Udhëzimet e Fillimit – Koha Maksimale: 15 Minuta
Bëni një lutje hapjeje.
Paraqitni vetveten. Secili prej jush përdorni një minutë që të thoni emrin tuaj dhe diçka rreth vetes.
Mirë se Vini në Grupin Tonë të Mbështetjes te Vetja!
-
Lexoni:Formula për kërkim të suksesshëm për vend pune është:
Veproni me Besim + Punoni Fort + Punoni me Mençuri = Sukses
Së bashku me grupin tuaj dhe i ndihmuar nga drejtimi i Shpirtit, ju do të mësoni përse besimi është themeli i një kërkimi për vend pune dhe ju do të ftoheni të punoni fort. Ju do të mësoni edhe aftësitë që duhen për punë me mençuri, të tilla si krijimi i rrjetit, përputhja e aftësive tuaja me nevojat e punëdhënësit, pohimet e fuqisë, materialet e shkruara, aftësitë intervistuese dhe më shumë. Në fillim të çdo mbledhjeje, ju do të rishikoni një parim të ungjillit që do t’ju ndihmojë në të gjitha fushat e jetës suaj.
Si Funksionon Kjo?
-
Lexoni:Grupet e mbështetjes te vetja funksionojnë si këshill. Atje nuk ka mësues apo ekspert. Në vend të kësaj, ju ndiqni materialet siç janë shkruar. Me drejtimin e Shpirtit, ju do ta ndihmoni njëri‑tjetrin si më poshtë:
-
Jepni ndihmesë njësoj në diskutime dhe veprimtari. Askush, veçanërisht ndërmjetësi, nuk duhet ta mbizotërojë bashkëbisedimin.
-
Duajeni dhe përkraheni njëri‑tjetrin. Tregoni interesim, bëni pyetje dhe mësoni rreth njëri‑tjetrit.
-
Bëni komente pozitive dhe domethënëse.
-
Bëni dhe mbani besëlidhjet.
Plaku M. Rasëll Ballard na mësoi: “Nuk ka problem në familje, lagje apo kunj që nuk mund të zgjidhet nëse i kërkojmë zgjidhjet sipas mënyrës së Zotit duke u këshilluar – duke u këshilluar vërtet – me njëri‑tjetrin” (Counseling with Our Councils, botim i rishikuar [2012], f. 4).
-
-
Shikoni:“My Self-Reliance Group” [“Grupi im i Mbështetjes te Vetja”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Kaloni te “Pa Mësues, si do ta Dimë se Çfarë të Bëjmë?” te faqja 4.)
-
Diskutoni:Çfarë e bëri grupin te materiali filmik kaq të suksesshëm? Çfarë do të bëni si grup për të pasur një përvojë jetëndryshuese?
Pa Mësues, si do ta Dimë se Çfarë të Bëjmë?
-
Lexoni:Është e lehtë. Thjesht ndiqni materialet. Çdo kapitull në fletoren e punës ka gjashtë pjesë:
-
Raportoni: Diskutoni përparimin që bëtë gjatë javës në zotimet tuaja.
-
Themeli: Rishikoni një parim të ungjillit që do të çojë te një mbështetje shpirtërore më e madhe te vetja.
-
Mësoni: Mësoni aftësi praktike që do të çojnë te një mbështetje materiale më e madhe te vetja.
-
Përsiatni: Dëgjoni Frymën e Shenjtë që t’ju ofrojë frymëzim.
-
Zotohuni: Premtoni të veproni sipas zotimeve gjatë javës gjë që do t’ju ndihmojë të përparoni.
-
Veproni: Gjatë javës ushtroni atë që mësuat.
-
Si të Përdoret Kjo Fletore Pune
Kur t’i Shihni Këto Nxitje, Ndiqini Këto Udhëzime | ||||
---|---|---|---|---|
Lexoni |
Shihni |
Diskutoni |
Përsiatni |
Veprimtari |
Një person lexon me zë të lartë për të gjithë grupin. |
I gjithë grupi shikon materialin filmik. |
Pjesëtarët e grupit japin mendime për dy deri katër minuta. |
Individët qetësisht marrin parasysh, meditojnë dhe shkruajnë për dy ose tri minuta. |
Pjesëtarë të grupit punojnë individualisht ose me të tjerë gjatë kohës së caktuar. |
Certifikatë Përfundimi
-
Lexoni:Anëtarët e grupit që marrin pjesë në mbledhje dhe i mbajnë zotimet e tyre, mund të marrin një certifikatë të mbështetjes te vetja nga Kolegji i Biznesit SHDM. Shihni faqen 251.