“Udhëzues për Përmirësimin e Mësuesve”, Trajnimi për Programin Mësimor të Seminarit (2025)
Shtojca
Udhëzues për Përmirësimin e Mësuesve
Ky udhëzues përmirësimi ofron sugjerime për bashkërenduesit/et dhe administratorët/et e programit që t’i ndihmojnë mësuesit e seminarit të përfundojnë Trajnimin për Programin Mësimor të Seminarit dhe të përgatiten për më tepër përmirësim. Ai hartohet për t’i ndihmuar mësuesit të mësojnë hap pas hapi, gjë që mund t’i ndihmojë për të mos u ndier të mbingarkuar.
Merrni parasysh krijimin e një plani për t’i ndihmuar mësuesit e rinj që të përfundojnë trajnimet dhe për t’i ndihmuar mësuesit e tjerë sipas nevojës. Kjo mund të trajtohet në mbledhje më të mëdha mujore me stafin mësimdhënës ose të përshtatet me nevojat e secilit mësues individualisht. Ndërsa e merrni në shqyrtim kohën që marrin këto sugjerime, është e rëndësishme që mësuesit të mos ndihen nën trysni për ta kaluar çdo hap shumë shpejt. Kërkoni mënyra se si të vendosni një ritëm të përshtatshëm për të ndërtuar aftësitë e mësuesve tuaj.
Përpara se të Fillojnë të Japin Mësim
-
Ftojini mësuesit t’i lexojnë dhe ndjekin udhëzimet te materiali “Udhëzues për të Filluar Shpejt”.
-
Ndihmojini të dinë se si të marrin mungesat.
Hapi 1
-
Ftojini mësuesit ta përvetësojnë programin mësimor të seminarit duke i ndjekur me kujdes mësimet siç përvijohen.
-
Planifikoni një kohë për të diskutuar çdo pyetje që mund të kenë në lidhje me programin mësimor dhe për të vlerësuar ecurinë e tyre.
Hapi 2
-
Ftojini që të përfundojnë Trajnimin për Mësimet nga “Përgatitja për Jetën”.
-
Planifikoni një kohë për të diskutuar çdo pyetje që mund të kenë rreth mënyrës se si t’i shpjegojnë mësimet nga “Përgatitja për Jetën”.
Hapi 3
-
Ftojini që të përfundojnë Trajnimin për Zotërimin Doktrinor.
-
Planifikoni një kohë për të diskutuar çdo pyetje që mund të kenë rreth mënyrës se si t’i ndihmojnë nxënësit të arrijnë zotërimin doktrinor.
Hapi 4
-
Ftojini që të përfundojnë “Trajnimi për Vlerësimet”.
-
Planifikoni një kohë për të diskutuar çdo pyetje që mund të kenë rreth mësimeve te pjesa “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj” ose se si t’i ndihmojnë nxënësit që të marrin kredite kursi për vlerësimin.
Hapi 5
-
Ftojini që të përfundojnë “Trajnimin për Përvetësimin dhe Përshtatjen e Programit Mësimor të Seminarit”. Tani që mësuesit janë njohur me mësimet e ndryshme në programin mësimor dhe kanë pasur përvojë në përvetësimin e tyre, mësuesit mund të jenë më të aftë për ta përshtatur siç duhet programin mësimor.
-
Planifikoni një kohë për të diskutuar çdo pyetje që mund të kenë rreth mënyrës se si ta përvetësojnë dhe më pas ta përshtatin siç duhet programin mësimor të seminarit.
Hapi 6
-
Përgatitni një plan për përmirësim shtesë të mësuesve teksa matni, përkufizoni, trajnoni dhe vlerësoni aftësitë e tyre.