Trajnimi për Programin Mësimor
Trajnimi për Zotërimin Doktrinor


“Trajnimi për Zotërimin Doktrinor”, Trajnimi për Programin Mësimor të Seminarit (2025)

të rinj duke studiuar shkrimet e shenjta

Trajnimi për Zotërimin Doktrinor

Hyrje në Zotërimin Doktrinor: Një Model për Kërkimin dhe Gjetjen e Përgjigjeve Hyjnore

Jakobi dhe Sheremi

Në Librin e Mormonit, Jakobi tregon një përvojë që pati me një burrë të quajtur Sherem. Sheremi ishte një njeri i mësuar dhe përdori shumë lajka dhe fuqinë e fjalës për t’i larguar zemrat e shumë njerëzve dhe për të “përmbys[ur] doktrinën e Krishtit” (shihni te Jakobi [LiM] 7:2–4). Sheremi “kërkoi shumë raste që të mund të vinte tek unë. … Dhe kishte shpresë të më tundte nga besimi”, – shpjegoi Jakobi (Jakobi [LiM] 7:3, 5). Gjithsesi, Jakobi shënoi: “Unë nuk mund të lëkundesha” (Jakobi [LiM] 7:5). Për shkak të përpjekjeve të zellshme që Jakobi kishte bërë gjatë gjithë jetës së tij, asnjë pyetje apo rrethanë nuk mund ta largonte kurrë Jakobin nga themeli i tij i vendosur fort mbi Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij.

meme I Patundur Mes Stuhive

Në kohën tonë, të rinjtë e të rejat e Kishës përballen me shumë pyetje dhe rrethana të vështira që mund t’i lëkundin nga besimi i tyre. Zotërimi doktrinor është një mënyrë se si nxënësit mund të përgatiten për këto sfida. Ndërsa nxënësit e zhvillojnë zotërimin doktrinor, ata do të përgatiten më mirë për të mos u lëkundur kurrë nga besimi i tyre te Jezu Krishti. Presidenti M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, u tregoi sa vijon mësuesve në seminare dhe institute rreth zotërimit doktrinor:

“[Zotërimi doktrinor] do të përqendrohet te ndërtimi dhe forcimi i besimit të [nxënësve] tanë te Jezu Krishti dhe fortifikimi i tyre me mundësi më të madhe për ta jetuar dhe vënë në zbatim ungjillin në jetën e tyre. …

Kjo nismë është e frymëzuar dhe [në kohën e duhur]. Ajo do të ketë ndikim të mrekullueshëm tek [rinia jonë]. Sidoqoftë, suksesi i zotërimit doktrinor dhe i të gjitha programeve të tjera studimore në SAK, do të vare[t] deri në një shkallë të rëndësishme nga ju.” (M. Rasëll Ballard, “Mundësitë dhe Përgjegjësitë e Mësuesve të SAK-ut në Shekullin e 21‑të” [mbrëmje me një Autoritet të Përgjithshëm, 26 shkurt 2016], broadcasts.ChurchofJesusChrist.org.)

Zotërimi Doktrinor në Programin Mësimor

Në manualin e mësuesit, përvojat e të mësuarit të zotërimit doktrinor janë përfshirë çdo javë për t’i ndihmuar nxënësit të arrijnë rezultatet e zotërimit doktrinor. Grafika vijuese ilustron rezultatet e zotërimit doktrinor. Për më tepër informacion, shihni Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023).

