Instituti
Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit (Feja 275)


Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit (Feja 275)

Jezu Krishti viziton nefitët

Pyetjet

  1. Cili është roli i Librit të Mormonit në jetën tuaj?

    Përgjigjja juaj duhet të përfshijë:

    • Qëllimet kryesore të Librit të Mormonit dhe rolin e tij në vendosjen e së vërtetës.

    • Bekimet e premtuara për ata të cilët e studiojnë Librin e Mormonit.

    • Arsyen përse është e rëndësishme ta kuptojmë origjinën hyjnore të Librit të Mormonit.

    • Bekimet që keni parë, ndier ose përjetuar nëpërmjet studimit tuaj të Librit të Mormonit gjatë këtij kursi.

    • Mënyrën se si do të përmirësohen studimi dhe zbatimi i Librit të Mormonit nga ana juaj, bazuar në përvojën tuaj në këtë kurs.

  2. Sipas Librit të Mormonit, si e ka bërë të mundur Krishti që ju të ekzaltoheni?

    Përgjigjja juaj duhet të përfshijë:

    • Një shpjegim të doktrinës së Krishtit dhe bekimet e premtuara ndaj atyre që jetojnë sipas mësimeve të saj.

    • Mënyrën se si Krishti i mposhti pengesat shpirtërore dhe fizike për secilin nga ne.

    • Mënyrën se si vlerësimi dhe zotimi juaj ndaj Jezu Krishtit është rritur gjatë këtij kursi.

    • Atë që ju bëni për të treguar se e pranoni Jezu Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin tuaj.

  3. Cilat të vërteta nga Libri i Mormonit kanë ndikuar te ju?

    Ju mund t’i shtjelloni më tej idetë nga përgjigjet tuaja të mëparshme ose t’i lidhni ato, apo të shkruani rreth një teme të re.

    • Renditni tri deri në pesë parime ose doktrina nga Libri i Mormonit që i keni mësuar ose që janë bërë më kuptimplote për ju për shkak të pjesëmarrjes suaj në këtë kurs.

    • Nga lista juaj, zgjidhni një parim ose doktrinë dhe shpjegojeni atë thellësisht, duke përdorur shembuj nga shkrimet e shenja dhe fjalët e profetëve.

    • Tregojeni arsyen përse ky parim ose kjo doktrinë është e rëndësishme për ju dhe si do të veproni sipas tij ose saj.

    • Shkruani dëshminë tuaj për atë që keni mësuar nëpërmjet studimit tuaj të Librit të Mormonit gjatë këtij kursi.

Pikat Kyç të Doktrinës

Informacioni i mëposhtëm është hartuar duke përdorur pikat kyç në mësimet e këtij kursi. Numrat në kllapa që vijnë pas citimeve, tregojnë numrin e mësimit te Manuali i Mësuesit – Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit (2015), ku mund të gjendet thënia. Krahasojeni përgjigjen tuaj me informacionin më poshtë. Nëse ka një pikë kyç të doktrinës nga ky rishikim që ju nuk e përfshitë në përgjigjen tuaj, merreni parasysh ta korrigjoni përgjigjen tuaj përpara se ta dorëzoni. Nuk duhet ta kopjoni këtë informacion fjalë për fjalë në përgjigjen tuaj; thjesht sigurohuni që i kuptoni këto doktrina dhe e kumtoni atë kuptueshmëri. Për shkak se pyetja 3 kërkon një përgjigje më vetjake, nuk ka pika kyç për atë pyetje.

  1. Cili është roli i Librit të Mormonit në jetën tuaj?

    Qëllimet kryesore të Librit të Mormonit dhe roli i tij në vendosjen e së vërtetës:

    • “Perëndia e nxori në dritë Librin e Mormonit në ditët e fundit për t’i bindur të gjithë njerëzit që Jezusi është Krishti” (1).

    • “Libri i Mormonit përmban plotësinë e ungjillit të Jezu Krishtit” (6).

    • “Bibla dhe Libri i Mormonit së bashku japin dëshmi për Jezu Krishtin” (7).

    Bekimet e premtuara për ata të cilët e studiojnë Librin e Mormonit:

    • “Mësimet në Librin e Mormonit janë të një vlere të madhe për ne sot, sepse shkruesit ishin të vetëdijshëm për problemet me të cilat do të përballeshim ne” (6).

    • “Kur e studiojmë Librin e Mormonit dhe i zbatojmë mësimet e tij, ne forcohemi kundër djallit dhe mësimeve e koncepteve të rreme të kohës sonë” (11).

  2. Sipas Librit të Mormonit, si e ka bërë të mundur Krishti që ju të ekzaltoheni?

    Një shpjegim i doktrinës së Krishtit dhe bekimet e premtuara ndaj atyre që jetojnë sipas mësimeve të saj:

    • “Kur vijmë te Krishti dhe i zbatojmë urdhërimet, ne do të bëhemi më shumë si Ai dhe si Ati ynë në Qiell dhe do të shpëtohemi” (3).

    • “Kur jetojmë sipas doktrinës së Krishtit, ne mund t’i përdorim bekimet e Shlyerjes dhe të marrim jetë të përjetshme” (8).

    • “Për të marrë bekimet e mëshirshme të faljes, ne duhet të ushtrojmë besim në Jezu Krisht deri në pendim” (16).

    Mënyra se si Krishti i mposhti pengesat shpirtërore dhe fizike për secilin nga ne:

    • “Nëpërmjet Shlyerjes së Tij, Jezu Krishti i mposhti pasojat e vdekjes fizike dhe shpirtërore” (5).

    • “Shpëtimtari mori mbi Vete dhembjet, sëmundjet dhe dobësitë tona në mënyrë që Ai të mund të na ndihmonte teksa përballeshim me sfidat e vdekshmërisë” (5).

    • “Ngaqë Jezu Krishti i ka këputur lidhjet e vdekjes, secili prej nesh do të ringjallet dhe do të marrë një trup të pavdekshëm” (18).