Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta
-
Lexoni:Një kërkim i suksesshëm për vend pune ndjek këtë formulë të thjeshtë:
Veproni me Besim + Punoni Fort + Punoni me Mençuri = Sukses
Në kapitullin e mëparshëm mësuat se krijimi i rrjetit është mënyra më e mirë për të gjetur vend pune. Por kur e gjeni një orientim të mirë për vend pune, çfarë duhet të bëni së pari? Përputhini aftësitë tuaja me nevojat e punëdhënësit. Kjo është një aftësi tjetër kërkimi për vend pune që do t’ju ndihmojë të punoni me mençuri.
-
Lexoni:Kur Xhoshi filloi kërkimin e tij për vend pune, ai e përditësoi jetëshkrimin e tij për të përfshirë gjithë përvojën dhe mandej ua bashkëngjiti aplikimeve të tij. Edhe pse aplikoi për shumë vende pune, ai nuk mori ndonjë përgjigje shumicën e kohës. A nuk mund ta shohin këta punëdhënës sa i mirë do të ishte ai në punë? A ka diçka që ai mund ta bëjë ndryshe?
-
Diskutoni:Në çfarë mënyrash mund të jeni të ngjashëm me Xhoshin?
-
Lexoni:Shumë punëkërkues i shkatërrojnë shanset e tyre që nga fillimi duke mos përcaktuar së pari nevojat e punëdhënësit dhe mandej të përputhin aftësitë e tyre me ato nevoja. Ata thjesht dërgojnë të njëjtin informacion për veten dhe mendojnë se punëdhënësi do ta kuptojë. Fatkeqësisht, nuk funksionon kështu. Besojeni apo jo, kjo është diçka si të porositësh një picë.
Përfytyroni sikur keni qenë duke menduar gjithë ditën për një picë me sallam pikant. Ju nuk doni asnjë lloj tjetër pice – vetëm me sallam. Kështu që ju porositni një picë me sallam nga dyqani juaj i afërt i picave. Ju keni shumë uri dhe mezi pritni që të arrijë. Bie zilja e derës dhe ju hapni derën, paguani personin që e sjell dhe e çoni kutinë e pahapur të picës në kuzhinë. Ju e vendosni atë në tavolinë dhe e hapni dhe kjo është ajo që shihni:
-
Diskutoni:Sa kohë u desh që të kuptonit se kjo nuk ishte ajo që porositët?
-
Lexoni:Nëse nuk harxhoni kohën që së pari të përcaktoni dhe të përqendroheni te nevojat e punëdhënësit, ata ndoshta do t’ju përjashtojnë po aq shpejt sa e kuptuat ju që ishte një porosi me picën e gabuar. Kjo ka qenë pjesë e problemit të Xhoshit. Ai nuk dinte si të përqendrohej te nevojat e punëdhënësit. Ai po dërgonte jetëshkrim dhe aplikime me informacion që punëdhënësit nuk i interesonte. Punëkërkuesit e suksesshëm shpenzojnë kohë që të kuptojnë atë që ka porositur punëdhënësi; mandej ofrojnë aplikimin, jetëshkrimin apo intervistën e përsosur që t’u përgjigjen nevojave të punëdhënësit.
1. Gjeni Nevojat e Punëdhënësit
-
Lexoni:Ka shumë burime që mund t’i përdorni për të gjetur nevojat e punëdhënësit.
-
Faqe interneti dhe raportime të kompanisë
-
Interneti
-
Mjetet shoqërore të komunikimit
-
Njerëz që punojnë në role të ngjashme
-
Përshkrimi i vendit të punës
-
-
Diskutoni:Si mund t’ju ndihmojnë këto ose burime të tjera që të gjeni nevojat e një punëdhënësi?
