Instituti
Mësimi 6 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Shlyerja e Pafundme e Jezu Krishtit


“Mësimi 6 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Shlyerja e Pafundme e Jezu Krishtit”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit (2021)

“Mësimi 6 Materiali i Përgatitjes së Klasës”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit

Mësimi 6 Materiali i Përgatitjes së Klasës

Shlyerja e Pafundme e Jezu Krishtit

Krishti duke u Lutur në Kopshtin e Gjetsemanit, nga Hermann Clementz

Cilat janë ndjenjat dhe mendimet tuaja kur reflektoni mbi vuajtjen e Shpëtimtarit në Kopshtin e Gjetsemanit dhe në kryq? Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim: “Libri i Mormonit jep kuptueshmërinë më të plotë dhe më të besueshme për Shlyerjen e Jezu Krishtit që gjendet në ndonjë vend” (“Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?Liahona, nëntor 2017, f. 62). Ndërsa studioni rreth mësimeve që jep Libri i Mormonit mbi Jezu Krishtin dhe Shlyerjen e Tij, mendoni rreth asaj se si Ai ju ka shëlbuar nga pasojat e Rënies dhe bëri të mundur që ju të bëheni më shumë si Ai dhe Ati ynë në Qiell.

Pjesa 1

Përse kam nevojë që ta përqafoj Shlyerjen e Jezu Krishtit?

Rreth vitit 74 pr.K., profeti Alma kryesoi një mision te zoramitët, të cilët kishin një formë të korruptuar adhurimi dhe jepnin mësim se “nuk do të ketë Krisht” (Alma 31:16). Kur Alma dhe Amuleku i predikuan një grupi zoramitësh të varfër, të cilët ishin dëbuar nga vendet e tyre të adhurimit, ata u mësuan atyre se si ta adhuronin Perëndinë dhe dëshmuan me guxim se Krishti do të vinte dhe do të kryente një Shlyerje të pafundme.

Ne e dimë nga shkrimet e shenjta dhe zbulesa e ditëve bashkëkohore se “Shlyerja e [Jezu Krishtit] përfshiu vuajtjen e tij për mëkatet e njerëzimit …, derdhjen e gjakut të tij dhe vdekjen e tij e ringjalljen e mëpasshme nga varri” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Shlyej, Shlyerje”, scriptures. ChurchofJesusChrist.org).

ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni tek Alma 34:8–10, duke kërkuar atë që dha mësim Amuleku rreth nevojës sonë për Shlyerjen e Jezu Krishtit.

Kryqëzimi i Krishtit, nga Louise Parker

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim sa vijon rreth Shlyerjes së pafundme të Shpëtimtarit:

Presidenti Rasëll M. Nelson

“Shlyerja e [Jezu Krishtit] është e pafundme – pa mbarim. Ishte gjithashtu e pafundme në atë që i gjithë njerëzimi do të shpëtohej nga një vdekje pa mbarim. Ajo ishte e pafundme në kuptimin e vuajtjeve të Tij të pamasa. Ishte e pafundme në kohë, duke i dhënë fund modelit të mëparshëm të flijimit të një kafshe. Ishte e pafundme në shtrirje – duhej të bëhej njëherësh për të gjithë. Dhe mëshira e Shlyerjes shtrihet jo vetëm te një numër i pafundmë njerëzish, por gjithashtu te një numër i pafundmë botësh të krijuara prej Tij. Ishte e pafundme përtej çfarëdo shkalle njerëzore matjeje apo kuptimi njerëzor.

Jezusi ishte i vetmi që mund ta ofronte një shlyerje të tillë, të pafundme, ngaqë Ai u lind prej një nëne të vdekshme dhe një Ati të pavdekshëm. Për shkak të asaj të drejte trashëgimie të pashoqe, Jezusi ishte një Qenie e pafund.” (“The Atonement”, Ensign, nëntor 1996, f. 35)

Maria flet me Krishtin e ringjallur

Profeti Jakob dha gjithashtu një predikim të fuqishëm në lidhje me nevojën që kemi ne për Shlyerjen e pafundme të Zotit dhe se si Jezu Krishti na çliron ne nga pasojat e Rënies dhe rezultatet e mëkateve tona.

ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Studioni vargjet te 2 Nefi 9:6–10, 19–22, duke kërkuar se çfarë do të kishte ndodhur pa Shlyerjen e pafundme të Shpëtimtarit.

