Instituti
Mësimi 18 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Të Bëhemi si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti


“Mësimi 18 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Të Bëhemi si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit (2021)

“Mësimi 18 Materiali i Përgatitjes së Klasës”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit

Mësimi 18 Materiali i Përgatitjes së Klasës

Të Bëhemi si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti

një e re duke parë nga qielli

Gjatë shërbesës së Tij te nefitët dhe lamanitët, Jezusi i pyeti dymbëdhjetë dishepujt e Tij: “Çfarë lloj njerëzish duhet të jeni?” (3 Nefi 27:27.) Nëse Zoti do t’jua bënte këtë pyetje, si do të përgjigjeshit? Si mund ta arrini potencialin tuaj të plotë? Ndërsa përgatiteni për orën mësimore, merrni parasysh se si mësimet e Shpëtimtarit mund t’ju ndihmojnë t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve. Zgjidhni diçka të posaçme që mund të bëni për t’u bërë më shumë si Ai.

Pjesa 1

A mund të bëhem vërtet i/e përsosur si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti?

Ne lexojmë te Dhiata e Re rreth Jezusit që jep Predikimin në Mal, çka përfshin mësimet që do t’i ndihmojnë përfundimisht dishepujt e Tij të bëhen të përsosur (shih Mateu 5–7). Pas Ringjalljes së Tij, Jezusi u shfaq në vendin Begati dhe dha një predikim të ngjashëm (shih 3 Nefi 12–14).

Pak para se të fillonte mesazhin e Tij ndaj njerëzve, Jezusi dëshmoi se ata që do t’ua “vini[n] veshin fjalëve” të dymbëdhjetë dishepujve të Tij të zgjedhur, do të bekoheshin (3 Nefi 12:1). Ai dha mësim Bekimet Biblike, shpalli se Ai e kishte përmbushur ligjin e Moisiut dhe dha ligjin më të lartë të ungjillit.

Vizita e Shpëtimtarit te Njerëzit në Amerikë, nga Glen S. Hopkinson
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 3 Nefi 12:19–20, 46–48, duke kërkuar atë që mund të bëhemi kur vijmë te Krishti dhe përpiqemi fort ta jetojmë ligjin e Tij më të lartë.

Disa njerëz mund të ndihen të pështjelluar ose të mbingarkuar nga urdhërimi i Shpëtimtarit për të qenë të përsosur. Mund të jetë e dobishme të dini se në shkrimet e shenjta, fjala i/e përsosur mund të nënkuptojë “i zhvilluar plotësisht, tërësisht dhe krejtësisht; tërësisht i drejtë” dhe se “pasuesit e vërtetë të Krishtit mund të bëhen të përsosur me anë të hirit dhe shlyerjes së Tij” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Përsosur (I)”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Moroni 10:32–33 dhe kërkoni mënyrën se si përsosuria kërkon si përpjekjen tonë ashtu edhe hirin e Zotit.

Barra u Hoq, nga Anne Marie Oborn

Një mënyrë se si përkufizohet hiri është: “Fjala hir, siç përdoret në shkrimet e shenjta, i referohet së pari fuqisë aftësuese dhe shërimit shpirtëror të ofruar nëpërmjet mëshirës dhe dashurisë së Jezu Krishtit. … Për ta marrë këtë fuqi aftësuese, ne duhet t’i bindemi ungjillit të Jezu Krishtit. … Zoti premtoi se nëse e përulim veten para Tij dhe kemi besim tek Ai, hiri i Tij do të na ndihmojë që t’i mposhtim të gjitha dobësitë tona vetjake (shih Ethëri 12:27)” (“Grace” [“Hir”], Gospel Topics [Tema të Ungjillit], topics.ChurchofJesusChrist.org, [Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, Hir]).

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Plaku Xhefri R. Holland

“Shpresa jonë e vetme për përsosje të vërtetë është në pranimin e saj si një dhuratë nga qielli – ne nuk mund ta ‘fitojmë’ atë. Prandaj, hiri i Krishtit na ofron jo vetëm shpëtim nga hidhërimi, mëkati dhe vdekja, por gjithashtu shpëtim nga kritika e vazhdueshme ndaj vetes. …

… Nëse këmbëngulim, atëherë diku në përjetësi përsosja jonë do të jetë e përfunduar dhe e plotë. …

… Unë dëshmoj se në këtë orë dhe në çdo orë Ai, me duart e tij të shenjuara nga gozhdët, është duke na dhënë të njëjtin hir, duke mos na braktisur dhe duke na dhënë zemër, duke mos pranuar të na lejojë të shkëputemi derisa të kthehemi të sigurt në shtëpi, në përqafimin e Prindërve Qiellorë.” (“Jini, pra, të Përkryer – Përfundimisht”, Liahona, nëntor 2017, f. 41, 42)

ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Çfarë do të thotë për ju të dini se Jezu Krishti po jua ofron hirin e Tij dhe ka përgatitur një mënyrë që ju të bëheni si Ai dhe Ati i Tij?

Pjesa 2

Çfarë mund të bëj që të bëhem më shumë si Jezu Krishti?

Ndërsa Jezusi vijoi t’u jepte mësim nefitëve, Ai dha parime të thella në lidhje me mënyrën se si të jetojmë sipas ligjit më të lartë të ungjillit të Tij. Presidenti Harold B. Li tha:

Presidenti Harold B. Li

“Krishti nuk erdhi në botë vetëm për të bërë një shlyerje për mëkatet e njerëzimit, por edhe për t’i dhënë botës një shembull të standardit të përsosurisë së ligjeve të Perëndisë dhe të bindjes ndaj Atit. Në Predikimin e Tij në Mal, Mësuesi na ka dhënë njëfarë zbulese të vetë karakterit të Tij, që ishte i përsosur, … dhe duke e bërë këtë gjë, na ka dhënë një model për vetë jetën tonë.” (Decisions for Successful Living [1973], f. 55–56)

Jezu Krishti, nga Harry Anderson
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Përpjekja e madhe për të jetuar sipas këtyre mësimeve do ta ndihmojë secilin prej nesh që përfundimisht të bëhet i përsosur si Shpëtimtari. Shkurtimisht shqyrtojeni listën vijuese të temave të trajtuara te 3 Nefi 12–14 dhe përcaktoni një ose dy aspekte tek të cilat do t’ju pëlqente të përqendroheshit.

Pasi të përzgjidhni temën ose temat tuaja, studiojini dhe përsiatini me kujdes fragmentet e shkrimeve të shenjta që i shoqërojnë. Që ta thelloni kuptueshmërinë tuaj për temën, merrni parasysh të kërkoni te referencat kryq për vargjet që po studioni.

ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Përcaktoni një ose më shumë parime të dhëna mësim në fragmentin ose fragmentet që lexoni, të cilat mund t’ju ndihmojnë të bëheni më shumë si Shpëtimtari. Shënojini mbresat tuaja teksa merrni parasysh pyetjet që vijojnë:

  • Si mund të më ndihmojë të jetuarit e parimit në këtë fragment të shkrimit të shenjtë për t’u bërë më shumë si Jezu Krishti?

  • Si e tregoi me shembull Jezu Krishti këtë parim?

  • Si e ka bekuar jetën time ose jetën e të tjerëve ky parim?

  • Çfarë mund të bëj që ta vë në zbatim më mirë këtë parim në jetën time?