-
Lexoni:E mbani mend nga kapitulli i fundit se si Xhoshi i telefonoi ungjit të tij, Dejvidit? Pra, ungji Dejvid e ndihmoi vërtet. Ai e rekomandoi Xhoshin te një mikeshë e tij e quajtur Xhuli, që është menaxhere te një punëdhënës i madh vendas, ABC Marketing.Xhoshi i telefonoi Xhulias dhe e prezantoi veten duke përdorur deklaratën e vet Unë në 30 Sekonda. Xhulias i bëri përshtypje! Xhulia i tha Xhoshit se po kërkonin një punonjës për shërbim të mirë për kompjuterët, por nuk e patën reklamuar hapjen pasi qenë shumë të zënë. Ajo i dërgoi Xhoshit përshkrimin e vendit të punës dhe i kërkoi t’i dërgonte jetëshkrimin e tij. Përpara se të aplikonte për pozicionin, Xhoshi vendos të sigurohet që e di se çfarë i nevojitet vërtet punëdhënësit.
-
Lexoni:Tani, krahasojeni atë që shenjuat me këtë. A ishit disi afër apo nuk i dalluat disa gjëra? Nëse nuk i dalluat disa gjëra, vazhdojeni ushtrimin dhe do të përmirësoheni.
-
Këshillë:Kompania dhe përshkrimi i vendit të punës që gjetët, janë të dyja burime.
2. Mprehini Aftësitë Tuaja
-
Lexoni:Pasi të keni gjetur se çfarë do punëdhënësi, hapi i mëtejshëm është të kuptoni nëse përputhen aftësitë dhe përvoja juaj. Kjo është e thjeshtë si të pyesësh veten: “A e kam atë aftësi?” ose “Çfarë përvoje kam në bërjen e saj?” Sa më shumë shembujt apo arritje të mund të mendoni, aq më mirë.
-
Lexoni:Kjo është mënyra se si filloi Xhoshi t’i përputhte aftësitë e tij me nevojat e punëdhënësit. Ai theksoi fjalinë vijuese në përshkrimin e vendit të punës:
-
Të zgjidhë çështje teknike të klientëve personalisht dhe me telefon.
Ai mendoi me vete: “Unë jam vërtet mirë në këtë. Në vendin tim të fundit të punës, pata një sistem për ndreqjen e defekteve dhe kreva dy herë më shumë punë sesa teknikët e tjerë.” Ai pa gjithashtu disa aftësi kyç dhe kërkesa bazë që i plotësonte. Ai i qarkoi të gjitha aftësitë ose përvojat për të cilat ndiente se përputhej. Mbajti gjithashtu shënime rreth përvojës së tij dhe arritjeve përkatëse.
-
-
Lexoni:Mbani mend se shumica e përshkrimeve të vendeve të punës janë lista më e plotë e dëshirave të punëdhënësit. Është në rregull nëse nuk përputheni me secilën aftësi apo kualifikim të renditur. Mos gënjeni ose i sajoni gjërat thjesht që të merrni një intervistë apo vend pune. Nëse shqyrtoni një mundësi për vend pune dhe mendoni se përputheni të paktën 50 për qind me atë që do punëdhënësi, ju duhet të aplikoni. Nëse përputheni të paktën 75%, me gjasa jeni kandidat i fortë.
-
Diskutoni:Si do t’ju ndihmojë përputhja në këtë mënyrë e aftësive në kërkimin tuaj për vend pune?
Përfundimi
-
Shikoni:“The 16th Time Is the Charm” [“Hera e 16‑të Doli me Sukses”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 54.)
-
Diskutoni:Cilat janë gjërat më të rëndësishme që mësuat nga ky kapitull?
-
Lexoni:Përputhja e aftësive tuaja me nevojat e punëdhënësit është të punoni me mençuri.
Veproni me Besim + Punoni Fort + Punoni me Mençuri = Sukses
Përputhni aftësitë tuaja përpara se të bëni një aplikim për një pozicion, të shkruani një jetëshkrim ose të keni një intervistë. Nëse e bëni këtë, ju do të përjetoni sukses më të madh në kërkimin tuaj për vend pune.