Tabela e Trajnimit për Zotërimin Doktrinor

Programi mësimor i seminarit i ndihmon nxënësit të arrijnë rezultatet e zotërimit doktrinor në tri mënyrat vijuese:

  1. Mësime hyrëse për zotërimin doktrinor dhe parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore

  2. Fragmente të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor të dhëna mësim së bashku me planin e programit Eja, Më Ndiq

  3. Mësimet tek Ushtrimi i Zotërimit Doktrinor

Ashtu si një alpinist shkëmbor ka nevojë për pajisje që të zbresë një mur të pjerrët kanioni në mënyrë të sigurt, këto përvoja mësimore ndihmojnë që nxënësit të pajisen me zotësitë për t’ia dalë lidhur me pyetjet dhe rrethanat sfiduese, me besim te Jezu Krishti.

meme Zotësitë për t’ia Dalë me Sfidat

Hyrje për mësimet e zotërimit doktrinor dhe marrjes së njohurisë shpirtërore

Janë pesë mësime të zotërimit doktrinor, të krijuara për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë qëllimin e zotërimit doktrinor dhe të mësojnë rreth parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore.

  • Forcimi i Themelit Tuaj Shpirtëror: Hyrje në Zotërimin Doktrinor. U siguron nxënësve një pamje të përgjithshme se çfarë është zotërimi doktrinor dhe çfarë lloj përvojash të të mësuarit mund të presin për t’i ndihmuar ata ta zhvillojnë zotërimin doktrinor. Më mirë është të jepet mësim në fillim të vitit shkollor nëse shumë nxënës janë të rinj në seminar ose si rishikim në mes të vitit.

  • Kërkimi i Zbulesës Vetjake për Pyetjet e Mia: Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 1. I ndihmon nxënësit të kuptojnë se si mund të marrin udhërrëfim dhe zbulesë nga Perëndia nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Më mirë është të jepet mësim në fillim të vitit shkollor.

  • Të Vepruarit me Besim për të Gjetur Përgjigje: Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 2. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si të veprojnë me besim te Jezu Krishti teksa kërkojnë përgjigje për pyetjet e tyre. Më mirë është të jepet mësim në fillim të vitit shkollor.

  • Shqyrtimi i Temave dhe Pyetjeve për Ungjillin me një Këndvështrim të Përjetshëm: Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 3. I ndihmon nxënësit t’i shohin konceptet dhe pyetjet më tepër si Jezu Krishti, teksa nxënësit i shqyrtojnë ato me një këndvështrim të përjetshëm. Më mirë është të jepet mësim në fillim të vitit shkollor.

  • Drejtimi te Burimet e Caktuara në Mënyrë Hyjnore që të na Ndihmojnë të Gjejmë Përgjigje: Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 4. I ndihmon nxënësit të kuptojnë rëndësinë e kërkimit të së vërtetës nga burimet që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kanë siguruar me dashuri. Më mirë është të jepet mësim në fillim të vitit shkollor.

Fragmentet e zotërimit doktrinor të dhëna mësim në kontekstin e duhur

Kur jepni një mësim nga një bllok i shkrimit të shenjtë që përfshin një fragment të zotërimit doktrinor, kërkoni mënyra për ta theksuar fragmentin. Jepeni mësim fragmentin në kontekst dhe përqendrohuni te doktrina që jep mësim. Do të vëreni këtë ikonë ikona e zotërimit doktrinor kurdoherë që ka një fragment të zotërimit doktrinor. Mund të dëshironi që t’i nxitni nxënësit ta shenjojnë secilin fragment në mënyrë që nxënësit të mund t’i gjejnë ato më vonë.

Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023) përmban një listë të 24 fragmenteve të zotërimit doktrinor për secilin kurs. Udhëzuesi juaj i ritmit ka të ngjarë të mos i përfshijë të gjitha mësimet që trajtojnë fragmentet e zotërimit doktrinor në kontekst ndërkohë që seminari po zhvillohet, prandaj sigurohuni që të kërkoni mundësi për t’i ndihmuar nxënësit t’i rishikojnë që të 24 fragmentet.

