Për Forcën e Rinisë
Zbulimi i Përvojave të Reja
Janar 2024


“Zbulimi i Përvojave të Reja”, Për Forcën e Rinisë, janar 2024.

Eja, Më Ndiq

1 Nefi 3–4; 17–18

Zbulimi i Përvojave të Reja

Këtu është një mësim argëtues me sende që mund t’ia mësosh familjes ose klasës sate gjatë studimit të programit Eja, Më Ndiq këtë muaj.

Zbulimi i Përvojave të Reja

Download PDF

Kur provon diçka të re, mund të ndihesh si Nefi që kërkoi fletët prej tunxhi, “duke mos ditur më parë gjërat që … duhet të bë[sh]” (1 Nefi 4:6). Por mos harro, nuk je kurrë vetëm, sidomos kur je duke bërë diçka që e ka urdhëruar Perëndia.

1. Duke Mos Ditur më Parë

Jepi çdo personi një fletë letre. Por mos i thuaj për çfarë duhet. Në vend të kësaj, fol rreth asaj se si shpesh marrim zbulesë nga Perëndia hap pas hapi, si Nefi që mori fletët prej tunxhi (shih te 1 Nefi 3–4) ose ndërtoi një anije (shih te 1 Nefi 17–18).

2. Rresht pas Rreshti

Tani vjen pjesa argëtuese. Lexoji këto udhëzime me zë të lartë një e nga një për ta ndihmuar grupin tënd t’i palosë letrat për të bërë kryeveprën e vet të fshehtë. (Është e vështirë pa figura! Nëse iu duhet më tepër ndihmë, lëri t’i hedhin një sy të shpejtë hap pas hapi.)

3. Zbulesa: Udhëhequr nga Shpirti

Familja ose klasa jote tani duhet të ketë një flotë të re anijesh të formuara prej letre! Gjej pak minuta për të biseduar rreth rasteve kur ke pasur nevojë për drejtimin e Perëndisë “rresht pas rreshti”. Ju madje mund të shkruani ose vizatoni diçka në anijet tuaja për t’i kujtuar ato raste.

Tani kur jeta ju sjell gjëra të reja, mos harroni të kërkoni zbulesë nga Perëndia. Mbani mend se Ai gjithmonë do të përgatitë një udhë që ju të bëni atë që Ai ka kërkuar (shihni te 1 Nefi 3:7).

Udhëzimet

  1. Mbajeni fletën e letrës me anën më të shkurtër lart. Paloseni në gjysmë, nga lart poshtë.

  2. Paloseni përsëri në gjysmë nga e majta në të djathtë, pastaj shpaloseni palosjen që krijuat.

  3. Me vendin e palosjes sipër, merrini dy cepat e sipërm dhe palosini për poshtë te vija në mes. Duhet të ketë pamjen e një trekëndëshi me një drejtkëndësh në pjesën e poshtme.

  4. Merreni njërin drejtkëndësh të letrës poshtë trekëndëshit tuaj dhe paloseni atë për lart. Kthejeni nga krahu tjetër dhe përsëriteni procesin me drejtkëndëshin tjetër.

  5. Hapeni pjesën e poshtme që të duket si një kapele.

  6. Vazhdoni ta tërhiqni derisa të dyja skajet të puthiten dhe të formohet një romb.

  7. Me pjesën poshtë të hapur, paloseni shtresën e parë deri në majën e rombit. Kthejeni nga krahu tjetër dhe përsëriteni procesin me anën tjetër. Do të duket si një trekëndësh.

  8. Tërhiqeni për ta hapur pjesën e poshtme dhe puthiteni siç bëtë te hapat 5 dhe 6 për formën e rombit.

  9. Pjesa e sipërme e rombit tuaj duhet të ketë dy fletë trekëndore në të majtë dhe në të djathtë. Tërhiqini cepat e sipërm për nga jashtë dhe puthitini në mënyrë që të keni një trapez me kokë poshtë. Më pas hapiani pak hapësirën në mes që të qëndrojë vetë.