Për Forcën e Rinisë
Kush tjetër i pa fletët e arta përveç Jozef Smithit?
Janar 2024


“Kush tjetër i pa fletët e arta përveç Jozef Smithit?”, Për Forcën e Rinisë, janar 2024.

Drejt e në Temë

Kush tjetër i pa fletët e arta përveç Jozef Smithit?

Meri Uitmeri i pa fletët e arta

Ilustrimi nga Steve Nethercott

Përveç Jozef Smithit, këta 12 njerëz i panë fletët e arta:

Tre Dëshmitarët: Oliver Kaudri, Dejvid Uitmeri dhe Martin Harrisi. Engjëll Moroni ua tregoi fletët, dëshmoi për to dhe i urdhëroi të tre burrat të dëshmonin për to.1

Tetë Dëshmitarët: Kristian Uitmeri, Xhejkob Uitmeri, Piter Uitmeri i Riu, Xhon Uitmeri, Hajrëm Peixhi, Jozef Smith Plaku, Hajrëm Smithi dhe Samuel H. Smithi. Jozef Smithi ua tregoi atyre fletët dhe i lejoi t’i mbanin në duar.2

Meri Uitmeri: Engjëll Moroni ia tregoi asaj fletët dhe e ngushëlloi për shkak të barrëve që duhej të mbante për t’u kujdesur për tetë fëmijë dhe tre mysafirë, ndërsa Libri i Mormonit po përkthehej në shtëpinë e saj.3

Xhosia Stouelli pa një cep të fletëve. Dhe të paktën katër të tjerë i nxorën fletët e arta nga ena ose mbështjellësja ku ishin: Lusi Mek Smithi, Ema Smithi, Uilliam Smithi dhe Kethrin Smithi.4

Asnjë nga këta 17 njerëz nuk e mohoi kurrë atë që pa dhe përjetoi.