Trajnimi për Programin Mësimor
Trajnimi për Krijimin e Udhëzuesit të Ritmit


“Trajnimi për Krijimin e Udhëzuesit të Ritmit”, Trajnimi për Programin Mësimor të Seminarit (2025)

burrë duke punuar me kompjuter

Shtojca

Trajnimi për Krijimin e Udhëzuesit të Ritmit

Hyrje

Në seminar, nxënësit e studiojnë ungjillin e Jezu Krishtit nëpërmjet mësimeve te pjesa “Kursi për Shkrimet e Shenjta” si dhe mësimeve të kursit “Përgatitja për Jetën”. Tabela vijuese rendit kategoritë e ndryshme që lidhen me këto lloj mësimesh.

Kategoritë e mësimeve për materialin “Kursi për Shkrimet e Shenjta”

Kategoritë e mësimeve për kursin “Përgatitja për Jetën”

Kategoritë e mësimeve për materialin “Kursi për Shkrimet e Shenjta”

  • Programi i mësimeve që lidhet me mësimin e përjavshëm nga Eja, Më Ndiq

  • Vlerësoni të Mësuarit Tuaj

  • Ushtrimi i Zotërimit Doktrinor

Kategoritë e mësimeve për kursin “Përgatitja për Jetën”

  • Zotërimi Doktrinor: Gjetja e Përgjigjeve për Pyetjet e Mia

  • Aftësitë e Studimit të Shkrimeve të Shenjta

  • Për Forcën e Rinisë: Bërja e Zgjedhjeve

  • Ndërtimi i Mbështetjes te Vetja

  • Shëndeti Fizik dhe Emocional

  • Përgatitja për Arsimimin dhe Punësimin e Ardhshëm

  • Arritja e Suksesit në Shkollë

  • Përgatitja e Misionarëve

  • Përgatitja për në Tempull

  • Mësime të Udhëheqësve të Kishës

Kur krijohet një udhëzues ritmi, mund të jetë e vështirë të dihet se kur dhe sa shpesh duhet të planifikohen këto lloje të ndryshme mësimesh gjatë gjithë vitit. Ky trajnim synon të ofrojë udhërrëfim për administratorët e programit, bashkërenduesit dhe mësuesit për krijimin e një udhëzuesi ritmi i cili do të sigurojë që këto kategori mësimesh të jepen mësim me baraspeshën e duhur.

Parimet që Duhen Ndjekur kur Krijohet një Udhëzues Ritmi

Katër parimet vijuese mund të jenë të dobishme për t’u kuptuar dhe për t’u ndjekur kur krijoni një udhëzues ritmi.

Parimi 1: Ndiqni programin e përjavshëm Eja, Më Ndiq kur planifikoni mësimet për pjesën “Kursi për Shkrimet e Shenjta”.

Përmbajtja te mësimet në pjesën “Kursi për Shkrimet e Shenjta” synon të përputhet me atë që nxënësit po studiojnë individualisht dhe me familjet e tyre në shtëpi. Prandaj, mësuesit në përgjithësi duhet të japin mësime nga materiali “Kursi për Shkrimet e Shenjta” që ndodhin në të njëjtën javë me ato që janë planifikuar në manualin Eja, Më Ndiq. Me raste, mësimet te “Kursi për Shkrimet e Shenjta” mund të jepen në seminar kur ato nuk përputhen me ritmin e manualit Eja, Më Ndiq, por këto përjashtime duhet të jenë të rralla dhe mësuesit duhet të shmangin shpjegimin e mësimeve që janë shumë prapa ose përpara manualit Eja, Më Ndiq.

Parimi 2: Planifikojini në mënyrë të përshtatshme mësimet nga pjesët “Kursi për Shkrimet e Shenjta” dhe “Përgatitja për Jetën”.

