Instituti
Themelet e Rivendosjes (Feja 225)


Themelet e Rivendosjes (Feja 225)

Pyetjet

  1. Si mund ta bëj dallimin midis së vërtetës dhe së gabuarës?

    Përgjigjja juaj duhet të përfshijë:

    • Rolin e shkrimeve të shenjta, të fjalëve të profetëve bashkëkohorë dhe të Frymës së Shenjtë në vendosjen e së vërtetës.

    • Mënyrën se si studimi, besimi dhe lutja mund t’ju ndihmojnë ta mësoni të vërtetën.

    • Mënyrën se si të gjeni, vlerësoni dhe përdorni burime të besueshme për historinë e Kishës dhe doktrinën e zbuluar të saj.

    • Mënyrën se si mund t’i zbatoni parimet që i keni mësuar, për ta dalluar të vërtetën nga gabimi, ndërkohë që ju ose dikush që e njihni, merret me një vendim, sfidë ose problem të tanishëm.

  2. Përse është e rëndësishme për mua që ta kuptoj se “Joseph Smith-i … ka bërë më shumë, përveç Jezusit vetëm, për shpëtimin e njerëzve në këtë botë, sesa çdo njeri tjetër që jetoi ndonjëherë në të”? (DeB 135:3.)

    Përgjigjja juaj duhet të përfshijë:

    • Rolin e Vegimit të Parë në Rivendosjen e ungjillit dhe në hapjen e periudhës ungjillore të plotësisë së kohëve.

    • Mënyrën se si e ka bekuar jetën tuaj një e vërtetë e rivendosur nëpërmjet Jozef Smithit.

    • Mënyrën se si e kanë bekuar jetën tuaj çelësat ose ordinancat shpëtuese të priftërisë të rivendosura nëpërmjet Jozef Smithit.

    • Mënyrën se si roli i Jozef Smithit në Rivendosje, ju ka sjellë më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

  3. Si e ka bekuar jetën tuaj njëra nga ngjarjet ose doktrinat kyç të Rivendosjes që vijojnë?

    a) Dalja në dritë e Librit të Mormonit, b) seksionet dhe doktrina kyç te Doktrina e Besëlidhjet, c) organizimi i Kishës me anë të zbulesës, d) rivendosja e priftërisë, e) tempujt dhe puna në tempull. Përgjigjja juaj duhet të përfshijë:

    • Atë që keni mësuar rreth kësaj ngjarjeje ose doktrine nga pjesëmarrja juaj në këtë kurs.

    • Mënyrën se si kjo ngjarje ose doktrinë tregon që qiejt janë të hapur.

    • Mënyrën se si e ka bekuar jetën tuaj kjo ngjarje apo doktrinë, ose përse është personalisht e rëndësishme për ju.

    • Dëshminë tuaj për atë që keni mësuar rreth ungjillit të rivendosur.

Pikat Kyç të Doktrinës

Informacioni i mëposhtëm është hartuar duke përdorur pikat kyç në mësimet e këtij kursi. Numrat në kllapa që vijnë pas citimeve, tregojnë numrin e mësimit te Manuali i Mësuesit – Themelet e Rivendosjes (2015), ku mund të gjendet thënia. Krahasojeni përgjigjen tuaj me informacionin më poshtë. Nëse ka një pikë kyç të doktrinës nga ky rishikim që ju nuk e përfshitë në përgjigjen tuaj, merreni parasysh ta korrigjoni përgjigjen tuaj përpara se ta dorëzoni. Nuk duhet ta kopjoni këtë informacion fjalë për fjalë në përgjigjen tuaj; thjesht sigurohuni që i kuptoni këto doktrina dhe e kumtoni atë kuptueshmëri. Për shkak se pyetja 3 kërkon një përgjigje më vetjake, nuk ka pika kyç për atë pyetje.

  1. Si mund ta bëj dallimin midis së vërtetës dhe së gabuarës?

    Roli i shkrimeve të shenjta, të fjalëve të profetëve bashkëkohorë dhe të Frymës së Shenjtë në vendosjen e së vërtetës:

    • Si shoqëruesit e Biblës, “Libri i Mormonit dhe Doktrina e Besëlidhje u sollën në dritë për shpëtimin e botës” (22).

    • “Fryma e Shenjtë mund të na ndihmojë të dimë nëse gjërat që lexojmë janë të vërteta” (10).

    • “Nëse ua vëmë veshin fjalëve të profetit, ne do të mbrohemi ndaj kundërshtarit” (9).

    • “Kur shërbëtorët e Zotit flasin me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë, fjalët e tyre përçojnë vullnetin e Zotit” (12).

