Instituti
Hyrje në Ngrijeni Përvojën e të Mësuarit për Institutin


Hyrje në Ngrijeni Përvojën e të Mësuarit për Institutin

Klikoni këtu për të shkarkuar një kopje në formatin PDF të këtij manuali.

Qëllimi i pjesës “Ngrijeni Përvojën e të Mësuarit” (NPM), është që t’u sigurojë studentëve mundësinë për të pasur përvoja kuptimplote me fjalën e Perëndisë. Ka më shumë gjasë që studentët ta arrijnë këtë teksa i kuptojnë më plotësisht, i vënë në zbatim dhe i shpërndajnë mësimet e Jezu Krishtit. Kërkohet plotësimi i një prej tri alternativave të mëposhtme të NPM-së për të marrë kredite për secilin kurs:

  1. Pyetjet për pjesën “Ngrijeni të Mësuarit”: Studentët i përsiatin dhe u përgjigjen pyetjeve të studimit gjatë gjithë kursit. Ka pyetje të posaçme për secilën prej katër klasave të Kursit Themeltar si dhe një variant të përgjithshëm me zgjedhje për të gjitha kurset e tjera. Hallkat lidhëse për pyetjet e studimit gjenden më poshtë.

    ikona, Familja e PërjetshmeFamilja e Përjetshme (Feja 200)

    ikona, Themelet e RivendosjesThemelet e Rivendosjes (Feja 225)

    ikona, Jezu Krishti dhe Ungjilli i PërjetshëmJezu Krishti dhe Ungjilli i Përjetshëm (Feja 250)

    ikona, Mësimet dhe Doktrina e Librit të MormonitMësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit (Feja 275)

    ikona, Kurset e Përgjithshme me ZgjedhjeKurset e Përgjithshme me Zgjedhje

  2. ikona, ditari i studimit të kursitDitari i studimit të kursit: Studentët i shkruajnë rregullisht ato çka po mësojnë, mënyrat si po i vënë në zbatim dhe mënyrat se si përvojat e tyre po e forcojnë besimin e tyre në Jezu Krisht.

  3. ikona, projekti vetjak për të mësuaritProjekti vetjak për të mësuarit: Studentët e planifikojnë dhe e përfundojnë një projekt vetjak për të mësuarit të miratuar nga mësuesi i tyre. Projekti e tregon në praktikë të mësuarin dhe zbatimin e doktrinave dhe parimeve që diskutohen në kurs, dhe përmbledh mënyrën se si është forcuar besimi i studentit në Jezu Krisht.

ikona e materialit filmikPër trajnim mbi mënyrën se si ta përdorni pjesën “Ngrijeni Përvojën e të Mësuarit”, shihni materialin filmik “Si të Përdoret Pjesa ‘Ngrijeni Përvojën e të Mësuarit’” (LDS.org).

5:33

Studentët do të përfitojnë shumë nga kjo përvojë nëse e nisin herët, punojnë me të rregullisht, kërkojnë përshtypje dhe ua tregojnë përvojat e tyre familjes e miqve të vet, ose veçan ose në mjetet e komunikimit shoqëror. Ora mësimore mund të planifikohet në mënyrë të tillë që t’u japë studentëve mundësi për ta shpjeguar, për ta treguar e për të dëshmuar për atë që ata kanë mësuar rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij. Pas çdo ore mësimore, studentët mund t’u shtojnë gjëra ose t’i korrigjojnë projektet e tyre vetjake për të mësuarit që të pasqyrojnë të kuptuarin dhe zbatimin vetjak prej tyre të parimeve të trajtuara të ungjillit.

Informacion i mëtejshëm mund të gjendet në Pyetjet e Bëra Rëndom (PBR) për pjesën “Ngrijeni Përvojën e të Mësuarit për Institutin”.

Ju lutem, dërgojini përshtypjet në la-feedback@ChurchofJesusChrist.org.