Bërja e Përshtatjeve për Studentët me Aftësi të Kufizuara
Qëllimi i përshtatjeve të pjesëve “Ngrijeni Përvojën e të Mësuarit” (NPM), është që t’u krijojë mundësinë studentëve me nevoja të veçanta, me aftësi të kufizuara ose me gjendje [të veçanta] shëndetësore, të marrin pjesë në NPM-të në mënyrë të barabartë me studentët e tjerë. Mësuesit duhet të bëjnë përshtatjet e duhura për të plotësuar nevojat e veçanta, aftësitë e kufizuara dhe gjendjet [e veçanta] shëndetësore të studentëve të tyre. Në vijim jepen udhëzimet që duhet të merren parasysh gjatë bërjes së përshtatjeve nga ana juaj për studentët tuaj:
-
Përcaktojini studentët që mund të kenë nevoja të veçanta ose aftësi të kufizuara. Flisni me çdo student në mënyrë private për të përcaktuar nevojën/at e veçantë/a të tij ose të saj. Dëgjoni me vëmendje dhe tregohuni pozitivë.
-
Punoni me prindërit dhe udhëheqësit e Kishës për të krijuar një plan që i/u përshtatet siç duhet nevojës/ave së/të veçantë/a të studentit. Ndërsa dërgimi i NPM-së në shtëpi të studentit është një mundësi, jini të vetëdijshëm për barrën e mundshme mbi prindërit. Bëni më të mirën që të përcaktoni mundësinë më të efektshme për studentët dhe prindërit.
-
Vërini përshtatjet në zbatim. Përshtatjet individuale duhet të mbeten konfidenciale. Është e pamundur që t’i renditim të gjitha përshtatjet e mundshme; megjithatë, sa vijon janë shembuj të përshtatjeve të mundshme:
-
Paraqitja: Jepini studentit një variant zanor të NPM‑së, paraqitini udhëzimet dhe NPM‑në gojarisht, ose jepini studentit një variant me germa të mëdha të NPM-së.
-
Përgjigjja: Lëreni studentin që t’i japë me zë përgjigjet e NPM‑ve të tij apo të saj ose krijoni mundësi që përgjigjet t’i diktohen një shkruesi apo aparati regjistrimi.
-
-
Shmangeni bërjen e përshtatjeve që i ndryshojnë ose i ulin pritshmëritë e të mësuarit të studentit.
-
Kini dashuri si të Krishtit për secilin student dhe ndiqini nxitjet e Shpirtit ndërsa bëni përshtatjet për të plotësuar nevojat e studentëve.
-
Vizitojeni faqen lds.org/topics/disability për më tepër informacion të përgjithshëm mbi ndihmën ndaj individëve me aftësi të kufizuara.