Ne mund të kemi mirëbesim të plotë se nëpërmjet Shlyerjes së pafundme të Shpëtimtarit, ne mund të pendohemi për mëkatet tona dhe të bëhemi të pastër. Presidenti Ted R. Kelister, ish-President i Përgjithshëm i Shkollës të së Dielës, bëri paralajmërimin vijues rreth vënies së kufizimeve në Shlyerjen e Zotit:

Presidenti Ted R. Kelister

“Me raste, kam takuar shenjtorë të mirë që kanë pasur vështirësi për ta falur veten, të cilët në mënyrë të pafajshme, por të gabuar, kanë vendosur kufizime në fuqitë shëlbuese të Shpëtimtarit. Padashur, ata e kanë kthyer një Shlyerje të pafundme në një Shlyerje të fundme, që në njëfarë mënyre nuk e prek mëkatin ose dobësinë e tyre të veçantë. Por ajo është një Shlyerje e pafundme sepse përfshin dhe përmban çdo mëkat e dobësi, si dhe çdo keqtrajtim apo dhembje të shkaktuar nga të tjerët.” (“Shlyerja e Jezu Krishtit”, Liahona, maj 2019, f. 85–86)

ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Në ç’mënyrë njohuria se Shlyerja e Shpëtimtarit është e pafundme, ndikon te mënyra se si ju i kuptoni dhe u përgjigjeni vetë vështirësive dhe shqetësimeve tuaja? A besoni vërtet se Shlyerja e pafundme e Jezu Krishtit mund t’ju ndihmojë dhe shpëtojë?

Pjesa 2

Si mund të më ndihmojë Shlyerja e Jezu Krishtit që ta mposht njeriun e natyrshëm?

Kur mbreti Beniamin ishte afër fundit të jetës, ai i dha popullit të tij një predikim të fuqishëm të përqendruar te Krishti. Gjatë këtij predikimi ai tregoi atë që i kishte mësuar një engjëll rreth shërbesës dhe Shlyerjes së Jezu Krishtit. Ai dha mësim se ne mund ta mposhtim pjesën e natyrshme apo mëkatare të vetes sonë vetëm nëpërmjet Shlyerjes së Zotit.

ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Mosia 3:19, duke kërkuar atë që mund të bëni për ta mposhtur njeriun e natyrshëm.

populli i mbretit Beniamin duke u lutur

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha këndvështrimet vijuese rreth burrit apo gruas së natyrshme:

Plaku Dejvid A. Bednar

“Në njëfarë shkalle, njeriu i natyrshëm, i përshkruar nga Mbreti Beniamin, është gjallë dhe mirë brenda çdonjërit prej nesh (shih Mosia 3:19). Burri apo gruaja e natyrshme është i/e papenduar, është prej mishi dhe epshor/e (shih Mosia 16:5; Alma 42:10; Moisiu 5:13), është tolerues/e dhe i/e ekzagjeruar, dhe është krenar/e dhe egoist/e. Sikurse na mësoi Presidenti Spenser W. Kimball: ‘“Njeriu i natyrshëm” është “njeriu tokësor” që i ka lejuar pasionet e pahijshme kafshërore t’i errësojnë prirjet e tij shpirtërore’ (“Ocean Currents and Family Influences”, Ensign, nëntor 1974, f. 112). …

Natyra e saktë e provës së vdekshmërisë, atëherë, mund të përmblidhet në pyetjen vijuese: A do t’u përgjigjem prirjeve të njeriut të natyrshëm, apo do t’iu hap rrugë mbresave të Shpirtit të Shenjtë dhe do ta zhvesh njeriun e natyrshëm e do të bëhem shenjtor përmes Shlyerjes së Krishtit, Zotit (shih Mosia 3:19)? Kjo është prova. Çdo oreks, dëshirë, prirje dhe shtysë e njeriut të natyrshëm mund të mposhtet nga Shlyerja e Jezu Krishtit dhe nëpërmjet saj. Jemi këtu në tokë për të zhvilluar cilësi të perëndishme dhe për t’i frenuar të gjitha pasionet e mishit.” (“Ne Besojmë në Qenien të Dëlirë”, Liahona, maj 2013, f. 42, 43)

ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

A jeni ndier ndonjëherë sikur nuk mund t’i kontrolloni ose t’i mposhtni orekset dhe shtysat e burrit apo gruas së natyrshme? Si mund t’ju sjellin shpresë mësimet te Mosia 3:19 që ju mund të bëni ndryshime të drejta dhe të bëheni më shumë si Shpëtimtari?