Mësimet nga “Kursi për Shkrimet e Shenjta” (përfshirë mësimet për pjesët “Ushtrimi i Zotërimit Doktrinor” dhe “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj”) dhe mësimet “Përgatitja për Jetën” janë të rëndësishme për përvojën e seminarit. Përpiquni të ofroni një qasje të baraspeshuar për mënyrën se si i planifikoni këto mësime çdo javë. Për shembull, mesatarisht në programet me mbledhje pesë herë në javë, zakonisht do të jepeshin tre mësime nga “Kursi për Shkrimet e Shenjta” dhe dy mësime nga “Përgatitja për Jetën”.

grafiku Baraspesha e Përgjithshme që Sugjerohet

Mund të ketë disa javë në të cilat do të ishte e përshtatshme të rregullohej kjo baraspeshë e sugjeruar. Për shembull, gjatë kursit “Libri i Mormonit”, mësuesit mund të caktojnë më shumë nga koha e tyre për mësimet nga “Kursi për Shkrimet e Shenjta” gjatë javës që po japin mësim rreth shfaqjes së Shpëtimtarit të shënuar tek 3 Nefi. Mund të ketë javë të tjera në të cilat mësuesit mund të shpenzojnë më shumë kohë për mësimet nga “Përgatitja për Jetën”. Për t’i ndihmuar mësuesit dhe administratorët e programit që t’i marrin këto vendime, programi mësimor ndonjëherë përmban dy ose katër mësime nga “Kursi për Shkrimet e Shenjta” në një javë dhe jo tre të zakonshmet. Javë si këto mund t’ju ndihmojnë të dini se kur mund t’i vihet theks më i madh mësimeve nga “Kursi për Shkrimet e Shenjta” ose “Përgatitja për Jetën”. Kur ka më pak se tre mësime nga “Kursi për Shkrimet e Shenjta”, mund të përfshini më shumë mësime nga “Përgatitja për Jetën” atë javë. Nëse ka më shumë se tre mësime nga “Kursi për Shkrimet e Shenjta”, mund të shpenzoni më pak kohë atë javë në mësimet nga “Përgatitja për Jetën”.

Megjithatë, bëni çmos që ta jepni mësim secilin prej mësimeve nga “Përgatitja për Jetën” gjatë vitit shkollor. Mësimet nga “Përgatitja për Jetën” mund të gjenden pas mësimeve te pjesa “Kursi për Shkrimet e Shenjta” në manual.

Orientimet e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të merrni vendime se kur të planifikoni kategoritë e ndryshme të mësimeve nga “Përgatitja për Jetën”.

  • Planifikoni një numër të ngjashëm mësimesh nga “Përgatitja për Jetën” për secilën gjysmë të kursit. Kjo do t’i ndihmojë mësuesit të ruajnë baraspeshën mes mësimeve nga “Kursi për Shkrimet e Shenjta” dhe “Përgatitja për Jetën” gjatë gjithë vitit.

  • Sigurohuni që mësuesit të cilët ju i mbikëqyrni, të japin të njëjtat mësime nga “Përgatitja për Jetën” në të njëjtën gjysmë të kursit. Kjo do të ndihmojë të parandalohet përsëritja e mësimeve nga “Përgatitja për Jetën” që nxënësit do të bëjnë nëse ndërrojnë mësues pas përfundimit të gjysmës së kursit.

  • Ndiqni udhëzimet e dhëna nga zonat, rajonet ose programet vendore. Zonat, rajonet ose programet vendore mund të ofrojnë udhërrëfim se kur duhen dhënë disa ose të gjitha mësimet nga “Përgatitja për Jetën”.