Kur fragmentet e zotërimit doktrinor studiohen në klasë, sigurohuni që të kaloni kohë të mjaftueshme duke e studiuar doktrinën e dhënë mësim në fragmentin e zotërimit doktrinor, në mënyrë që nxënësit ta dinë dhe ta kuptojnë atë. Çdo mësim me një fragment të zotërimit doktrinor përfshin një sugjerim për t’i ndihmuar nxënësit të ushtrojnë mësimin përmendsh të referencës së shkrimit të shenjtë dhe frazës kyç të shkrimit të shenjtë si pjesë e mësimit dhe ta ushtrojnë përsëri në mësimet e ardhshme. Nxënësve do t’u nevojitet ushtrim i rregullt për të mësuar përmendsh referencat dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta. Pjesa “Ide për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor” përfshin sugjerime se si mund t’i ndihmoni nxënësit të ushtrojnë mësimin përmendsh të referencës dhe frazës kyç të shkrimit të shenjtë. Kjo mund të gjendet në shtojcën e manualit të mësuesve të seminarit.

Mësimet tek Ushtrimi i Zotërimit Doktrinor

Mësimet tek “Ushtrimi i Zotërimit Doktrinor” planifikohen periodikisht, rreth çdo katër deri në gjashtë javë. Ato u ofrojnë mundësi nxënësve për të punuar drejt arritjes së rezultateve të zotërimit doktrinor. Çdo mësim për ushtrimin e zotërimit doktrinor përmban dy pjesë:

  1. Përsëritja e Zotërimit Doktrinor

  2. Mësojini dhe Zbatojini Parimet e Marrjes së Njohurisë Shpirtërore

Përsëritja e Zotërimit Doktrinor

Në pjesën “Përsëritja e Zotërimit Doktrinor”, nxënësit do të ushtrojnë të kuptuarit dhe të shpjeguarit e doktrinës duke përdorur fragmentet e zotërimit doktrinor, duke gjetur fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor, duke mësuar përmendsh frazat kyç të shkrimeve të shenjta dhe duke zbatuar doktrinën e mësuar në këto fragmente. Megjithëse këto përsëritje janë të rëndësishme dhe duhet të jenë pjesë e rregullt e përvojave të të mësuarit të nxënësve, administrojeni kohën e mësimit në mënyrë të efektshme në mënyrë që pjesa më e madhe e kohës t’i lihet pjesës “Mësojini dhe Zbatojini Parimet e Marrjes së Njohurisë Shpirtërore”.

Mësojini dhe Zbatojini Parimet e Marrjes së Njohurisë Shpirtërore

Pjesa “Mësojini dhe Zbatojini Parimet e Marrjes së Njohurisë Shpirtërore” duhet të marrë shumicën e kohës në mësimet tek “Ushtrimi i Zotërimit Doktrinor”. Kjo pjesë u ofron mundësi nxënësve për të ushtruar zbatimin e doktrinës së ungjillit të Jezu Krishtit dhe parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

Secila pjesë e ushtrimit të vënies në zbatim fillon me një mundësi për të përsëritur parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Mbani mend që edhe pse një ose dy nxënës i njohin mirë parimet, të tjerëve mund t’u duhet ende më shumë kohë dhe ushtrim. Bëni çmos për t’i ndihmuar të gjithë nxënësit të kenë vetëbesim duke përdorur parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. “Ide për Përsëritjen e Parimeve të Marrjes së Njohurisë Shpirtërore” përfshin sugjerime se si të rishikohen këto parime. Kjo gjendet në shtojcën e manualit të mësuesve të seminarit.

Më pas, nxënësve do t’u paraqitet një skenar që ilustron një pyetje ose situatë në të cilën mund të ndihmojë të kuptuarit në mënyrë të saktë të doktrinës së vërtetë. Për t’iu përgjigjur pyetjes ose situatës, nxënësit mund të ushtrojnë përdorimin e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore dhe doktrinës së dhënë mësim në fragmentet e zotërimit doktrinor, shkrimet e tjera të shenjta ose mësimet e udhëheqësve të Kishës që nxënësit i kanë studiuar kohët e fundit.

