Mbështetjate Vetja
Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta


Pamja
ikona e të mësuarit
Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta

Pamja
shkalla

Lexoni:Një kërkim i suksesshëm për vend pune ndjek këtë formulë të thjeshtë:

Veproni me Besim + Punoni Fort + Punoni me Mençuri = Sukses

Në kapitullin e mëparshëm, ne mësuam aftësitë e mëposhtme për intervistat:

  • Përgatituni përpara intervistës.

  • Hapeni intervistën efektshëm.

  • Përdoreni deklaratën tuaj Unë në 30 sekonda.

  • Përdorni pohime fuqie.

Në këtë kapitull ne do të ushtrojmë disa aftësi të tjera interviste që na ndihmojnë të punojmë me mençuri.

Kërkimi i Xhoshit për Vend Pune

Lexoni:Xhoshi ka parashikuar disa pyetje dhe ka përgatitur disa pohime fuqie për intervistën e tij te kompania ABC Marketing. Ai ka përgatitur gjithashtu një deklaratë të fortë Unë në 30 Sekonda për ta hapur intervistën efektshëm. Xhoshi do të donte të jetë sa më i përgatitur që të jetë e mundur dhe vendos t’i telefonojë ungjit të tij, Dejvidit, për t’i kërkuar këshilla për intervistë.

Ungji Dejvid i tha Xhoshit se zakonisht një intervistues e pyet punëkërkuesin rreth një dobësie. Qëllimi kryesor i kësaj pyetjeje është të trajtojë shqetësime të mundshme rreth punëkërkuesit. Ai sugjeron pasjen e disa pyetjeve për t’i bërë në fund të intervistës dhe i jep Xhoshit disa këshilla mbi mbylljen efektshëm të intervistës.

Diskutoni:Çfarë mendoni për këshillën e Ungjit Dejvid?

Lexoni:Sa më shumë që i përmirësoni aftësitë tuaja për intervistë, aq më shumë sukses do të keni. Ju do ta dini se po intervistoheni efektshëm kur të merrni oferta për vend pune. Në këtë kapitull ne do të mësojmë dhe ushtrojmë aftësitë e mëposhtme për intervistat:

  1. Kthejini negativet në pozitive.

  2. Bëni pyetje.

  3. Mbylleni intervistën efektshëm.

1. Kthejini Negativet në Pozitive

Lexoni:Një punëdhënës i mundshëm mund të ketë shqetësime lidhur me marrjen tuaj në punë. Këto mund të vijnë nga historia juaj e punësimit, përvoja, mosha apo lloj-lloj gjërash të tjera. Ata shpesh do t’ju pyesin rreth këtyre gjërave në intervistë. Për shembull, ata mund të bëjnë pyetje si këto që vijojnë:

  • Përse e latë pozicionin tuaj të fundit?

  • Më tregoni rreth një kohe kur nuk shkonit mirë me një bashkëpunëtor.

  • Cila është një nga dobësitë tuaja?

Kur përballeni me këto lloj pyetjesh, përpiquni ta zgjidhni shqetësimin e mundshëm duke përdorur fjalë të ndershme e të favorshme, parapëlqehet me një shembull.

Kërkimi i Xhoshit për Vend Pune

Lexoni:Xhoshi pyet veten nëse punëdhënësi do ta ketë shqetësim ngaqë ai është i ri e ndoshta nuk ka mjaft përvojë. Ai përdori këtë tabelë të thjeshtë për të përgatitur një përgjigje.

Dobësi e Mundshme

Shqetësim Real i Punëdhënësit

Si e Kapërceva

(Do ta Kapërcej)

Mosha e re

Mungesë e mundshme njohurie apo përvoje

Kam dy vite përvojë duke dhënë shërbim për kompjutera dhe mbaj disa certifikata teknike. Në vendin tim të fundit të punës si teknik i zyrës së ndihmës, krijova një mjet të thjeshtë diagnostikimi që më lejonte të vlerësoj e zgjidh me të shpejtë nevojat lidhur me teknologjinë e informacionit të duzina klientëve çdo ditë. Si rrjedhojë, unë zgjidha mbi 1 000 kërkesa të zyrës së ndihmës teknike për dy vjet, me një mesatare sa gjysma e kohës së kolegëve të mi. Jam i sigurt se përvoja dhe aftësitë e mia mund t’i shtojnë vlerë kompanisë suaj.

Diskutoni:Çfarë vutë re te mënyra si e trajtoi Xhoshi shqetësimin e mundshëm të punëdhënësit?

Lexoni:Gjatë javës, shihni faqen 214 te shtojca për më shumë ushtrim në kthimin e një negativeje në pozitive.

2. Bëni Pyetje

Lexoni:Diku nga fundi i një interviste, ju do t’ju pyesin zakonisht nëse keni ndonjë pyetje. Ju duhet të keni disa pyetje gati që t’ju ndihmojnë të merrni më shumë informacion dhe për të treguar interes të mirëfilltë për rastin. Këtu janë disa shembuj:

  • Si e ndihmon organizatën ky pozicion?

  • Çfarë trajnimi bëhet për këtë rol?

  • Ku mendoni se do të arrijë kompania pas pesë vitesh?

Mos pyesni rreth parash, përfitimesh apo oraresh në këtë pikë të intervistës. Mos flisni rreth këtyre gjërave derisa punëdhënësi t’i prekë ose t’ju ketë dhënë një ofertë. Për të mësuar më shumë rreth rënies në ujdi, shihni vetë faqet 215‑217 te shtojca gjatë kësaj jave.

3. Mbylleni Intervistën Efektshëm

Lexoni:Ajo që thoni dhe bëni në mbyllje të intervistës suaj, mund të ketë ndikim të qëndrueshëm në atë se sa pozitivisht do ta kujtojë intervistuesi bashkëbisedimin tuaj. Ndiqni këto udhëzime:

  • Kur ngriheni për t’u larguar, bëni kontakt me shikim, buzëqeshni dhe shtrëngoni duart përsëri (nëse kjo është e përshtatshme në kulturën tuaj).

  • Drejtojuni intervistuesit me emër.

  • Falënderojeni intervistuesin për kohën dhe interesin e tij apo të saj.

  • Përcaktoni cilat janë hapat e tjera në proces dhe si duhet ta ndiqni ecurinë. Ju mund të thoni diçka të thjeshtë si: “Cilat janë hapat e tjera dhe si duhet ta ndjek ecurinë?”

  • Tregoni interesin tuaj duke thënë diçka si: “U kënaqa nga biseda dhe mezi pres të dëgjoj nga ju”, ose “Jam i sigurt se mund të kem një ndikim pozitiv këtu”.

Diskutoni:Si do t’ju ndihmojë bërja e këtyre gjërave që të keni intervista të suksesshme?

Përfundim

Shikoni:“Amy Nails Her Interview” [“Emi i Bie në Shenjë Intervistës së Saj”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 126.)

Pamja
ikona e materialit filmik

Diskutoni:Cilat janë gjërat më të rëndësishme që mësuat nga ky kapitull?

Lexoni:Ju keni tani disa aftësi interviste që t’ju ndihmojnë të punoni me mençuri.

Veproni me Besim + Punoni Fort + Punoni me Mençuri = Sukses

Zoti ka premtuar: “Nëse jeni të përgatitur, ju s’do të frikësoheni” (DeB 38:30). Përgatituni duke u lutur për ndihmë dhe duke u ushtruar sa më shumë që mundeni.

Shtyp në Letër