  • Referojuni sugjerimeve të ritmit në pjesët “Vështrim i Përgjithshëm” për secilën nga kategoritë e pjesës “Përgatitja për Jetën”. Secila kategori e mësimeve te pjesa “Përgatitja për Jetën” përfshin sugjerime për ritmin në pjesën e saj “Vështrim i Përgjithshëm”. Këto sugjerime mund t’ju ndihmojnë të merrni vendime se kur mund të jepen më mirë disa nga mësimet nga “Përgatitja për Jetën”. Për shembull, në vështrimin e përgjithshëm të pjesës “Përgatitja për Arsimimin dhe Punësimin”, sugjerohet që mësimi i titulluar “Rëndësia e Arsimit” të mbahet në fillim të vitit shkollor. Pjesët “Vështrim i Përgjithshëm” mund të ofrojnë gjithashtu udhërrëfim rreth disa mësimeve nga “Përgatitja për Jetën” që janë më të efektshme kur jepen mësim njëri pas tjetrit ose afër njëri-tjetrit.

  • Përcaktoni periudhat e vitit kur nxënësit mund të përfitojnë më shumë nga disa mësime nga “Përgatitja për Jetën”. Mund të ketë periudha të vitit kur do të ishte më mirë të jepeshin disa mësime nga “Përgatitja për Jetën”. Për shembull, mund të jetë më mirë t’i shpjegoni mësimet nga pjesa “Përgatitja e Misionarëve” në fund të vitit shkollor nëse ka nxënës në një klasë seminari që do të nisen në mision së shpejti. Ose disa nga mësimet te pjesa “Shëndeti Fizik dhe Emocional” mund të jepen gjatë një periudhe të vitit kur nxënësit mund të ndiejnë nivele më të larta stresi.

  • Përcaktoni mësime nga “Kursi për Shkrimet e Shenjta” që lidhen me një nga kategoritë e mësimeve nga “Përgatitja për Jetën”. Mësimet te “Kursi për Shkrimet e Shenjta” shpesh kanë përmbajtje mbi të cilën mund të bazohen mësimet nga “Përgatitja për Jetën”. Për shembull, ju mund të doni të planifikoni mësime “Përgatitja për në Tempull” pranë bllokut të shkrimeve të shenjta që përqendrohet te tempulli, të tilla si Doktrina e Besëlidhje 95; 109–110; 124; 127–128; Eksodi 35–40; ose 1 Mbretërve 6–9.

Parimi 3: Nxënësit duhet të kenë mundësi sistematike për të reflektuar, shprehur dhe demonstruar atë që po mësojnë.

Manuali përmban mësime nga pjesët “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj” dhe “Ushtrimi i Zotërimit Doktrinor” që ndodhin periodikisht gjatë mësimeve te “Kursi për Shkrimet e Shenjta”. Këto janë përbërës të rëndësishëm të përvojës së nxënësve në seminar. Mësimet te “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj” u japin nxënësve mundësi për të shpjeguar doktrinën kyç dhe për të reflektuar se si po rriten shpirtërisht. Pjesëmarrja në këto mësime është gjithashtu një kërkesë që nxënësit të marrin kredite për seminarin. Mësimet tek “Ushtrimi i Zotërimit Doktrinor” ofrojnë mundësi që nxënësit të punojnë drejt arritjes së rezultateve të zotërimit doktrinor.

Ndërsa krijoni udhëzuesin tuaj të ritmit, mos i anashkaloni mësimet te “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj” ose “Ushtrimi i Zotërimit Doktrinor” që ndodhin kur zhvillohet seminari. Megjithatë, ju nuk keni nevojë t’i zhvendosni mësimet te “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj” ose “Ushtrimi i Zotërimit Doktrinor” që do të zhvilloheshin kur nxënësit e kanë mbaruar shkollën, të tilla si gjatë pushimeve verore ose dimërore.

Parimi 4: Planifikojini mësimet te pjesa “Kursi për Shkrimet e Shenjta” që do t’i vlerësoni më vonë.