Sigurimi i më shumë mundësive që nxënësit të ushtrohen, është i nevojshëm për suksesin e tyre në zotërimin doktrinor. Mendoni se si dikush në artet marciale mbrojtëse ka nevojë të ushtrohet gjerësisht që të zhvillojë kujtesën e muskujve. Kjo e përgatit atë të përgjigjet ndaj një sërë sulmesh të ndryshme. Në mënyrë të ngjashme, nxënësit kanë nevojë të ushtrohen gjerësisht për zotërimin doktrinor. Ndërsa nxënësit përfshihen në ushtrimin e rregullt, përgjigjet plot besim ndaj sfidave do të bëhen të natyrshme dhe instinktive.

meme Ushtrim i Rregullt

Për të parë një shembull të zbatimit në praktikë, merrni parasysh të shikoni një ose të dyja materialet vijuese filmike, që gjenden në ChurchofJesusChrist.org. Ndërsa i shikoni, kërkoni mënyrën se si mësuesi i ndihmon nxënësit të ushtrohen duke përdorur të tre parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

“Ushtrimi i vënies në zbatim të zotërimit doktrinor, shembulli 3”

4:51

“Ushtrimi i vënies në zbatim të zotërimit doktrinor, shembulli 4”

5:26

Për tʼi përmbushur më mirë nevojat e nxënësve, ju mund t’i përshtatni skenarët dhe pyetjet e sugjeruara ose veprimtaritë e tjera të të mësuarit sipas nevojës. Ju gjithashtu mund të ndryshoni radhën në të cilën nxënësit i vënë në zbatim parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Sigurohuni që çfarëdo përshtatje që bëni, prapë u jep nxënësve mundësi për të ushtruar vënien në zbatim të doktrinës dhe parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore kundrejt një situate reale. Nëse i përshtatni skenarët, përpiquni të ruani pyetjen ose shqetësimin kryesor të skenarit. Pyetjet ose shqetësimet që janë në thelb të secilit skenar, janë planifikuar me kujdes për të katër vitet e seminarit.

Për ide se si të bëni përshtatjet e duhura për të ushtruar vënien në zbatim, merrni parasysh të shikoni një ose më shumë nga materialet vijuese filmike që gjenden në ChurchofJesusChrist.org.

“Përshtatja e programit mësimor të zotërimit doktrinor: ftesa ndaj nxënësve që ta bëjnë skenarin më të përshtatshëm.”

3:59

“Përshtatja e programit mësimor të zotërimit doktrinor: përshtatja e skenarëve për të trajtuar nevoja specifike.”

3:25

“Përshtatja e programit mësimor të zotërimit doktrinor: ndihma ndaj nxënësve për ta parë veten në skenar.”

2:21

“Përshtatja e programit mësimor të zotërimit doktrinor: krijimi i veprimtarive për t’i ndihmuar nxënësit të përdorin të tre parimet.”

3:13

Zotësitë për ta Dhënë Mësim me Efektshmëri Zotërimin Doktrinor

Trajnimet në vijim japin mësim zotësitë që mund t’i ndihmojnë nxënësit ta zhvillojnë zotërimin doktrinor. Mund të jetë e efektshme që t’i përfshini këto zotësi pak nga pak.

Zotësia: Shpjegoni arsyen për një veprimtari të zotërimit doktrinor.

Përkufizoni

Dhënia e një arsyeje prej jush ose t’i vini nxënësit të japin një arsye për bërjen e një veprimtarie të zotërimit doktrinor, mund t’u japë shtysë nxënësve që të angazhohen në veprimtari. Ajo gjithashtu mund ta lejojë Frymën e Shenjtë që t’u mësojë atyre për rëndësinë e veprimtarisë. Pasi të tregoni se çfarë do të bëjë klasa, jepni një ose dy arsye pse po e bëni veprimtarinë, ose kërkojuni nxënësve të tregojnë pse mendojnë që veprimtaria mund të jetë e dobishme.

