueshëm dhe duke zëvendësuar listat e mia të mërzitshme të përgjegjësive me arritje emocionuese. Vërtet më ndihmoi të shihja modele jetëshkrimesh të mira dhe të përpiqesha t’i ndiqja ato modele. E dija se isha atje ku duhej kur fillova të kem shumë më tepër telefonata për intervista. Materialet e mia të shkruara po jepnin më në fund rezultate për mua dhe jo kundër meje. Ato intervista më çuan tek ofertat për vend pune. Unë mora një dozë të shëndetshme përulësie për vete që ta kuptoja se më duhej ndihmë, por sapo e kuptova, Ati Qiellor më drejtoi te burimet. Unë shoh pas te jetëshkrimi im i vjetër dhe qesh. Jam mirënjohëse që mësova një mënyrë më të mirë. Ajo bëri një ndryshim të madh për mua.” Kthehuni te faqja 89.