Në disa javë, mund të ketë më shumë mësime nga pjesa “Kursi për Shkrimet e Shenjta” që mund të jepen mësim sesa ditë në dispozicion për t’i dhënë mësim ato. Prandaj, shpesh do të duhet të merren vendime se cilat mësime nga “Kursi për Shkrimet e Shenjta” të planifikohen. Kur i merrni këto vendime, jepuni përparësi mësimeve nga “Kursi për Shkrimet e Shenjta” që 1) lidhen me atë që do të trajtohet në mësimet nga “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj” dhe 2) përmbajnë fragmente të zotërimit doktrinor. Duke vepruar kështu, do të ketë më shumë gjasa që të planifikohen mësimet më të rëndësishme dhe më domethënëse nga ana doktrinore nga “Kursi për Shkrimet e Shenjta”.

Sa vijon mund t’ju ndihmojë të dini se si të përcaktoni mësimet nga “Kursi për Shkrimet e Shenjta” që lidhen me mësimet te “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj” dhe “Ushtrimi i Zotërimit Doktrinor”:

  • Përcaktimi i mësimeve te pjesa “Kursi për Shkrimet e Shenjta” që lidhen me mësimet te “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj”. Veprimtari nga mësimet e ndryshme te “Kursi për Shkrimet e Shenjta” shpesh përmenden te mësimet “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj”. Leximi i mësimeve që keni planifikuar te “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj”, mund t’ju ndihmojë të jeni në dijeni për mësimet te “Kursi për Shkrimet e Shenjta” të cilave mund t’u jepni përparësi në udhëzuesin tuaj të ritmit.

  • Përcaktimi i mësimeve te “Kursi për Shkrimet e Shenjta” me fragmente të zotërimit doktrinor. Çdo vit programi mësimor i seminarit përmban 24 fragmente të zotërimit doktrinor. Një listë e këtyre fragmenteve mund të gjendet te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023). Nëse shkolla është në vazhdimësi kur dalin në pah mësimet nga “Kursi i Shkrimeve të Shenjta” që përmbajnë një fragment të zotërimit doktrinor, ato mësime duhet të zhvillohen. Megjithatë, nuk është e nevojshme të shpjegohen mësimet nga “Kursi për Shkrimet e Shenjta” me fragmente të zotërimit doktrinor kur ato mësime ndodhin gjatë kohës që nxënësit nuk janë në shkollë, si për shembull gjatë pushimeve verore ose dimërore.

Shembull Hap pas Hapi për Krijimin e një Udhëzuesi Ritmi

Ka shumë mënyra se si mund të krijoni një udhëzues ritmi duke përdorur parimet e renditura më lart. Për shembull, ju mund ta plotësoni udhëzuesin tuaj të ritmit në këtë rend:

  1. Planifikojini mësimet nga “Kursi për Shkrimet e Shenjta”, duke përfshirë:

    • Mësimet te “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj”

    • Mësimet tek “Ushtrimi i Zotërimit Doktrinor”.

    • Mësimet te “Kursi për Shkrimet e Shenjta” që i përgatisin nxënësit për cilindo nga mësimet e renditura më lart.

  2. Planifikojini mësimet nga “Përgatitja për Jetën”.

  3. Bëni rregullime sipas nevojës.

Rast për studim

Motra Mendoza është një mësuese seminari që jep mësim herët në mëngjes. Ajo dhe bashkërenduesi i saj, Vëllai Amasio, po krijojnë një udhëzues ritmi për kursin “Doktrina e Besëlidhje” që do të fillojë në janar. Sa vijon është një përshkrim i mënyrës se si Motra Mendoza dhe Vëllai Amasio ishin në gjendje të përdornin tre hapat e renditur më lart për të krijuar udhëzuesin e tyre të ritmit.

Hapi 1: Planifikoni mësimet te “Kursi për Shkrimet e Shenjta”.

Motra Mendoza dhe Vëllai Amasio filluan të krijonin udhëzuesin e tyre të ritmit duke planifikuar të gjitha mësimet e kursit për shkrimet e shenjta gjatë javëve kur do të zhvillohej seminari. Ata u siguruan që të planifikonin mësimet të cilat përputheshin me përmbajtjen që po studiohej në manualin Eja, Më Ndiq.