Modeli

“Nxënës, në minutat në vazhdim do të shpjegojmë doktrinën që mësojmë nga Lluka 2:10–12, se Jezu Krishti është Shpëtimtari i botës. Një arsye përse po e bëjmë këtë, është për të na ndihmuar të jemi në gjendje të përgjigjemi me siguri te vetja nëse dikush që e njohim na pyet se përse Jezu Krishti është i rëndësishëm për ne.”

Për të parë një shembull të mënyrës se si mund të bëhet kjo, shikoni një ose më shumë nga materialet filmike vijuese që gjenden te ChurchofJesusChrist.org.

“Dhënia e një arsyeje pse bëhet një veprimtari e zotërimit doktrinor.”

1:17

“Ndihma ndaj nxënësve që të zbulojnë një arsye për një veprimtari të zotërimit doktrinor.”

2:39

“Ndihma ndaj nxënësve që të japin arsyet për një veprimtari të zotërimit doktrinor.”

3:14

Ushtrohuni

Zgjidhni njërën nga nxitjet vijuese dhe përfundojeni fjalinë.

“Le të bëjmë një veprimtari që do të na ndihmojë ta mësojmë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor bashkë me frazën kyç. Një arsye përse po punojmë për ta mësuar përmendsh këtë, është …”

“Minutat në vazhdim do të përsëritim parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Njohuria për këto parime mund të na ndihmojë …”

“Do të ushtrohemi duke i përdorur të tre parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Përdorimi i këtyre parimeve mund të …”

Analizoni

  • Çfarë po mësoni ndërsa ushtroni shpjegimin e arsyeve për bërjen e veprimtarisë së zotërimit doktrinor?

Përfshini

Ndërsa përgatiteni që nxënësit të ushtrojnë një veprimtari të zotërimit doktrinor, shkruani të paktën një arsye pse do të ketë vlerë për nxënësit.

Zotësia: Ftojini nxënësit t’i përsëritin parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

Përkufizoni

Ndërsa i përsëritni rregullisht parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore me klasën tuaj, Fryma e Shenjtë mund t’i ndihmojë nxënësit t’i kujtojnë dhe përdorin parimet në kohë nevoje. Ju mund t’i ftoni nxënësit t’i përsëritin këto parime para se të tregoni një skenar ose ndërkohë që nxënësit janë duke punuar me skenarin. Këto ftesa përfshijnë mundësinë që nxënësit të përsëritin të paktën një parim, udhëzime për sa kohë duhet ta përsëritin parimin dhe mundësinë që ata ta tregojnë atë që mësuan. Duke e bërë këtë, nxënësit do të jenë më në gjendje t’i përdorin parimet si pjesë e ushtrimit të vënies në zbatim. Për më shumë ide se si ta bëni këtë, shihni “Ide për Përsëritjen e Parimeve të Marrjes së Njohurisë Shpirtërore” në shtojcën e manualit për mësuesin e seminarit.)

Modeli

“Sot do të përsëritim parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore nga Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023). Do të ndahemi në grupe me nga tre veta. Çdo nxënës në grup do të përsëritë një parim të ndryshëm.

“Shpenzoni tri deri në katër minuta për të lexuar dhe për t’u përgatitur për t’i treguar grupit tuaj një mënyrë se si parimi juaj mund ta ndihmojë dikë që po has një pyetje ose rrethanë të vështirë.”

Për shembull, një mënyrë se si t’i ndihmoni nxënësit të përsëritin parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore, është të shikoni materialin filmik “Jepuni nxënësve mundësi për të përsëritur të tre parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore”, që gjendet te ChurchofJesusChrist.org.

2:54

Ushtrohuni

Shkruani një mënyrë tjetër për t’i ftuar vazhdimisht nxënësit që t’i përsëritin parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

Analizoni

  • Çfarë po mësoni rreth bërjes së ftesave që nxënësit të përsëritin parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore?

