Trajnimi për Programin Mësimor
Udhëzues për të Filluar Shpejt: Përgatitja për të Dhënë Mësim


“Udhëzues për të Filluar Shpejt: Përdorimi i Manualit të Mësuesit të Seminarit”, Trajnimi për Programin Mësimor të Seminarit (2025)

gra duke folur

Udhëzues për të Filluar Shpejt

Përgatitja për të Dhënë Mësim

Përpara se të Filloni të Jepni Mësim

  1. Studiojeni hyrjen e Manualit të Mësuesit të Seminarit. Njihuni me disa nga mjetet e përfshira në manual, të tilla si Objektivi i Seminareve dhe Instituteve të Fesë (SI).

  2. Merrni një udhëzues ritmi nga bashkërenduesi juaj i SeI-së ose administratori i programit për planifikimin tuaj vendor të seminarit.

  3. Përdoreni këtë udhëzues ritmi që të përcaktoni mësimin e ardhshëm që do të jepni mësim.

Vështrim i Përgjithshëm mbi Manualin e Mësuesit të Seminarit

Ky manual ndahet në dy pjesë kryesore:

  1. Mësimet e pjesës “Kursi për Shkrimet e Shenjta”, të cilat përputhen me materialin studimor të përjavshëm të manualit Eja, Më Ndiq.

  2. Mësimet e pjesës “Përgatitja për Jetën”, të cilat janë hartuar që t’i ndihmojnë nxënësit për situatat sfiduese me të cilat po përballen aktualisht ose së shpejti.

Çdo javë manuali Eja, Më Ndiq dhe kategoria “Përgatitja për Jetën” përmban një faqe vështrimi të përgjithshëm. Faqja e vështrimit të përgjithshëm përfshin:

  1. Qëllimet e mësimit.

  2. Ide për përgatitjen e nxënësve.

  3. Materiale nga mësimi që mund të kërkojnë njoftim paraprak për t’u përgatitur, të tilla si ide për mësimin me sende, fletushka të sugjeruara, figura dhe materiale filmike.

Rendi Bazë i Ditës për një Orë Mësimore në Seminar

Një orë mësimore tipike seminari mund të ndjekë një plan të ngjashëm me sa vijon:

  1. Mirëseardhja e nxënësve (2–3 minuta)

  2. Koha shpirtërore (8–10 minuta)

    1. Himni

    2. Lutja e hapjes

    3. Mendimi shpirtëror nga shkrimet e shenjta ose fjalët e profetëve bashkëkohorë që jepet nga një nxënës

  3. Mësimi

  4. Lutja e mbylljes

Trajnimi Shtesë

Ju do të keni mundësi në të ardhmen për trajnim shtesë. Për momentin, filloni t’i njihni nxënësit tuaj dhe njihuni me programin mësimor.