Ata i kontrolluan mësimet te “Kursi për Shkrimet e Shenjta” dhe përcaktuan të gjitha mësimet te “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj” dhe “Ushtrimi i Zotërimit Doktrinor” në secilën gjysmë të kursit. Ata vunë re se pesë mësime te pjesa “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj” do të zhvilloheshin kur nxënësit do të ishin në shkollë: dy në gjysmën e parë të vitit shkollor dhe tre në gjysmën e dytë.

Më pas, Motra Mendoza dhe Vëllai Amasio vunë re se pesë mësime nga “Ushtrimi i Zotërimit Doktrinor” do të zhvilloheshin kur seminari të ishte në vazhdimësi: tre në gjysmën e parë të vitit shkollor dhe dy në gjysmën e dytë.

Motra Mendoza dhe Vëllai Amasio më pas e kontrolluan secilin nga mësimet te “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj” që ata vendosën në udhëzuesin e tyre të ritmit. Ata mbajtën shënim se te cilat mësime nga “Kursi për Shkrimet e Shenjta” u përqendrua secila prej veprimtarive të vlerësimit. Ata vunë një shënim (*) pranë secilit prej këtyre mësimeve në udhëzuesin e ritmit, në mënyrë që Motra Mendoza t’ua vinte theksin siç duhet dhe t’ua bënte të ditur nxënësve se për cilat veprimtari do ta ndiqnin ecurinë më vonë.

Më pas, Motra Mendoza dhe Vëllai Amasio përcaktuan 24 fragmentet e zotërimit doktrinor për kursin. Ata zbuluan se 11 nga fragmentet e zotërimit doktrinor përfshihen te mësimet të cilat do të jepen kur seminari të zhvillohet në gjysmën e parë të vitit shkollor dhe vetëm 7 do të jepeshin në gjysmën e dytë. Ata vendosën të shkruanin me shkronja të zeza titullin e secilit prej këtyre mësimeve në udhëzuesin e tyre të ritmit, në mënyrë që Motra Mendoza të dinte se kur të ishte e sigurt që të theksonte fragmentet e zotërimit doktrinor si pjesë e mësimit.

Hapi 2: Planifikojini Mësimet nga “Përgatitja për Jetën”.

Pasi i planifikuan të gjitha mësimet te “Kursi për Shkrimet e Shenjta”, Motra Mendoza dhe Vëllai Amasio filluan të planifikonin mësimet nga “Përgatitja për Jetën” në udhëzuesin e tyre të ritmit.

Vëllai Amasio u kishte dhënë më parë udhëzime të gjithë mësuesve që ai mbikëqyr, se cilat mësime nga “Përgatitja për Jetën” duhet të jepeshin gjatë çdo gjysme të kursit. Ai e dha këtë udhëzim për t’u siguruar që nuk do të kishte përsëritje të mësimeve nga “Përgatitja për Jetën” që do t’u jepeshin mësim nxënësve gjatë çdo gjysme të kursit. Ai mendonte se kjo do të ishte veçanërisht e rëndësishme në rast se një mësues tjetër thirrej për të dhënë mësim në gjysmën e dytë të kursit.

Udhëzimet e Vëllait Amasio u renditën si vijon.

Mësimet nga “Përgatitja për Jetën” që ai vendosi të përfshijë në gjysmën e parë të kursit:

  • Zotërimi Doktrinor: Gjetja e Përgjigjeve për Pyetjet e Mia (të pesë mësimet)

  • Zotësitë e Studimit të Shkrimeve të Shenjta (të pesë mësimet)

  • Arritja e Suksesit në Shkollë (të katër mësimet)

  • Shëndeti Fizik dhe Emocional (të shtatë mësimet)

  • “Përgatitja për Konferencën e Përgjithshme” (jepeni mësim përpara konferencës së përgjithshme të prillit)

  • “Studimi i Mesazheve të Shërbëtorëve të Zotit” (jepeni mësim në fillim të kursit)

