Mateu 26; Marku 14; Gjoni 13
Vështrim i Përgjithshëm
Gjatë Pashkës judease, Jezusi i mësoi dishepujt e Tij për shërbimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin. Ai lajmëroi se do ta tradhtonin. Ai themeloi ordinancën e sakramentit si mënyra e re që dishepujt e Tij ta kujtonin Atë. Kjo javë përfshin një mësim për zotërimin doktrinor për t’i ndihmuar nxënësit të rritin zotërimin e doktrinës së sakramentit, si edhe një mësim për t’i ndihmuar ata të vlerësojnë të mësuarit dhe ecurinë e tyre.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
Gjoni 13
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i nxitë nxënësit të kërkojnë lumturi përmes shërbimit dhe dashurisë për të tjerët siç bëri Jezusi.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të gjejnë një mundësi për të shërbyer ose për të treguar dashuri si e Krishtit për një person tjetër.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Përveç ftesës që nxënësit të krijojnë një plan individual për të treguar dashuri më të madhe për të tjerët, merreni parasysh të bëni një plan si klasë për të bërë së bashku diçka të mirë për një person tjetër.
Mateu 26:1–25
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të përdorin fjalët e Shpëtimtarit në shkrimet e shenjta për të shqyrtuar jetën e tyre dhe për të përcaktuar fushat në të cilat u nevojitet përmirësim.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për një kohë kur ata kanë zbatuar këshillën ose mësimet nga shkrimet e shenjta, udhëheqësit e Kishës apo Fryma e Shenjtë në jetën e tyre. Si do të ishte jeta e tyre ndryshe nëse nuk do të kishin zgjedhur ta zbatonin atë këshillë?
Mateu 26:26–30; Lluka 22:19–20
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë dhe të ndiejnë rëndësinë e të kujtuarit të Shpëtimtarit ndërsa ata marrin sakramentin.
-
Përgatitja e nxënësve: Informojini nxënësit se në këtë mësim ata do të ftohen të vlerësojnë përvojat e tyre të marrjes së sakramentit. Ftojini nxënësit të mendojnë për përvojën e tyre më të fundit të marrjes së sakramentit dhe të vijnë të përgatitur të tregojnë atë që po bënin, mendonin ose ndienin, që i ndihmoi ata të kujtonin Shpëtimtarin.
-
Materiali filmik: “Sakramenti – një Ripërtëritje për Shpirtin” (10:38; shih nga kodi kohor 9:25 deri në 9:57)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh se te cilat burime do ta drejtoni vëmendjen e nxënësve ndërsa ata përgatiten të studiojnë doktrinën e sakramentit. Bashkërendoni një mënyrë që nxënësit të tregojnë skicat e tyre të mësimit për sakramentin në dyshe ose në grupe të vogla.
Zotërimi Doktrinor: Lluka 22:19–20
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësi të rrisin zotërimin e tyre të doktrinës së sakramentit duke mësuar përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimeve të shenjta, duke shpjeguar doktrinën dhe duke zbatuar parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për atë që i ndihmon ata të kujtojnë Shpëtimtarin ndërsa marrin sakramentin, dhe të jenë të përgatitur ta përdorin ose ta tregojnë këtë përvojë në këtë mësim.
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 5
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim që t’i ndihmojë nxënësit të vlerësojnë synimet që kanë vendosur, dhe rritjen personale që kanë përjetuar nga studimi i tyre i Dhiatës së Re.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për disa nga mësimet dhe përvojat e fundit që kanë pasur si rezultat i atyre mësimeve.
-
Imazhe: Imazhe për t’i ndihmuar nxënësit të kujtojnë disa nga ngjarjet dhe mësimet kyç që kanë studiuar gjatë tre javëve të fundit
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Teksa nxënësit japin shpjegimet e tyre për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit, merreni parasysh ta ftoni nxënësin i cili u shpreh i fundit, që të zgjedhë një anëtar tjetër të klasës që do të vazhdojë. Ai nxënës mund të ftohet pastaj të shtojë të paktën një hollësi e cila nuk ishte e përfshirë më parë dhe më pas të zgjedhë një nxënës tjetër për të folur. Ky proces mund të përsëritet derisa e gjithë klasa nuk arrin të mendojë më për hollësi të tjera që duan t’i shpjegojnë.