Jezu Krishti dhe Ungjilli i Përjetshëm (Feja 250)
Pyetjet
-
Çfarë mund të mësoj unë nga Shpëtimtari rreth bindjes ndaj vullnetit të Atit Qiellor?
Përgjigjja juaj duhet të përfshijë:
-
Mësime ose shembuj nga shërbesa e përjetshme e Shpëtimtarit që ilustrojnë bindjen e Tij ndaj Atit Qiellor.
-
Mënyrën se si bindja e Jezusit ndaj Atit Qiellor lidhet me vetë dishepullimin tuaj.
-
Arsyen përse shembulli i bindjes nga Shpëtimtari është i rëndësishëm për ju dhe se si mund t’ju ndihmojë Ai të ndërmerrni hapat që ju duhen për ta forcuar dishepullimin tuaj.
-
Mënyrën se si shembulli i bindjes nga Shpëtimtari ju ndihmon t’i bindeni vullnetit të Atit Qiellor.
-
-
Përse unë kam nevojë për Shpëtimtarin?
Përgjigjja juaj duhet të përfshijë:
-
Pengesat kryesore që duhet të kapërcejmë për shkak të gjendjes sonë të rënë.
-
Mënyrën se si rolet e ndryshme të Shpëtimtarit, gjatë gjithë shërbesës së Tij të përjetshme, i ndihmojnë fëmijët e Atit Qiellor t’i kapërcejnë këto pengesa.
-
Atë që ne duhet të bëjmë për ta pranuar dhe për ta ftuar ndihmën e Shpëtimtarit.
-
Të paktën një mënyrë se si e keni ndier ndihmën hyjnore të Shpëtimtarit në jetën tuaj në kapërcimin e sfidave dhe pengesave.
-
-
Çfarë kam mësuar unë në këtë kurs rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të përjetshëm që e ka bekuar jetën time?
Ju mund t’i shtjelloni më tej idetë nga përgjigjet tuaja të mëparshme ose t’i lidhni ato, apo të shkruani rreth një teme të re.
-
Në një ose dy fjali, shprehni doktrinën që keni mësuar.
-
Shpjegojeni këtë doktrinë duke përdorur shembuj nga shkrimet e shenjta ose fjalët e profetëve.
-
Tregoni mënyrën se si e kanë bekuar jetën tuaj mësimet, shembulli ose Shlyerja e Shpëtimtarit.
-
Shkruajeni dëshminë tuaj rreth asaj që keni mësuar për Jezu Krishtin dhe ungjillin e përjetshëm.
-
Pikat Kyç të Doktrinës
Informacioni i mëposhtëm është hartuar duke përdorur pikat kyç në mësimet e këtij kursi. Numrat në kllapa që vijnë pas citimeve, tregojnë numrin e mësimit te Manuali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Përjetshëm (2015), ku mund të gjendet thënia. Krahasojeni përgjigjen tuaj me informacionin më poshtë. Nëse ka një pikë kyç të doktrinës nga ky rishikim që ju nuk e përfshitë në përgjigjen tuaj, merreni parasysh ta korrigjoni përgjigjen tuaj përpara se ta dorëzoni. Nuk duhet ta kopjoni këtë informacion fjalë për fjalë në përgjigjen tuaj; thjesht sigurohuni që i kuptoni këto doktrina dhe e kumtoni atë kuptueshmëri. Për shkak se pyetja 3 kërkon një përgjigje më vetjake, nuk ka pika kyç për atë pyetje.
-
Çfarë mund të mësoj unë nga Shpëtimtari rreth bindjes ndaj vullnetit të Atit?
Mësime ose shembuj nga shërbesa e Shpëtimtarit që ilustrojnë bindjen e Tij ndaj Atit Qiellor:
-
“Jehova u zgjodh që nga fillimi fare. Një arsye përse u zgjodh Jehova është se Ai u përpoq të bënte vullnetin e Atit dhe t’ia jepte të gjithë lavdinë Atit” (2).
-
“Edhe pse pa mëkat, [Jezu Krishti] u pagëzua për të përmbushur çdo drejtësi” (8; “Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme”, Ensign ose Liahona, prill 2000, f. 2).
-
“Plani i shpëtimit kërkonte që Jezusi të ishte përsosurisht i bindur në mënyrë që të realizohej Shlyerja” (9).