  • Tetë mesazhe nga udhëheqësit e Kishës duke përdorur materialin “Modeli: Mësime të Udhëheqësve të Kishës” (të shpërndara në mënyrë të barabartë përgjatë gjysmës së parë të kursit)

Mësime nga “Përgatitja për Jetën” që ai vendosi të përfshijë në gjysmën e dytë të kursit:

  • Ndërtimi i Mbështetjes te Vetja (të katër mësimet)

  • Për Forcën e Rinisë: Bërja e Zgjedhjeve (të gjashtë mësimet)

  • Përgatitja për Arsimin dhe Punësimin e Ardhshëm (të katër mësimet)

  • Përgatitja e Misionarëve (të pesë mësimet)

  • Përgatitja për në Tempull (të katër mësimet)

  • “Përgatitja për Konferencën e Përgjithshme” (jepeni mësim përpara konferencës së përgjithshme të tetorit)

Motra Mendoza dhe Vëllai Amasio planifikuan të gjitha mësimet nga “Përgatitja për Jetën” në udhëzuesin e tyre të ritmit. Disa nga mësimet nga “Përgatitja për Jetën” u vendosën në javë të veçanta për t’u përputhur me seksionet te Doktrina e Besëlidhje që studiohen në Eja, Më Ndiq për shkak të sugjerimeve të bëra në pjesët “Vështrim i Përgjithshëm” për kategoritë e ndryshme të mësimeve. Ata planifikuan të tjera në bazë të kohës kur mendonin se nxënësit do të përfitonin më shumë nga temat.

Pasi caktuan mësimet nga “Përgatitja për Jetën” në udhëzuesin e tyre të ritmit, ata kishin ende katër orë mësimore në gjysmën e parë të kursit dhe katër në gjysmën e dytë të kursit që nuk kishin një mësim të planifikuar. Ata përcaktuan se këto orë mësimore do të ishin mësime mbi bisedat nga udhëheqës të Kishës të dhënë në konferencën e përgjithshme më të fundit. Motra Mendoza do të përdorte materialin “Modeli: Mësimet e Udhëheqësve të Kishës” për t’i zhvilluar këto mësime.

Hapi 3: Bëni rregullime sipas nevojës

Motra Mendoza dhe Vëllai Amasio e rishikuan udhëzuesin e ritmit që krijuan së bashku, për të parë nëse do të ishte e nevojshme ndonjë rregullim. Ata kuptuan se e kishin anashkaluar një javë ku seminari nuk do të zhvillohej për shkak të një pushimi që nxënësit do të kishin në programin e tyre shkollor. Gjatë kësaj jave, nxënësit do të studionin gjithashtu një fragment të zotërimit doktrinor. Që të dy, si Vëllai Amasio ashtu edhe Motra Mendoza, menduan se ky mësim duhet të planifikohej ose javën përpara ose javën më pas. Ata vendosën ta kalojnë atë te java përpara. Për ta bërë këtë, atyre do t’u duhej të zëvendësonin një nga mësimet e tjera të planifikuara. Ata vendosën që ta caktonin atë në vend të një prej mësimeve te materiali “Mësime të Udhëheqësve të Kishës”. Ky ishte i vetmi rregullim që duhej të bënin në udhëzuesin e tyre të ritmit.

Si motra Mendoza ashtu edhe vëllai Amasio u ndien mirë për vendimet që morën. Motra Mendoza u ndje e sigurt se nxënësit e saj do të kishin një përvojë pozitive në seminar që do t’i afronte më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ajo ishte mirënjohëse që këto vendime u morën para se të fillonte mësimdhënien, në mënyrë që gjatë vitit shkollor të përqendrohej në përgatitjen e mësimit që do të jepte më pas. Ajo ndjeu sikur hoqi një barrë të madhe nga kurrizi nga fakti se nuk do të shqetësohej më se cilat mësime do të jepte gjatë javës përveçse të përgatitej për to.