    Mënyra se si studimi, besimi dhe lutja mund t’ju ndihmojnë të mësoni të vërtetën:

    • “Kur e përfshijmë besimin në procesin e të mësuarit, ne kualifikohemi për ndihmën e Zotit” (10).

    • “Ne mund të gjejmë përgjigje për pyetjet tona më të mëdha kur iu bindemi urdhërimeve, i studiojmë burimet e duhura të informacionit – veçanërisht fjalët e profetëve të gjallë – kërkojmë udhërrëfim nëpërmjet lutjes dhe ushtrojmë durim e besim” (10).

    • “Kur hasim pyetje ose dyshime për ungjillin, ne duhet të mbahemi fort tek ajo që e dimë tashmë se është e vërtetë, dhe të mirëbesojmë që ne mund të gjejmë një përgjigje nëpërmjet studimit të mëtejshëm, ose që Perëndia do ta zbulojë përgjigjen në një kohë të ardhshme” (4).

    Mënyra se si të gjejmë, vlerësojmë dhe përdorim burime të besueshme:

    • “Ne mund t’i kujtojmë kërkuesit të sinqertë se informacioni në internet nuk ka një filtër të ‘së vërtetës’. Disa informacione, pavarësisht se sa bindëse duken, thjesht nuk janë të vërteta” (10; Nil L. Andersen, “Jozef Smithi”, Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 29).

    • “Për t’iu shmangur mashtrimit nga informacioni i rremë ose çorientues, ata njerëz që kërkojnë të vërtetën, duhet të kërkojnë burime të besueshme informacioni rreth Kishës dhe historisë së saj” (2).

    • “Kur fillojmë t’i matim praktikat dhe propozimet bashkëkohore kundrejt asaj që dimë nga plani i Perëndisë dhe kushtet paraprake të dhëna në fjalën e Perëndisë dhe mësimet e profetëve të Tij të gjallë, … e dimë se kjo na vendos përjetësisht mbi një bazë të sigurt” (10; Dallin H. Oaks, “As He Thinketh in His Heart” [Një Mbrëmje me një Autoritet të Përgjithshëm, 8 shkurt 2013], lds.org/broadcasts).

  2. Përse është e rëndësishme për mua që ta kuptoj se “Joseph Smith-i … ka bërë më shumë, përveç Jezusit vetëm, për shpëtimin e njerëzve në këtë botë, sesa çdo njeri tjetër që jetoi ndonjëherë në të”? (DeB 135:3.)

    Roli i Vegimit të Parë në Rivendosjen e ungjillit dhe hapjen e periudhës ungjillore të plotësisë së kohëve:

    • “Të vërtetat e përjetshme u rivendosën në tokë kur Ati Qiellor dhe Jezu Krishti iu shfaqën Jozef Smithit” (2).

    • “Kur marrim një dëshmi që Jozef Smithi e pa Perëndinë, Atin, dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin, ne gjithashtu mund të arrijmë të dimë vërtetësinë e Rivendosjes së ungjillit” (2).

    • “Jozef Smithi u thirr nga Perëndia që të rivendoste ungjillin për periudhën tonë ungjillore” (1).

    Si e ka bekuar jetën tuaj një e vërtetë e rivendosur nëpërmjet Jozef Smithit:

    • “Jezu Krishti është një qenie e gjallë, e përlëvduar. Jezu Krishti është i Vetëmlinduri i Atit. Jezu Krishti është Krijuesi i kësaj bote dhe i botëve të tjera” (13).

    • “Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është e vetmja kishë e vërtetë dhe e gjallë mbi tokë” (6).

    • “Si fëmijë të Atit tonë Qiellor, ne kemi potencialin që të bëhemi si Ai” (17).

    • “Nëpërmjet Profetit Jozef Smith, Zoti zbuloi një shkrim të shenjtë shtesë që e pohon, qartëson dhe zgjeron diturinë tonë për të vërtetën” (12).

    Çelësat ose ordinancat shpëtuese të priftërisë të rivendosura nëpërmjet Jozef Smithit dhe mënyrën se si e kanë bekuar ato jetën tuaj:

    • Jozef Smithi mori “çelësat e punës misionare, të familjeve të përjetshme dhe të punës në tempull” (14).

    • “Përpara se individët të mund të pagëzohen, ata duhet të jenë të përulur, të penduar, të gatshëm për të marrë mbi vete emrin e Jezu Krishtit dhe të vendosur për t’i shërbyer Atij deri në fund” (6).

    • “Me qëllim që të fitojmë shkallën më të lartë të mbretërisë çelestiale, ne duhet të hyjmë në besëlidhjen e re dhe të përjetshme të martesës” (19).