-
“Nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati më ka mësuar … , sepse bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë” (Gjoni 8:28–29).
Mënyra se si bindja e Jezusit ndaj Atit lidhet me vetë dishepullimin tuaj:
-
“Ashtu si Shpëtimtari, ne përmbushim drejtësi kur u nënshtrohemi ordinancave dhe besëlidhjeve të ungjillit të përjetshëm” (8).
-
“Të qenit dishepull i Jezu Krishtit kërkon bindje dhe sakrificë. … Dishepullimi kërkon gatishmërinë tonë të qëndrueshme për të braktisur gjithçka dhe për të ndjekur Jezu Krishtin” (10).
-
“Ne mund të fitojmë forcë për të mposhtur tundimin dhe për të qenë të bindur ndërsa ndjekim shembullin e Jezu Krishtit të përpjekjes për të bërë vullnetin e Atit në vend të vullnetit tonë” (9).
-
-
Përse unë kam nevojë për Shpëtimtarin?
Pengesat kryesore që duhet të kapërcejmë për shkak të gjendjes sonë të rënë:
-
“Ne të gjithë e provojmë vdekjen shpirtërore, të ndahesh nga prania e Perëndisë, dhe të gjithë i nënshtrohemi vdekjes së përkohshme, e cila është vdekja e trupit fizik (shih Alma 42:6–9; DeB 29:41–42)” (Të Vërtetë ndaj Besimit: Një Referim për Ungjillin [2004], f. 164).
-
“Në gjendjen tonë të rënë ne u nënshtrohemi kundërshtive dhe tundimeve. Kur ne i jepemi tundimit, e largojmë veten nga Perëndia (shih Romakëve 3:23)” (Të Vërtetë ndaj Besimit: Një Referim për Ungjillin, f. 164).
Mënyra se si rolet e ndryshme të Shpëtimtarit gjatë gjithë shërbesës së Tij të përjetshme i ndihmojnë fëmijët e Atit Qiellor t’i kapërcejnë këto pengesa:
-
“Jehova e krijoi tokën për të siguruar një vend ku fëmijët e Perëndisë të mund të jetonin dhe të përparonin drejt jetës së përjetshme” (4).
-
“Si Biri i Vetëmlindur i Perëndisë në mish, Jezu Krishti qe në gjendje të kryente sakrificën Shlyese, e cila i kërkoi Atij të duronte më shumë sesa mund të duronte një person i vdekshëm dhe rrjedhimisht të përmbushte rolin e Tij në planin e Atit” (7).
-
“Falë Shlyerjes së Jezu Krishtit, ne mund të marrim ngushëllim dhe forcë nëpërmjet Frymës së Shenjtë për të duruar ‘dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji’ (Alma 7:11)” (16).
-
“Për shkak të Shlyerjes dhe Ringjalljes së Jezu Krishtit, të gjithë ata që lindin në vdekshmëri, do të ringjallen” dhe do të sillen përsëri në prani të Perëndisë për t’u gjykuar (19).
-
“Ndërkohë që ishte në botën e shpirtrave, Jezusi organizoi punën e shpëtimit për të vdekurit” (18).
-
“Jezu Krishti është Avokati ynë me Atin” (24).
-
“Shpëtimtari do të na gjykojë sipas fjalëve, mendimeve dhe veprave tona si dhe dëshirave të zemrave tona” (26).
Çfarë duhet të bëjmë për ta pranuar dhe për ta ftuar ndihmën e Shpëtimtarit:
-
“Ne mund ta mposhtim Satanin duke u mbështetur te Jezu Krishti, i cili kreu Shlyerjen, dhe duke dhënë dëshminë tonë e duke qenë të vërtetë ndaj saj” (3).
-
“Duke zgjedhur ta vendosim Shpëtimtarin në qendër të jetës sonë ndërsa jemi këtu në tokë, ne do të marrim bekime më të mëdha në përjetësi” (2).
-
“Nëse e marrim sakramentin plot lutje dhe me një shpirt të penduar, ne mund të marrim një heqje të mëkateve, ashtu siç ndodhi kur u pagëzuam” (15).
-
“Kur e pranojmë Jezu Krishtin dhe bëjmë e i mbajmë besëlidhjet për t’iu bindur urdhërimeve të Perëndisë, ne bëhemi bij dhe bija të lindura të Krishtit” (24).
-