Instituti
Mësimi 11 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Të Vazhdojmë Përpara në Shtegun e Besëlidhjeve


“Mësimi 11 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Të Vazhdojmë Përpara në Shtegun e Besëlidhjeve”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit (2021)

“Mësimi 11 Materiali i Përgatitjes së Klasës”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit

Mësimi 11 Materiali i Përgatitjes së Klasës

Të Vazhdojmë Përpara në Shtegun e Besëlidhjeve

i ri duke ecur

Presidenti Rasëll M. Nelson ka dhënë mësim: “Secilit anëtar të Kishës unë i them, vazhdoni në shtegun e besëlidhjeve. Zotimi juaj për ta ndjekur Shpëtimtarin nëpërmjet bërjes së besëlidhjeve me Të dhe më pas nëpërmjet mbajtjes së atyre besëlidhjeve, do ta hapë derën drejt çdo bekimi dhe privilegji shpirtëror në dispozicion të burrave, grave dhe fëmijëve kudo” (“Teksa Ecim Përpara së Bashku”, Liahona, prill 2018, f. 6–7). Ndërsa ju e vazhdoni studimin tuaj për doktrinën e Krishtit, merrni parasysh se si bërja dhe mbajtja e besëlidhjes suaj të pagëzimit, marrja e dhuratës së Frymës së Shenjtë dhe durimi deri në fund, ju ndihmon që të bëheni më shumë si Ati juaj në Qiell.

Pjesa 1

Si mund të më bekojë besëlidhja e pagëzimit mua dhe të gjithë ata me të cilët shoqërohem?

Zoti e dërgoi profetin Abinadi te mbreti Noe dhe populli i tij për t’i paralajmëruar se nëse ata nuk do të pendoheshin, ata do të çoheshin në robëri. Mbreti Noe nuk e pranoi mesazhin e Abinadit dhe bëri që ai të vritej. Alma, një nga priftërinjtë e Noeut, i mbajti shënim dhe më pas në fshehtësi i mësoi popullit fjalët e Abinadit. Ndërsa grupi i besimtarëve të Almës u rrit, ata u mblodhën në Ujërat e Mormonit dhe hynë në besëlidhjen e pagëzimit.

Alma pagëzon në Ujërat e Mormonit
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Mosia 18:8–10, duke kërkuar atë që ne premtojmë se do të bëjmë dhe do të bëhemi kur pagëzohemi. Vini re gjithashtu se çfarë jep mësim Alma se do të bëjë Zoti si pjesë e kësaj besëlidhjeje.

Duke komentuar për premtimin tonë që të vajtojmë me të tjerët dhe t’i ngushëllojmë ata, Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Plaku Dejll G. Renland

“Në Kishë, që t’u shërbejmë të tjerëve me efektshmëri, ne duhet t’i shohim ata nëpërmjet syve të një prindi, nëpërmjet syve të Atit Qiellor. Vetëm atëherë ne mund të fillojmë ta kuptojmë vlerën e vërtetë të një shpirti. Vetëm atëherë ne mund ta ndiejmë dashurinë që Ati Qiellor ka për të gjithë fëmijët e Tij. Vetëm atëherë ne mund ta ndiejmë shqetësimin përkujdesës të Shpëtimtarit për ta. Ne nuk mund ta përmbushim tërësisht detyrimin tonë besëlidhës që të vajtojmë me ata që vajtojnë dhe të ngushëllojmë ata që kanë nevojë për ngushëllim, në qoftë se nuk i shohim ata nëpërmjet syve të Perëndisë. [Shih Mosia 18:8–10.] Ky këndvështrim i zgjeruar do të na i hapë zemrat tona kundrejt zhgënjimeve, frikës dhe hidhërimeve të të tjerëve.” (“Nëpërmjet Syve të Perëndisë”, Liahona, nëntor 2015, f. 94)

ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Mendoni për shembuj që i keni parë të njerëzve të cilët e nderojnë besëlidhjen e tyre të pagëzimit. Çfarë shembujsh mund t’ju vijnë ndërmend nga jeta e Shpëtimtarit, ku Ai tregoi mënyrën se si ta nderosh besëlidhjen e pagëzimit? Përgatituni t’i tregoni shembujt tuaj në klasë.

Pjesa 2

Si mund ta shndërrojë jetën time dhurata e Frymës së Shenjtë?

Në shkrimet e tij mbi doktrinën e Krishtit, Nefi dha mësim se atyre që e ndjekin shembullin e Jezu Krishtit dhe pagëzohen, do t’u jepet Fryma e Shenjtë nga Ati Qiellor (shih 2 Nefi 31:12).

ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 2 Nefi 31:13, 17, duke kërkuar mënyrën se si dhurata e Frymës së Shenjtë mund ta shenjtërojë jetën tuaj.

një i ri konfirmohet

Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha këtë në lidhje me të folurin me gjuhën e engjëjve:

Presidenti Bojd K. Paker

“Nefi shpjegoi se engjëjt flasin me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë dhe ju mund të flisni me gjuhën e engjëjve, që thjesht do të thotë se ju mund të flisni me fuqinë e Frymës së Shenjtë. Do të jetë qetësi. … Por fuqia do të jetë aty.” (“The Gift of the Holy Ghost: What Every Member Should Know”, Ensign, gusht 2006, f. 49–50)

Dhe Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi pagëzimin me zjarr.

Zhvilloni njërën ose të dyja veprimtaritë vijuese:

  1. Shikoni materialin filmik “Baptism by Fire” [“Pagëzimi me Zjarr”] (01:41).

  2. Lexoni thënien vijuese:

    Plaku Dejvid A. Bednar

    “Fryma e Shenjtë është një shenjtërues, i cili pastron dhe djeg papastërtinë dhe ligësinë nga shpirtrat njerëzorë si nëpërmjet zjarrit. [Shih 3 Nefi 27:19–21.] …

    Si anëtarë të Kishës së rivendosur të Zotit, ne bekohemi si nëpërmjet pastrimit tonë fillestar nga mëkati, që lidhet me pagëzimin dhe me mundësinë për një pastrim të vazhdueshëm nga mëkati, të mundësuar nëpërmjet shoqërimit dhe fuqisë së Frymës së Shenjtë. …

    … Ndërsa përgatitemi në mënyrë të ndërgjegjshme dhe marrim pjesë në [sakrament] me një zemër të thyer e shpirt të penduar, atëherë premtimi është që ne mund të kemi gjithmonë Shpirtin e Zotit me ne. Dhe nëpërmjet fuqisë shenjtëruese të Frymës së Shenjtë si shoqëruesin tonë të vazhdueshëm ne gjithmonë mund ta mbajmë një heqje të mëkateve tona.” (“Gjithmonë Mbani një Heqje të Mëkateve Tuaja”, Liahona, maj 2016, f. 59, 61–62)

ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Si do t’ia shpjegonit dikujt që po përgatitet për pagëzim, pagëzimin me zjarr dhe të folurit me gjuhën e engjëjve? Në çfarë mënyrash i keni përjetuar bekimet nga Fryma e Shenjtë?

Pjesa 3

Si mund të gjej shpresë dhe gëzim më të madh ndërsa përpiqem fort që të duroj deri në fund?

Krahas besimit, pendimit, pagëzimit dhe marrjes së dhuratës së Frymës së Shenjtë, Nefi dha mësim se durimi deri në fund është një parim thelbësor në doktrinën e Krishtit.

ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 2 Nefi 31:15–16, 19–21, duke kërkuar se çfarë do të thotë të durosh deri në fund.

Shikojeni ose lexojeni mesazhin vijues nga Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe merrni parasysh se si ju mund të duroni deri në fund me gëzim më të madh.

Lexojeni mesazhin vijues nga Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe merrni parasysh se si ju mund të duroni deri në fund me gëzim më të madh.

Plaku Diter F. Uhtdorf

“Durimi deri në fund, apo qëndrimi besnik ndaj ligjeve dhe ordinancave të ungjillit të Jezu Krishtit gjatë gjithë jetës sonë, është kërkesë themelore për shpëtimin në mbretërinë e Perëndisë. Ky besim i dallon shenjtorët e ditëve të mëvonshme nga shumë besime të tjera të krishtera të cilat mësojnë se shpëtimi u jepet të gjithë atyre që thjesht besojnë dhe pranojnë se Jezusi është Krishti. Zoti shpalli me qartësi: ‘Nëse i zbaton urdhërimet e mia e duron deri në fund, ti do të kesh jetë të përjetshme, dhuratë e cila është më e madhja nga të gjitha dhuratat e Perëndisë’ (DeB 14:7).

Si pasojë, durimi deri në fund nuk është thjesht një çështje që t’i durosh në mënyrë pasive rrethanat e vështira të jetës apo ‘të mbetesh në një luftë thjesht për mbijetesë’. Besimi ynë është besim aktiv, që i ndihmon fëmijët e Perëndisë nëpër shtegun e ngushtë e të ngushtuar të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë gjatë kësaj jete dhe të kthehen tek Ai një ditë.

I parë nga ky këndvështrim, durimi deri në fund është ekzaltues dhe i lavdishëm, jo [mbytës e] i zymtë. Kjo është një fe e gëzimit, një fe e shpresës, e forcës dhe e çlirimit.” (“A Nuk Kemi Shkak të Gëzohemi?Liahona, nëntor 2007, f. 20)

ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Përcaktoni një shembull nga jeta e Shpëtimtarit, nga një person në Librin e Mormonit ose nga dikush që njihni, mbi atë që do të thotë të durosh deri në fund. Mbani shënim se si ky shembull ka ndikuar në kuptueshmërinë tuaj mbi atë se ç’do të thotë të durosh deri në fund.