Përfshini

Ndërsa përgatitni mësimin tuaj të ardhshëm “Ushtrimi i Zotërimit Doktrinor”, planifikoni se si do t’i ftoni nxënësit të përsëritin parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

Zotësia: Bëni pyetje që i ndihmojnë nxënësit të shprehin me fjalë se si mund të ndihmojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

Përkufizoni

Pasi nxënësit të përsëritin parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore, tregojuni skenarin dhe ftojini që të shprehin me fjalë në grupe dhe më vonë me klasën, se cilat parime mendojnë që mund të ndihmojnë për atë skenar. Bërja e kësaj mund t’i ndihmojë nxënësit të krijojnë vetëbesim në përdorimin e këtyre parimeve në jetën e tyre.

Modeli

Pas përsëritjes së parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore dhe paraqitjes së skenarit, mund të bëni pyetje si ato që vijojnë:

  • “Cili parim i marrjes së njohurisë shpirtërore do t’ju ndihmonte në këtë skenar dhe përse?”

  • “Si mund t’ju ndihmojë ai parim kur hasni një pyetje si ajo në këtë skenar?”

Për një shembull, shikoni një ose të dyja materialet e mëposhtme filmike që gjenden te ChurchofJesusChrist.org.

“Ushtrimi i vënies në zbatim të zotërimit doktrinor, shembulli 1.”

5:3

Te “Ushtrimi i vënies në zbatim të zotërimit doktrinor, shembulli 1”, vini re se mësuesi e tregon këtë zotësi pranë kodit kohor 1:28.

“Ushtrimi i vënies në zbatim të zotërimit doktrinor, shembulli 2.”

3:31

Te “Ushtrimi i vënies në zbatim të zotërimit doktrinor, shembulli 2”, vini re se mësuesi e tregon këtë zotësi pranë kodit kohor 2:25.

Ushtrohuni

Shkruani disa pyetje që mund t’i bëni, të cilat mund t’i ndihmojnë nxënësit të shprehin me fjalë se si parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore mund t’i ndihmojnë ata që t’i përgjigjen mikut të tyre në skenarin vijues.

Një nga miqtë e tu që nuk është besimtar, kohët e fundit pa dy misionarë që flisnin me disa njerëz në park. Miku yt të pyeti: “Pse misionarët e Kishës suaj dalin dhe predikojnë për Jezusin? Duket sikur po përpiqeni t’ua impononi bindjet tuaja njerëzve të tjerë. Pse nuk mund t’i lini ata të jenë të lumtur ashtu siç janë?”

Analizoni

  • Përse mendoni se është e rëndësishme që nxënësit të shprehin me fjalë se si mund t’i përdorin parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore?

  • Si mendoni se përdorimi i parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore mund të ndikojë në jetën e nxënësve?

Përfshini

  • Çfarë mund të bëni për t’i ndihmuar nxënësit të shprehin me fjalë se si parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore mund t’i ndihmojnë ata dhe të tjerët kur hasin një pyetje ose rrethanë të vështirë?

Përfundimi

Përfytyroni se si nxënësit tuaj do të jenë në gjendje të trajtojnë pyetje ose shqetësime pasi të punojnë vazhdimisht drejt rezultateve të zotërimit doktrinor në seminar. Në fillim, nxënësit do të kenë më shumë nevojë për ndihmë e përkrahje nga ju si mësues/e për t’i zbatuar parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore dhe doktrinën kundrejt situatave nga jeta reale. Kërkon kohë që nxënësit ta zotërojnë doktrinën dhe të kenë vetëbesim duke përdorur parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Megjithatë, ndërsa vazhdoni t’u jepni nxënësve mundësi sistematike për t’u ushtruar, kjo do të bëhet diçka që ata e bëjnë natyrshëm. Kjo është një mënyrë se si mund t’i ndihmoni nxënësit tuaj që ta ndërtojnë themelin e tyre në mënyrë të palëkundur mbi shkëmbin e Jezu Krishtit dhe ta thellojnë kthimin e tyre në besim tek Ai dhe te doktrina e Tij.